Një marrëveshje e re e rikthen muzikën nga epoka e artë e filmit në Itali

Kolonat zanore nga epoka e artë e kinematografisë italiane, vihen në dispozicionin e gjeneratave të reja të adhuruesve të filmit dhe muzikës, falë një marrëveshjeje të re ndërmjet studiove “Universal Music Group” dhe “Sugar”, që është studioja kryesore e pavarur në Itali.

Më shumë se 2 mijë kolona zanore historike nga filma të tillë si ata të Federico Fellinit, “La Dolce Vita” dhe “Amarcord” dhe filmi i Luchino Viscontes, “Il Gattopardo”, përfshirë edhe këngë të realizuara nga kompozitorë të famshëm siç është, do të rivendosen në dispozicionin e publikut dhe do të shpërndahen përmes kompanisë incizuese, “Decca Records”, transmeton Koha.

Në bazë të kësaj marrëveshje, “UMG Italy” po ashtu do të shpërndajë muzikë nga lista e artistëve bashkëkohor të labelit “Sugar”, përfshirë këtu një prej bendeve më të njohur të muzikës pop në Itali, “Negramaro” dhe artisti i muzikës pop dhe jazz, Raphael Gualazzi.

“Krijimi i një zgjidhjeje unike të distribuimit mbarë botërorë të muzikës së kompanisë incizuese ‘Sugar’, është një hap vërtetë i rëndësishëm dhe mezi po presim ta shtrijmë shikueshmërinë tonë edhe në territore të reja,” ka deklaruar Filippo Sugar, kryeshef ekzekutiv i kompanisë 88-vjeçare të muzikës në Itali.

Studiot “Universal” dhe “Sugar”, në të kaluarën kanë bashkëpunuar edhe në disa projekte tjera, përfshirë këtu performancën e transmetuar live të tenorit italian, Andrea Bocelli, nga katedralja e zbrazët “Duomo” në Milano, në mes të pandemisë së koronavirusit e cila atëkohë e kishte goditur më së shumti Italinë. / KultPlus.com

Muzikantët e famshëm që kishin probleme me dëgjimin

Muzika mund të jetë vajtuese, e qetë, agresive, por mbi të gjitha ajo duhet dëgjuar me zë të lartë. Mendoni për koncertin më të mirë që ju keni marrë pjesë ndonjëherë. Muzika është melodioze dhe të bën për vete, por kur ktheheni në shtëpi, ju vëreni zukatje në veshë nga tingujt e fortë të melodisë.

Tani, imagjinoni muzikantët, që veshët e tyre kanë më shumë ekspozim, shumë më të shpeshtë me tingujt. Rasti më i veçantë i kësaj liste është ai Ludwig van Beethoven. Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar t’i shfaqë probleme që prej vitit 1796.

Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ua dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “O njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysmënjeriu sa shumë padrejtësi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni se këtu dhe gjashtë vite më ka goditur një fatkeqësi e pakorrigjueshme… Kisha vendosur të jepja një fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha destinuar të japë”. Megjithatë, këta muzikantë kanë arritur të krijojnë muzikë që do ta kujtoni për tërë jetën.

Neil Young

Neil Young (lindur më 12 nëntor, 1945), është një kantautor kanadez, i cili është konsideruar si një nga muzikantët më me influencë të gjeneratës së tij. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e muzikës dhe zë një vend të veçantë në muzeun e “The Rock and Roll Hall of Fame and Museum”, që ndodhet në Ohio, USA. Në këtë muze shpaloset historia e disa artistëve, producentëve më me influencë që kanë kontribuar në industrinë e muzikës dhe veçanërisht të zhanrit të muzikës Rock and Roll. Young ka qenë nderuar nga muzeu “Hall of Fame” si solo artist në vitin 1995 dhe si anëtari i bandës “Buffalo Springfiled”, grup amerikan i muzikës rok. Këngët më të bukura janë baladat “Heart of Gold” dhe kryevepra e “hard rock” është “Cowgirl in the Sand”, e cila ka pasur një kritikë të suksesshme dhe popullaritet të pabesueshëm.

Nëpërmjet të gjithave, ai ka vuajtur nga “tinnitus” – “zukatje në veshë”, shqetësim i përbashkët për muzikantët e muzikës rok and roll, e cila konsiston në një tringëllimë të vazhdueshëm në vesh. Young ka krijuar mbi 30 albume unike.

