Familja Kida i dhuron eksponate Muzeut Etnologjik të Kosovës, janë të shekullit XIX

Ajet Kida me prejardhje nga Gjakova, me banim në Holandë, ka dhuruar vullnetarisht 11 eksponate të (shek.XIX) familjes së tij Muzeut Etnologjik, kanë bërë të ditur nga ky institucion, shkruan KultPlus.

“Eksponatet i kanë takuar familjes Kida nga Cërmjani i Dushkajës së Gjakovës dhe kanë qenë pjesë e enëve dhe orendive të kullës së vjetër mbi 250 vjeçare.

Fondi i muzeut, po vazhdon të pasurohet me eksponate që kanë histori, vlera artistike dhe shpirtërore, dhe që janë të rëndësishme për etnokulturën tonë”, është thënë në njoftimin e Muzeut Etnologjik./ KultPlus.com

Muzeu Etnologjik i Prishtinës

Shkruan: Donika Hoti

Qyteti i Vjetër i Prishtinës shtrihet në mes të dy lumenjve Vellushës dhe Prishtevkës (Prishtinës), që rrjedhin nga kodrinat xehetare në anën perëndimore të Malësisë së Gallapit. Gjurmët e banimit në Prishtinë dhe rrethinë i gjejmë që në kohën  e parahistorisë, në lokalitetet e periudhës së bronzit deri në etnokulturën dardane që fillojnë nga shekulli VI deri IV p.e.s sonë e vërteton këtë.

Sipas Feliks Petançiqit, diplomatit dubrovinkas dhe i deleguari në oborrin e mbretit hungarez Vladisllavit II, i cili në shekullin XVI-të thotë se: “Prishtina është një vend i begatshëm”. Prishtina në këtë kohë ishte e njohur si qendër tregtare, e sidomos me metale fisnike. Në Panagjyrin tradicional të Prishtinë mund të gjendeshin mallra nga i tërë Ballkani dhe Italia, ndërsa në afërsi të qytetit përmendën edhe lojërat kalorëse mesjetare. Ndërsa, sipas autorit sërb A. Bogosavleviq në veprën e tij “O Arnautima”, shkruan se “Prishtina në gjysmën e dytë të shekullit XIX kishte 17.000 banorë me 13 xhami”.

Çarshia e Prishtinës njihet si pjesa kryesore e tregtisë së Prishtinës së Vjetër, që nga shekulli i XV-të. Ajo pati një rol të rëndësishëm në zhvillimin fizik, ekonomik dhe social për qytetin e Prishtinës. Tregu i vjetër (Pazari i Vjetër) u shkatërrua gjatë viteve 1950 dhe 1960, pas sloganit të modernizmit “Shkatërrojë të vjetrën, ndërto të rejën”.

Çarshia e Vjetër e Prishtinës ishte një kompleks unik tregtar që zhvillonte tregtinë me qytetet e tjera të Kosovës dhe gjetkë në Ballkan, ndërkohë zona ishte nën udhëheqjen e Perandorisë Osmane. Ato u ndërtuan gjatë shekujve XI-të, XVI-të dhe XVII-të, duke arritur formën e tyre përfundimtare të shekullit XIX-të. Këto komplekse tradicionale u zhvillua në dy lloje: Pazari i Mbuluar i njohur si “Bezistani” dhe Pazari i Hapur. I pari ishte kompleks i mbyllur me dyqane, ndërsa, i dyti u karakterizua me nga rreshtat e njëpasnjëshme të zanateve, ku tregtarët ekspozuan produktet e tyre çdo të marte.  

Dy zjarre të mëdha e dëmtuan shumë Prishtinën në shekullin XIX. Atë e shkatërruan dhe ndërruan shumëçka nga karakteri i mëparshëm dy luftëtarët Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore. Një karakteristikë të veçantë mund të theksohet se Prishtina, mese një shekull, pas gjysmën e shekullit XVII-të ishte nën sundimin e familjes feudale shqiptare Gjini. Pas vrasjes së Maliq Pashë Gjinollit, që nga viti 1809, kjo familje kishte organizuar një ekspozitë familjare, një lloj muzeu unik që ka funksionuar deri në vitin 1912. Muzeu i familjes feudale të Prishtinës me origjinë shqiptare bëhet institucioni kulturorë shumë i rëndësishëm dhe i ngjashëm me ato të oborrëve mbretërore feudale të shteteve të Evropës, i cili është shkatërruar në kohën e luftërave ballkanike në vitin 1912.

