Behar Arllati, entomuzikolog, ka reaguar ashpër për djegien e Muzeut të Muzikës në Gjakovë.
Sipas tij, barbarët “e thyen, e vodhen e plaçkiten gjithe çka kishte brenda, e tjetersuan si objekt, ia hoqen shkallet qe te mos kishte mundesi te ngjitej lart njeri dhe me ne fund, e dogjen barbaret”.
Ai ka thënë se ky veprim e dëshmon që jemi “larg civilizimit europian”.
Ai deklaron se as në qeverisjen e Mimoza Kusarit e as të Ardian Gjinit nuk janë ndarë paga për mbikëqyrjen e muzeut.
Arllati është shprehur që se barbarët ia dogjën krijesen “qe me aq mund e krijova nen mbeshtetjen e Prof. Meriton Ferizi sa ishte drejtor komunal per kulture”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. / KultPlus.com
Postimi i tij i plotë: