Balona ‘Trump’ në koleksionin e Muzeut të Londrës

Balona me ajër, e gjatë 6 metra, u bë simbol i protestave britanike kundër presidentit amerikan në largim.

Balona me ajër, karikatura që personifikon Donald Trumpin e që u bë simbol i Britanisë së Madhe kundër presidentit amerikan ka siguruar vendin e vet në histori brenda një muzeu me rëndësi.

Balona e mbushur me helium, e paguar me fonde të grumbulluara, e shfaq Trumpin si një bebe të zhurmshme të portokalltë që mban pelene, me duart e tij të vogla, që shtrëngojnë një telefon. Fillimisht ajo qe shfaqur mbi sheshin e Parlamentit gjatë protestave për vizitën e parë presidenciale të Trumpit në Britani, në vitin 2018. U rishfaq për vizitën e tij shtetërore në vitin 2019 dhe gjithashtu u shfaq në Francë, Argjentinë, Irlandë, Danimarkë dhe vende të tjera në SHBA.

Tani, pas turneut global, balona e Trumpit si bebe, e dizajnuar nga Matt Bonner dhe e konstruktuar nga “Imagine Inflatables of Leicester”, është marrë nga Muzeu i Londrës. Do të ruhet dhe do të shfaqet si pjesë e koleksionit që ka nën mbrojtje muzeu.

Kreatoret e portretit kanë thënë se po shpresojnë që të shërbejë si një rikujtim për luftën kundër “politikave të urrejtjes”.

“Përderisa ne jemi të kënaqur që balonën e Trumpit si bebe, tani ka hyrë në histori së bashku me vetë Trumpin, ne nuk jemi nëniluzion që ky është fundi i historisë”, kanë thënë ata në një deklaratë për media.

“Ne shpresojmë që vendi i bebes në Muze do të jetë si një rikujtim për kohën kur Londra ishte kundër Trumpit dhe do t’i nxisë ata që e shohin, që ta kuptojnë se si mund të vazhdojnë luftën kundër politikave të urrejtjes. Mbi të gjitha, ne shpresojmë që bebja Trump shërben si rikujtim i politikave të rezistencës që kanë ndodhur gjatë mandatit të Trumpit”.

Me shfaqjen e balonës në vitin 2018, Nigel Farage e ka quajtur “ofendimi më i madh që i është bërë një presidenti amerikan”. Trumpi pati thënë: “Hamendësoj se e kanë vendosur balonën që të mos ndihem i mirëpritur e që nuk kam arsye të shkoj në Londër”.

Sharon Ament, drejtoresha e Muzeut të Londrës, ka thënë: “Sigurisht që muzeu nuk është politik dhe se nuk ka një qëndrim në lidhje me politika në Amerikë”. Por balona prek një përgjigje tipike britanike – satirën. “Ne e përdorim shakanë shumë. Dhe ne i ngacmojmë politikanët. Ky është një shembull i madh i kësaj”.

Balona tashmë ka arritur në Muze, ka thënë ajo, e palosur në një valixhe. “Është në kohë pasi që po vjen te ne në ditët e fundit të presidentit Trump si president… gjëra më ikonike është për momentin në karantinën e muzeut. Të gjitha objektet duhet që të vendosen në karantinë, para se ato të bëhen pjesë e koleksionit pasi që mund të kenë insekte”.

Muzeu është një strehë për shëmbëlltyra, që është “një përgjigje nga londinezët”, ka thënë ajo. “Kjo ide ka lindur në Londër…ishte e jashtëzakonshme dhe kreative”.

“Kjo balonë ishte vetëm një copëz e vogël e një lëvizjeje globale”, ka thënë realizuesi. “Një lëvizje që është udhëhequr nga njerëzit e margjinalizuar, të cilët janë prekur më së shumti nga politikat e Trumpit – roli i të cilit në këto momente nuk duhet nënvlerësuar”. /Koha/ KultPlus.com

Muzeu i Londrës uron shqip mirëseardhjen

Muzeu i Londrës uron mirëseardhjen edhe në gjuhën shqipe. Në portën hyrëse të një prej institucioneve më të njohura të kryeqytetit britanik krahas përshëndetjeve të tjera lexon edhe “Mirësevini”.

Vlerësohet se në Britaninë e madhe jetojnë më shumë se 100 mijë shqiptarë dhe një pjesë e mirë e tyre jetojnë në Londër./diasporashqiptare/ KultPlus.com