Në koleksionin muzeor të familjes Gjinolli ka pas një numër të konsiderueshëm të eksponateve me rëndësi historike dhe etnografike në mesin e tyre ka qenë edhe gijotina e Jashar Pashës.

Në bërthamën e vjetër të qytetit të Prishtinës, e cila njihet për të gjithë prishtinasit si “Çarshia e Vjetër”, në verilindjen e qendrës së qytetit, në afërsinë të Hamamit të Madh dhe Xhamisë së Sulltani Mehmet Fatihut gjendet “Muzeu Etnologjik” i Prishtinës, i njohur për të gjithë vendasit si shtëpija “Emin Gjikut”, i cili funksionon në kuadër të Muzeut Historik të Republikës së Kosovës.

Ky kompleks është pjesë e trashëgimisë kulturore të kryeqytetit e ndërtuar në fillim të shekullit XIX-të, ku ishte prona private e familjes feudale Gjinolli të Prishtinës.

Kryefamiljari i kësaj shtëpije i cili njihej për të gjithë prishtinasit me noflkën “burrë i vogël” dhe në gjuhën turke si “Eminçik”, që më vonë shëndërrohet në kompleks nga këtu e morri emrin ky kompleks.

Familja Gjinolli në këtë shtëpi jetuan deri në vitin 1956, kur nga politika dhe dhuna e Aleksandër Rankoviçit, si çdo familje shqiptare u detyruan t’i shesin për arsye të mos shpronësimit të pronave të tyre nga organet kompetente të kohës (niveli komunal). Ky kompleks gjatë periudhave (afro dy shekujve) ka pësua ndryshime të shumta si pasojë e ndërtimit të funksionit. Në tërësi, kompleksi i “Emin Gjikut” mbetët nga të pakta ato shtëpi qytetare të fillimit të shekullit XIX, që janë ruajtur në kryeqytetin e Kosovës.

Pas marrjes së vendimit nga niveli komunal i Prishtinës në pronë komunale në vitin 1957, ky kompleks fillimisht është përdorur si “Muze i Natyrës”, ku brenda dhe jashtë mund të shikohen kafshë të ngrira, ku vazhdoi të funksionoj deri në vitin 2000. Pas vitit 2000 deri 2006 kompleksi i “Emin Gjikut” iu nënshtrua restaurimit të tërësishëm. Me 27 korrik të vitit 2006 bëhet inaugrimi i këtij muzeut, ndërsa, instalimi dhe prezantimi i ekspozitave muzeale u bë respektivisht i hapur për publikun me 1 shtator të vitit 2006.

Vlejnë të theksohet se gjatë fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kjo familje në vitet e 40-ta ka qenë njëra ndër familjet më të pasura në qytetin e Prishtinës dhe ka pasur pronësi dhe prona të tjera. Më pas familja Gjinolli e humbi primatin e familjes më të fuqishëm, ndërsa, në vitin 1957, familja vendosë ta shesë kompleksin dhe të shpërngulët në Turqi, që nga ajo kohë kompleksi është pronë në kuadër të Muzeut të Republikës së Kosovës.

Thuhet se kontratën e ka nënshkruar lideri Fadil Hoxha për arsye se ky kompleks u vlerësua si pronë me interes shtetëtorë, ku u promovua ekspozita e familjes Gjina dhe ishte një muze unik i cili e karakterizonte një shtëpi feudale të shekullit XVIII-të dhe të mos humbët vlera e trashëgimisë kulturore të qytetit të Prishtinës. Pasi që në këtë kompleks ishin eksponatet e panaihirit të qytetit të Prishtinës të vitit 1812, që filloi të mbahet dy panaihire brenda vitit, si panairi i pranverës dhe vjeshtës, ku merrnin pjesë shumë tregtare nga lindja dhe perëndimi, ku promovohej diplomacia ekonomike e kohës. 

Çka e karakterizojnë kompleksin e “Emin Gjikut”?