Ozzy Osbourne

John Michael “Ozzy” Osbourne (lindur më 3 dhjetor, 1948) është një kantautor anglez, karriera e të cilit shtrihet më shumë se 40 vjet. Osbourne konsiderohet si një nga pionierët e parë të bandës “Black Sabbath” të muzikës “heavy metal” dhe mbetet një nga muzikantët më të suksesshëm i të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është edhe organizuesi i “Ozzfest”, festival që zhvillohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mirëpret grupe të ndryshme të muzikës “heavy metal”. Pavarësisht nga sukseset e tij, Osbourne vuan nga humbja e dëgjimit.

Në dhjetor të vitit 2010, Osburne shiti më shumë se 100 milionë disqe në të gjithë botën. Po në vitin 2010, fitoi “Literary Achievement”, çmim i dhënë nga Sony Pictures Studio, Kaliforni.

Phil Collins

Philip David “Phil” Collins (lindur më 30 janar të vitit 1951) është një kantautor, pianist, aktor. Këngëtari britanik u bë i famshëm si si vokalist dhe baterist me grupin e rrokut “Genesis”. Këngët e tij kanë qenë në vendet e para të hitparedeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe në periudhën midis 1978 dhe 1994. Mbas dyzet vitesh suksesi, muzikanti legjendar ka bërë të ditur se ai po vuan nga një sërë problemesh me shëndetin vitet e fundit. Dëgjimi i tij është dëmtuar nga të luajturit live dhe ka pasur shqetësime me shtyllën kurrizore, gjë e cila bën të pamundur uljen e tij sërish në bateri.

George Martin

George Martin (3 janar, 1926) është një producent, kompozitor dhe muzikant anglez. Shpesh herë ai është referuar si “the Fifth Beatle” – “Bitellësi i Pestë”, titull që i është vënë falë punës së tij si producent i albumeve origjinale të grupit të famshëm “The Beatles”. Gjithashtu, ai është konsideruar si një nga producentët më të mëdhenj i të gjitha kohërave, ku 30 herë radhazi ka qenë në krye të hitparedit anglez dhe 23 herë në hitparedin amerikan. Martin ka kompozuar edhe kolonat zanore të filmave “Yellow Submarine” 1968, dhe “Live and Let Die” 1973.

Ai ka marrë shumë çmime nderi ndër to më i fundit është “Doctor of Music” nderuar nga Universiteti i Oxford-it më 29 qershor të këtij viti. Si Collin ai është i detyruar të tërhiqet nga muzika për shkak se dëgjimi i tij është i dëmtuar.

Will.i.am

William James Admas, Jr (15 mars, 1975), njohur më shumë si will.i.am është kënge autor, aktor, producent dhe raper amerikan. Ai u bë më shumë i njohur si themeluesi i grupit të muzikës pop dhe hip hop “The Black Eyed Peas” së bashku me këngëtaren e muzikës pop apl.de.ap dhe “Taboo”, më vonë njohur si këngëtarja Fergie. will.i.am ka realizuar disa albume të suksesshme si “Monkey Business and Elephunk” 2003. Si producent muzike ai ka bashkëpunuar me artistë të njohur të muzikës si Britney Spears, U2, Rihanna, Justin Timberlake, Juanes dhe shumë të tjerë.

Çmimi i fundit ka qenë në 2010 si “Best Pop Performance by a duo or Group” me këngën “I Gotta Feeling”. Sipas will.i.am, çdo heshtje është e ndërprerë nga një tingëllim i dhimbshëm, e cila e frymëzon atë për të krijuar muzikë në të gjitha orët e ditës.

Brian Wilson

Brian Douglas Wilson (lindur më 20 qershor, 1942) është një muzikant amerikan, i famshëm si kantautori i grupit “The Beach Boys”.
Wilson si shumë të tjerë muzikantë ka pasur probleme me dëgjimin. Bob Dylan një tjetër muzikant i famshëm ka thënë për shqetësimin e Wilson-it: “ Jezus, shiko atë vesh.

Ai duhet t’ia dhurojë atë Smithsonian”. Smithsonian USA, është kompleksi më i gjerë kërkimor në botë ku përfshihen 19 muze, 9 qendra kërkimore dhe është binjakëzuar me më shumë se 140 muze në botë. Edhe pse me shumë probleme shëndetësore, ai orkestroi një nga albumet më të shkëlqyer i të gjitha kohërave “Pet Sounds”, 1966. Përveç çmimeve të tjera marra gjatë karrierës së tij, më 20 maj 2011, Wilson u nderua me çmimin “George and Ira Gershwin Award” nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angelo-s.

