Hapet “Biografi Shqiptare: Nga tani deri më 1991” nga fotografja Jutta Benzenberg

Fotografja Jutta Benzenberg hapi në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, një ekspozitë personale.

Ekspozita titullohej “Biografi Shqiptare: Nga tani deri më 1991” dhe vjen si një projekt që u mbështetet nga Ministria e Kulturës, Goethe-Zentrum Tirana dhe Ambasada holandeze në Tiranë.

Ekspozita e fotografes Benzenberg, është kuruar nga Kim Knoppers.

“Shqipëria dhe shqiptarët, në syrin e një fotografeje që e ka jetuar vendin tonë jo thjesht si kalimtare”, shkruan ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një postim në rrjetet sociale.

Fotografitë krijojnë një subjekt narrativ me ngritjet e uljet e veta, me horizonte të gjera dhe detaje që shtjellojnë identitetin shqiptar përmes syve të Benzenberg-ut, duke nxjerrë njëkohësisht në pah, edhe personalitetin e saj.

Aty pasqyrohet historia e 30 vjetëve të fundit e dokumentohen disa nga ngjarjet kryesore në vend. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në muajin nëntor./atsh/ KultPlus.com

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’, sjellë para publikut një Shqipëri të panjohur

Muzeu Kombëtarë i Fotografisë ‘Marubi’, me ekspozitën e fotografit të njohur Dedë Jakova ka sjellë para publikut shqiptar një Shqipëri të panjohur, shkruan KultPlus.

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti në rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi të kësaj ekspozite, ku shihet pianistja Ida Melgushi në parukerinë e Rrok Serreqit, në vitin 1939.

Margariti ka shtuar se kjo ekspozitë do të jetë e mbushur përplot surpriza.

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj:

Ekspozita e fotografit Dedë Jakova, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, na zbulon një Shqipëri të panjohur.

Në fotografinë e përzgjedhur, pianistja Ida Melgushi po shijon trajtimin në Sapunerinë-Parfumerinë-Parukerinë e Rrok Serreqit. 💆‍♀️💇‍♀️

Të tjera surpriza ju presin në këtë ekspozitë!

©MKFM, Dedë Jakova, Ida Melgushi në dyqan të Rrok Serreqit, 1939/ KultPlus.com

https://www.facebook.com/MargaritiElva/posts/2752906208286307