Në hyrjen e kompleksit janë dy objekte: Objekti në anën e djathtë është dykatëshe. Dikur në katin e parë ka qenë e vendosur shtalla, ndërsa sipër ishte bujtina.

Ky objekti i takon shekullit XVIII-të, përballë tij gjendet objekti prej guri, që ka dyshime për funksionin e tij në të kaluarën. Objekti është bartur në vitin 1950, prej qendrës së qytetit  të Prishtinës më konkretisht nga vendi ku aktualisht gjendet objekti i Kuvendi të Republikës së Kosovës. 

Kompleksi i “Emin Gjikut” në ndërtimin e tij të parë ishte më i madh me sipërfaqe se sa tani, diku për 1/3 që është tani. Aktualisht ka vetëm dy dhoma, atë të grave dhe fëmijëve si dhe odën qytetare.

Në katin e poshtëm të objektit është dhoma e zjarrit, vendi ku përgatitej dhe shërbëhej ushqimi për anëtarët e familjes dhe bodrumi – pjesa më freskët e objektit, ku është ruajtuar ushqimi dhe i cili ka shërbyer si frigorofer në të kaluarën. Me shtimin e anëtarëve të familjes është shtuar nevoja e ndërtimit të një objekti tjetër.

Ky objekt është ndërtuar në shekullit XIX-të dhe këtu kanë jetuar deri në momentin shpërnguljes. Që nga momentit i hapjes së këtij objekti si muze është improvizuar ekspozita e përhershme në të cilët paraqitet mënyra e jetesës së shqiptarëve gjatë shekujve XVI-XX-të. Të gjitha dhomat në këtë objekt janë të improvizuara për të paraqitur katër temat kryesore apo ciklin e jetës, si: lindjen, jetën, vdekjen dhe trashëgiminë.

Në objektin e shekullit XVIII-të është dhoma e zjarrit  dhe vendit ku përgaditej ushqimi me objektet përcjellëse si magjja ku mbahet mielli dhe përgaditej buka, oxhaku, sofra me stola (shkëmbinj), pjesën e larjen e enëve dhe bodrumin.

Gjithashtu mund të shihen pjesa e ngrohjës qendrore, dhomat e grave, fëmijëve dhe odën qytetare me hamanxhik.

Në dhomat e objektit të shekullit XIX-të janë ekspozuara veshjet e xhubletës, dhoma e lindjes, si dhe dhoma e çiftit bashkëshortor me elementet përcjellëse si shtrati, arka e pajës (çejzit) dhe djepi.

Në dhomën e artit popullor paraqitet mjeshtëria artizanale kombëtare e zbatuar në objektin materialit të dheut, drurit dhe metalit. Ato janë kryesisht eksponate që përdoreshin në ekonominë shtëpiake, të punuara nga mjeshtërit shqiptarë me teknikë dhe elemente të veçanta dhe motive vendore.

Në korridor mund të shihet këndi i ngrënies së ushqimit nga fëmijët, enët e drurit që shërbenin rreth produkteve të qumështit dhe një improvizimin të odës së fshatit.

Në katin e dytë janë të ekzpozuara veshjet martësore nga trevat e ndryshme të Kosovës që pasqyrojnë një nga vlerat etnkulturore të vendit tonë.

Në një cep tjetër janë të vendosura armët e prodhuara në Prizren në vitin 1878. Dikur ky qytet numëronte më shumë se 200 punëtori të prodhimit të armëve dhe njihej si Perandori dhe si qytet eksportues i tyre.  

Gjithashtu, aty janë ekspozura dekorimi nga argjendi me teknikën e filgranit që i takojnë shek XVIII-të dhe XIX-të dhe që janë trevat e Prizrenit, Prishtinës, Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës.

Në muzë janë të ekspozuara mjetet dhe artikujt që lidhen me stillin e jetës nga periudha e sundimit të Perandorisë Osmane.

