Rama: Turistë nga të gjitha kombësitë në Muzeun Ikonografik të Onufrit

Muzeu Ikonografik i Onufrit është shndërruar në një prej atraksioneve turistike më të preferuara nga vizitorët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet e një dite të zakonshme shtatori në Berat, ku në Muzeun Ikonografik të Onufrit mblidhen turistë nga gjithë kombësitë.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.

Nën dyshemenë e absidës me 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shek. VI pas Krishtit dhe pas Krishtit “Codex Aureus Anthimi” i shek IX.

Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodiket e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s./atsh/KultPlus.com

‘Onufri’ mahnit turistët, Berati priti 150 mijë vizitorë në Maj-Qershor

Rreth 150 mijë vizitore përllogaritet se kanë qëndruar në Berat vetëm përgjatë muajve Maj Qershor.. Muzeu ONUFRI, është vendi që mahnit turistët, vecanërisht ata që shkojnë në qytetin e mbrojtur nga UNESCO  për trashëgiminë.

Pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO, Berati i njëmijë e një dritareve mbetet atraksion për turistët në cdo stinë.

Lagjet Muzeale dhe Kalaja ku ndodhet edhe muzeu Onufri janë pasaporta e qytetit.

“Qytet mikpritës, u gjendëm mirë këtu. Do qëndrojmë për dy ditë. Vizituam kalanë dhe qytetin. Kalaja e veçantë, shumë e madhe dhe e banuar,” thotë një turist italian.

“Berati është shumë i bukur. Muzeu Onufri kishte ikona të jashtëzakonshme,” thotë një turiste.

Sipas të dhënave në 2 muajt Maj e Qershor Berati numëron rreth 150 mijë turistë.

Cilësohet ndër sezonet më të mirë të viteve të fundit.

“Kemi një fluks turistësh si asnjë vit më parë. Këtë vit sezoni turistik që në fund të prillit. Ne e hapëm me një aktivitet shumë të madh që e quajtëm “Turzëm Festë”,” thotë një banore.

Muzeu “Onufri”,Muzeu Etnografik dhe Muzeu “Solomon” janë tre pikat më të vizituara në Berat, ku zhvillim po merr edhe turizmi i aventurës./ KultPlus.com