Ukraina do ta ndalojë të luhet muzika ruse në hapësira publike

Parlamenti i Ukrainës ka votuar në favor të ndalimit të një pjese të muzikës ruse në media dhe hapësira publike.

Ndalimi nuk do të zbatohet për të gjithë muzikën ruse, por lidhet më tepër me muzikën e krijuar ose realizuar nga ata që janë ose kanë qenë shtetas rusë pas vitit 1991.

Artistët që kanë dënuar luftën ruse në Ukrainë, mund të aplikojnë për një përjashtim nga ky ndalim.

Sipas legjislacionit do të ndalohet edhe importi I librave nga Rusia dhe Bjellorusia.

Pushtimi rus I Ukrainës ka bërë që shumë ukrainas të duan të ndahen nga kultura ruse.

Projektligji, i miratuar nga deputetët të dielën, ndalon që një pjesë e muzikës ruse të luhet ose të interpretohet në televizion, radio, shkolla, transport publik, hotele, restorante, kinema dhe hapësira të tjera publike.

Projektligji siguroi mbështetje të 303 nga 450 deputetë në parlamentin ukrainas.

Dokumenti thotë se ndalimi “do të minimizojë rreziqet e propagandës së mundshme armiqësore përmes muzikës në Ukrainë dhe do të rrisë volumin e produkteve muzikore kombëtare në hapësirën kulturore”.

Ndalimi do të zbatohet për muzikantët që kanë ose kishin nënshtetësi ruse në çdo kohë pas vitit 1991 – viti kur Ukraina shpalli pavarësinë – me përjashtim të atyre që janë shtetas ukrainas ose ishin të tillë në kohën e vdekjes së tyre.

Kjo do të thotë se veprat e kompozitorëve rusë të vdekur prej kohësh si Tchaikovsky dhe Shostakovich mund të performohen ende.

Dokumenti përfshin gjithashtu ligje për të rritur përqindjen e këngëve ukrainase të luajtura në radio në 40%, si dhe rritjen e përdorimit të gjuhës ukrainase në programet e përditshme në 75%, raporton transmetuesi publik i Ukrainës (Suspilne)./21Media / KultPlus.com

Muzika ruse mbërrin në Berat, “Vertograd” interpretuan këngët e njohura në të gjithë botën

Erjola Azizolli

Që nga këngët më të famshme ruse si: “Katjusha”, “Ochi chernye”, “Mbrëmjet e Moskës”, “Kalinka” e deri tek muzika instrumentale, janë interpretuar live mbrëmjen e djeshme për publikun beratas. Ka qenë ansambli muzikor i famshëm rus, “Vertograd”, i cili ka ndezur atmosferën me interpretimet e këngëve ruse, të njohura në të gjithë botën.

Tre muzikantët: Juri Stupak, balalajka (vegël muzikore popullore ruse), Aleksej Stepanov, në kitarë dhe Pjotr Matroniçev, në fizarmonikë, së bashku me këngëtarët Aleksej Parfjonov dhe Marta Serebrjakova dhuruan emocione veçanërisht njohësit e shumtë të kulturës ruse në këtë qytet.

Ky koncert në Berat sjell për herë të dytë në Shqipëri këtë ansambël të famshëm dhe kjo u mundësua nga Ambasada Ruse, në vendin tonë dhe për bashkëshorten e ambasadorit që ishte prezent në këtë koncert, Ludmilla Karapushina, ky event aktistik rus, do ti hap rrugën shumë të tjerëve në këtë qytet, që njeh dhe dashuron kulturën ruse.

“Është shumë kënaqësi që publiku jo vetëm që të ndjek dhe të duartroket ndërsa këndon dhe interpreton, por bashkohet me këngët e njohura ruse, tha Juri Stupak, drejtori artistik i ansamblit, i impesionuar nga publiku beratas.

Ndërsa nën kryetarja e bashkisë, Teuta Muçogllava, u shpreh se të tillë evente do të kenë gjithmonë mbështetjen e institucionit të baskisë.

“Vertograd” është ansambli i muzikës popullore me instrumentistë dhe këngëtarë, i krijuar në vitin 2005, i cili synon ruajtjen dhe promovimin e traditave të muzikës së mirëfilltë ruse”./ KultPlus.com