Një veçori në muzeun Etnologjik të Prishtinës është ruajtur tradita e popullit tonë përmes produkteve të prodhuara nga druri të cilat janë kryesisht të përshkruara nga kompleksiteti i veglave të punës mobiljeve, dekoratave, pajisjeve shtëpiake për përdorim të përditshëm. Thuhet se nga kohët e hershme për produktet të drurit janë dy lloje të zejtarëve që duhet dallohet nga tradicionalja dhe mjeshtri profesionalistë. Të dyja këto kategori zejtarësh përdoreshin për të prodhuar në formën dhe mënyrën e tyre, mirëpo mund të themi se zejtarësh përdoreshin për të prodhuar produktet vetanake kryesisht për përdorim shtëpiak, ndërsa zejtari profesional zakonisht do t’i vendoste produktet të tij në treg dhe kjo nënkupton se ajo kishte konceptin universal, më të avancuar dhe që përfshin një pamje artistike dhe produkteve të tij.

Një rëndësi e veçantë patën instrumente muzikore të cilat ishin produktet të rastësishëm, mirëpo ato morrën funksionin e tyre praktik. Meloditë e instrumenteve popullore që janë të trashëguara me breza me rradhë. Dëfrimi nga instrumentet e artit popullor ka qenë një shkollë e edukimit fisnik dhe patriotik të popullit. Ishte njëkohësisht një ruajtëse dhe zhvilluese e trashëgimisë kulturore të popullit me shekuj ka qenë një arkiv i kujtesës popullore të historisë së pas brezave. Mëqenëse nuk ishte njeri aq i arsimuar kishte poetë, prozë, shkrimtarë, artistë humoresh, oratori dhe aktorë të saj të ndritshëm dhe një pjesë prej tyre mbetët anonim. Ajo kishte kompozitorë bujarë dhe kërcimtarë. Arti folklorik i fjalës, tingujve, të ritmëve dhe vallëzimit dhe instrumenteve muzikore ka qenë një forcë e fuqishme e kohezionit midis disa dukurive të tjera  esenciale, të cilat e mbajtjen të bashkuar këtë bashkësi, duke e ruajtur atë të mos shpërbëhet dhe të zhytur ndonjë kulturë tjetër. Duhet veçuar se instrumentet muzikore si lutja (Lahuta) bëjnë një gjatë dhe kjo padyshim konsiderohet si një nga instrumentet më të vjetra të Gadishullit Ballkanik, por sa i përket popullit shqiptar dhe është prodhuar dhe promovuar nga populli. Sipas burime arkiologjike është gjetur edhe një instrument muzikor i njohur si “Okarina”, e cila daton nga epoka neolitetit të hershëm që është gjetur në Runik të komunës së Skënderajit.

Vlejnë të theksohet se kompleksi i banimit “Emin Gjiku” është njëri ndër monumentet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore të qytetit të Prishtinës. Ky kompleks i shekullit të XVIII-të hyjnë në monumentet kulturorë të kategorisë “Artikekturor”, i miratuar me numër 953/1955. / KultPlus.com

Donika Hoti

Fillon restaurimi i shtëpisë së familjes në kompleksin e banimit Emingjiku

Ndërtesa kryesore në kompleksin e banimit Emingjiku, ka filluar të restaurohet gjatë vitit 2017. Pas një ndërprerjeje gati 4 vjeçare, kanë filluar ndërhyrjet restauruese në këtë ndërtesë, bëhet e ditur nga MKRS.

Gjatë muajit Maj të këtij viti, pas vlerësimit të bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë kulturore rreth gjendjes dhe integritetit të vlerave të trashëgimisë kulturore të kësaj ndërtese, Plani i ndërhyrjeve restauruese është plotësuar me masat e sigurisë teknike.

Ky plan i kompletuar do të fillojë të zbatohet nën mbikëqyrjen e rregullt të institucioneve të trashëgimisë kulturore.Sigurimi i mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore, dhe monitorimi sistematik paraqet njërin nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, prandaj jemi të përkushtuar në përmirësimin e gjendjes së kësaj trashëgimie.Punimet do të kryhen nga kompania “Pleqja”, nën mbikëqyrjen e stafit profesional nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve./ KultPlus.com

Selvije Sylejmani i dhuron Muzeut Etnologjik ‘Janin’ 60 vjeçar, historia e të cilit fillon në Kumanovë

Muzeut Etnologjik në Prishtinë ka pasuruar koleksionin e tekstilit dhe fondin muzeor me ‘Janin’ e dhuruar nga Selvije Sylejmani, shkruan KultPlus.

