“Gjyqi i Deputetëve”, Muzeu “Shtëpia me gjethe” përkujton viktimat e komunizmit

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot gjyqin ndaj Grupit të Parë Opozitar në Parlamentin shqiptar.

Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.

Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I- Nexhat Hyseni dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945. Përveç deputetëve të zgjedhur, përballë ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar.

Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme, si pro lindore, me Bashkimin Sovjetik në krye.

Më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët:

1.Shefqet Beja (me varje në litar)

2.Riza Alizoti (me varje në litar)

3.Sulo Klosi (me varje në litar)

4.Selaudin Toto (me varje në litar)

5.Sheh Ibrahim Karbunara

6.Paolo Saggioti

7.Agathokli Xhitoni

8.Mehmet Prishtina

9.Abdul Kokoshi

10.Beqir Çela

11.Salim Kokalari (me varje në litar)

12.Tefik Deliallisi

13.Irfan Majuni (me varje në litar)

14.Pertef Karagjozi

15.Enver Sazani (me varje në litar)

16.Hysen Shehu

Me heqje lirie të përjetshme u dënuan:

17.Foto Bala

18.Ramazan Tabaku

19.Rram Marku

20.Gjovalin Vlashi

Me nga 20 vjet heqje lirie u dënuan:

21.Shefki Minarolli

22.Rustem Sharra

23.Xhevat Xhafa

Me 15 vjet heqje lirie u dënua:

24.Sulo Konjari

Gjyqi i Deputeteve, 1947. / atsh / KultPlus.com

Vajza e ish-presidentit Trump viziton muzeun në Tiranë, e mahnitur me transformimin e Shqipërisë

Vajza e ish-presidenti Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me bashkëshortin e saj kanë zgjedhur të vizitojnë nga afër Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Në këtë vizitë ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës, çifti amerikan la një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa veçuan mikpritjen shqiptare, si një vlerë e veçantë.

“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:

“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.

Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:

“Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”. / KultPlus.com