Këtë e ka bërë të ditur Ministra e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Tani eksponateve që gjenden këtu, i është shtuar edhe një e tillë, e dhuruar në mënyrë vullnetare nga Selvije Sylejmani”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Historia interesante e ‘Janit’ mbi 60 vjeçar fillon në Kumanovë, vazhdon në Luginën e Preshevës dhe përfundon rrugëtimin në Prishtinë, duke zënë vend në dhomën e shtëpisë së shek. XVIII të Muzeut Etnologjik.

“Jani tashmë është pjesë e ekspozitës, dhe do të vazhdojë tregimin bashkë me eksponatet tjera të Muzeut, gjithnjë duke i shërbyer shoqërisë dhe edukimit të brezave të ardhshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Muzeu Etnologjik që ngelet nga nga vendet më të veçanta për të u vizituar, për vizitorët është i hapur që nga e marta e deri të shtunave, prej orës 10 deri në 16:30./ KultPlus.com

May be an image of indoor
May be an image of indoor

Muzeu Etnologjik mbyllet për dy javë shkaku i pandemisë

Pandemia ka mbyllur prapë për vizitorë Muzeun Etnologjik. Kësaj radhe një gjë e tillë nuk ndodh shkaku i ndonjë vendimi shtetëror, por një nga punonjësit ka rezultuar pozitiv në testin për COVID -19. Kësisoj për dy javët në vazhdim ajo që njihet si “shtëpia e familjes”, që i takon shekullit XIX, nuk do të jetë e qasshme për vizitorë. Lajmi është bërë i ditur të martën nga punonjësit e Muzeut Etnologjik.

“Meqë në stafin e Muzeut Etnologjik kemi tanimë rast aktiv me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHP-së, hapësirat tona do të qëndrojnë të mbyllura derisa të përfundojë periudha e izolimit dyjavor”, shkruhet në njoftimin e stafit të Muzeut. Ky institucion ishte i mbyllur më 13 mars, sikurse krejt institucionet kulturore të vendit shkaku i pandemisë. Ishte rihapur më 18 maj në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve.

Por janë bërë tre vjet prej kur vetëm një prej dy ndërtesave të Muzeut është në dispozicion të vizitorëve. Në fund të tetorit të vitit 2017, shtëpia e shekullit XIX, në kuadër të kompleksit “Eminxhiku”, ishte shndërruar në vendpunishte. Në fund të dhjetorit të atij viti ishte ndërprerë puna për të mos nisur më.

Ministria e Kulturës, qysh prej qershorit të këtij viti, është në kërkim të një kompanie që do ta vazhdojë punën për t’i dhënë formë shtëpisë që tash është veç “skelet”.

Prej ndërprerjes së punës – pasi u konstatua se nevojitej një projekt i ri meqë zhveshja e mureve kishte nxjerrë në pah gjendjen reale të ndërtesës – Ministria e Kulturës vazhdimisht ka pretenduar se punimet do të nisnin së shpejti. Në vjeshtën e kaluar zyrtarët ministrorë kishin thënë se në pranverë do të nisë puna. Por kjo nuk ka ndodhur për t’u paralajmëruar këtë vjeshtë. Sipas dosjes së tenderit, kanë aplikuar gjithsej nëntë kompani. Çmimi më i lartë ishte 89 mijë euro, kurse më i ulëti ai me 33 mijë euro. MKRS-ja është përcaktuar që punimet t’i kryejë “Albi Company” me seli në Rahovec, për 52 mijë e 308 euro. Oferta më e lirë ishte ajo e kompanisë “Tosi N” nga Peja, me 33 mijë euro. Por Ministria e Kulturës ofertën e kësaj kompanie e ka shpallur të papërgjegjshme për shkak të një vargu kriteresh, e midis tjerash, edhe për çmimin e ofruar për kryerjen e punës.

“Oferta juaj në përputhje me nenin 61.4 është konsideruar si ofertë abnormalisht e ulët”, shkruhet në përgjigjen që MKRS-ja ia ka kthyer kësaj kompanie. Sipas dosjes së tenderit, e njëjta kompani është ankuar në ditën e 11-të të shtatorit, por MKRS-ja ankesën e ka vlerësuar si të pabazuar në ditën e 23-të të po atij muaji./ Koha.net/ KultPlus.com

Shëtitje virtuale në Muzeun Etnologjik në Prishtinë

Në këtë kohë pandemie, të izoluar në shtëpitë tona, ju ftojmë ta bëni një shëtitje virutale nëpër Muzeun Etnologjik të shek. 18 “Emin Gjiku”, në qendër të Prishtinës.

Që nga viti 2003, ky Muze strehon një koleksion të gjerë të veshjeve tradicionale, si dhe vegla, elemente të dorës dhe mjete të tjera të përdorura në jetën e përditshme të cilat përfaqësojnë mënyrën e jetës gjatë periudhës osmane në Kosovë.

Ky projekt është realizuar në kuadër të platformës #HeritageSpace. Projekti “Ecja Virtuale” është ideuar dhe zhvilluar nga Petrit Ibrahimi ndërsa përcjellët nga tinguj dhe zëra të instaluar në muze në kuadër të projektit “Haptic Space” nga Anyla Berisha.

Pamjet 360 shkallë, mundësia për të klikuar çdo artefakt dhe tingujt në sfond mundësojnë përjetim të veçantë për vizitorin virtual.

Klikoni vegëzën më poshtë, ndiqni shigjetat, dëgjojeni me zë:

https://go.aws/3edLGPF

Monografi për Muzeun Etnologjik të Prishtinës, punë disavjeçare e autorit Valon Shkodra

Jeta Zymberi

Për më se dy vjet, objekti kryesor i Muzeut Etnologjik i është nënshtruar procesit të renovimit, por kjo nuk e ka ndaluar punën që po bëhej për të sjell në dritë monografinë për të dhe funksionin e tij, shkruan KultPlus.

Instituti Albanologjik i Prishtinës këto ditë ka botuar monografinë, “Muzeu Etnologjik i Prishtinës dhe funksioni i tij”, të autorit Valon Shkodra.

Kjo monografi është rezultat i punës hulumtuese – shkencore di­sa­vjeçare të autorit i cili ka treguar për KultPlus që ideja për këtë temë i erdhi gjatë kohës sa punonte në Muzeun Etnologjik të Prishtinës (2006 – 2017).

“Duke e ditur rëndësinë e kësaj teme, vendosa që ta hartoja një material më të plotë i cili do t’iu shërbente vizitorëve, por edhe atyre që dëshirojnë të merren me fushën e muzeologjisë. Mbështetjen e parezervë për këtë temë e kisha nga mentorja ime e studimeve postdiplomike prof. dr. Afërdita Onuzi”, u shpreh Shkodra.

 Studimi i paraqitur në këtë monografi paraqet një realitet të punës muzeore në Muzeun Etnologjik të Prishtinës, që nga hapja e tij e deri në ditët e sotme. Por, autori i kësaj monografia është shprehur se për ta përmirësuar më tej këtë punë, është e nevojshme që në të ardhmen të punohet në platforma me bazë shken­core, me bashkëpunim të ngushtë midis etnologëve, muzeo­lo­gë­ve, historianëve, konservueseve, restauruesve, dizajnerëve, arkeologë­ve, pedagogëve, arkitektëve etj.

Kjo monografi përbëhet prej tre krerëve dhe për gjithë këtë punë, autori ka treguar më në detaje.

“Për këtë monografi, krahas materialit të studiuar në muze, kon­sul­timit të literaturës dhe dokumenteve (të publikuara dhe të pabotuara), hulumtimi ynë bazohet në intervista të realizuara me informatorë, me punonjësit e muzeve, vizitorë, zejtarë, artizanë, me banorë lokalë të fshatrave e qyteteve të Kosovës. Për këtë studim kemi realizuar disa ekspedita terreni, si në: Shqipëri, Mal të Zi dhe në Maqedoni. Për materialet të cilat i kam prezantuar dhe kam shfrytëzuar literaturë profesionale të fushës përkatëse, por gjithashtu kam realizuar intervista me informatorë pa dallim gjinie dhe moshe.”

Monografia për Muzeun Etnologjik të Prishtinës është prezantim i vlerave tradicionale të artit popullor të Kosovës. Me hapjen e Muzeut Etnologjik të Prishtinës, qytetarët kanë mundësi që të njihen, për së afërmi me mënyrën e jetesës në Kosovë në periudha më të hershme. Ky muze mund të themi se është shembull për prezantimin dhe promo­vi­min e trashë­gi­misë kulturore për vizitorë vendorë dhe ndër­kom­bëtarë, është vend i rëndësishëm për edu­ki­min e gjeneratave të reja të cilët vijnë në muze me pedagogët e shkollave, me prindër dhe sho­që­ri, gji­th­ashtu është vend i kujtimeve, frymëzimit, mësimit dhe kohës së lirë.  / KultPlus.com

The Guardian zgjedh 12 muzetë më të mirë të qytetit në Evropë, në mesin e tyre ai Etnologjik i Prishtinës

The Guardian ka shkruar një artikull për muzetë më të mirë të qytetit në Evropë.

Në mesin e 12 muzeve është edhe ai Etnologjik në kryeqytetin e Kosovës, transmeton KultPlus.

Elizabeth Gowing e përshkruan atë si një “muze simpatik me dy shtëpi të ruajtura të periudhës otomane”.

“Po prisni enë me pluhur dhe qilima? Jo aq në këtë muze simpatik me dy shtëpi të mrekullueshme të ruajtura të periudhës otomane në kryeqytetin e vendit më të ri në Evropë. Ciceronët do iu ofrojnë një turne entuziast rreth hapësirave që më parë ishin të banuara – nga “dhoma e zjarrit” kuzhina deri te akomodimi që iu ofrohej miqve në çdo orë të ditës apo të natën, në përputhje me rregullat strikte të mikpritjes shqiptare. Tradita të tilla duket se vdesin ngadalë dhe ciceronët anglishtfolës gjithashtu do të zgjedhin për ju arra dhe mana nga kopshtet e muzeut”, shkruan Gowing. /koha.net/ KultPlus.com

Galeria e mbyllur ku ruhen tre shekuj traditë

Mysafirët e pjesëmarrësit e konferencave shkencore të Institutit Albanologjik të Prishtinës shpesh në ambientet e këtij institucioni ftohen që të shohin diçka të prekshme sa i përket trashëgimisë kulturore të Kosovës e përtej saj.

Sidomos etnologët nuk kalojnë andejpari pa hyrë në sallën ku janë të ekspozuara eksponate të tekstilit e të drurit, shkruan sot Koha Ditore.

Ekspozita që ka nisur të plotësohet qysh nga rithemelimi i Institutit më 1967 qëndron e mbyllur për publikun.

Mirëmbajtja është muhabet më vete. Por ajo është goxha e pasur me ato që prezantohen pavarësisht se i ka mbuluar pluhuri, u mungojnë legjendat e edhe sistemimi i mirëfilltë. Por krejt këtyre do të duhej t’u printe një konservim e restaurim, gjë që nuk është bërë as në Muzeun Etnologjik të Kosovës./ KultPlus.com

Muzeu Etnologjik në Prishtinë, në pritje të restaurimit

Të enjten janë bërë fiks dy muaj prej se njëri prej objekteve të Muzeut Etnologjik në kompleksin “Emin Gjik”, është zbrazur. Të gjitha eksponatet janë paketuar në përdhesen e objektit krahas tij. Një gjë e tillë është bërë për ta liruar hapësirën për restaurim e konservim.

Krahas kësaj, në ditën e fundit të gushtit Ministria e Kulturës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeu i Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum për realizimin e projektit për konservimin dhe restaurimin e dy objekteve të kompleksit që përdorën nga Muzeu Etnologjik. Përderisa ka dy muaj që vizitorët nuk kanë qasje në njërin objekt, restaurimi e konservimi nuk ka nisur ende, megjithëse buxheti është ndarë qysh në fund të vitit të kaluar dhe projekti është gati, po ashtu, qysh prej vitit 2016. Këtë javë është pastruar hapësira përreth objektit, por ende nuk dihet saktë se kur do të nisë puna restauruese e konservuese.

“Nëse mund të sigurohen skelet, nesër e pasnesër ato do të vendosen. Në krejt Prishtinën flitet se si nuk ka punë, por nuk kemi gjetur skele. Përndryshe nuk ka ndonjë pengesë”, ka thënë drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj. / KultPlus.com