Jeff Beck

Geoffrey Arnold “Jeff” Beck (lindur më 24 qershor, 1944) është një kitarist anglez. Karriera e tij filloi duke lozur me “The Yardbirds”, grup muzikor roku formuar në vitet ’60. Në të njëjtin grup kanë qenë edhe kitaristi i shquar Eric Clapton dhe Jimmy Page. Gjithashtu, Beck formoi edhe dy grupe të tjera muzikore “The Jeff Beck Group” dhe “Beck, Bogert&Appice”. Ai është renditur i 14 në listën e “Rolling Stone” (revistë muzikore amerikane) si një nga kitaristët më me influencë të muzikës rok. Kanali amerikan MSNBC e ka cilësuar si “kitaristi i kitaristëve”.

Shumica e këngëve të tij janë instrumentale. Stili muzikor i këngëve të tij janë jazz fusion, blues-rok dhe heavy metal. Në 4 Prill, 2009 ai u fut në “Rock and Roll Hall of Fame of Museum” si anëtari i grupit “The Yardbirds” në vitin 1992 dhe si solo artist në vitin 2009.

Eric Clapton

Eric Patrick Clapton ( lindur më 30 mars, 1945) është një kitarist, këngëtar dhe kompozitor anglez. Kitaristi legjendar ka qenë pjesëtar i grupeve rok “Cream” dhe “The Yardbirds”, në këtë grup ka qenë edhe Jeff Beck. Karriera e tij njihet më shumë si solist. Stili i muzikës që ai loz është blues dhe rok. Vitin që shkoi, nxori një album “antik”, ku përzgjodhi rreth 20 këngë të shkruara mes viteve ’30 dhe ’50.

Clapton thekson se ky album është si një lloj autobiografie. Në këto këngë të zgjedhura ka bluz dhe xhaz. Këngët e tij të famshëm janë “Layla”, “Wonderful Tonight”, “My Father’s Eyes”, ” Rock’ N ‘Roll Heart” ,”Crossroads”, “White Room” etj.

Pete Townshend

Peter Denis Blandford “Pete” Townshend (lindur më 19 maj, 1945), është një kitarist roku, vokalist, kantautor dhe është i njohur si kitaristi i grupit rok “The Who”. Karriera e tij në këtë grup vazhdoi për më shumë se 40 vjet, dhe ky grup është konsideruar si një nga grupet më me influencë në vitet ‘60 dhe ’70 dhe sipas Eddi Vedder (muzikant amerikan), ndoshta grupi më i suksesshëm që këndon live. Këngët më të suksesshëm janë “My Generation”, “Won’t Get Fooled Again” dhe “Pinball Wizard.
Muzika me volum të lartë, pajisjet piroteknike kanë shkaktuar efekte të mëdha negative për humbjen e dëgjimit të muzikantit të famshëm. Pavarësisht nga kjo vështirësi, ai, si çdo anëtar tjetër i kësaj liste, vazhdon të luajë nëpër koncerte ekstravagante live.

Ludwig van Beethoven

Ludwig van Beethoven, lindi më 16 dhjetor, 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars të vitit 1827 në Vjenë, Austri. Beethoven ka qenë një kompozitor dhe pianist midis periudhave të Klasicizmit dhe Romantizmit në artin e muzikës perëndimore. Ai do të mbetet një nga kompozitorët më të shquar i të gjithë kompozitorëve i të gjitha kohërave. Aty nga viti 1800 filloi të humbiste dëgjimin.

Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që i ja vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë, në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zërë gjumi gjatë punës. Edhe humbja e dëgjimit të tij mbetet mister, muzika e tij do të jetojë përgjithmonë, dëgjuar dhe pëlqyer nga gjeneratat e reja. /albertvataj/ KultPlus.com

Industria e muzikës i bashkohet protestave pas vrasjes së George Floydit

Warner, Universal dhe Dirty Hit janë disa nga shtëpitë diskografike të cilat po i bashkohen lëvizjes, shkruan revista NME.

Disa nga shtëpitë diskografike dhe figura tjera të industrisë së muzikës janë duke planifikuar ç‘kyçje nga mediat sociale të martën, më 2 qershor, në solidaritet me komunitetin afro-amerikan në SHBA.

Mesazhet e ndara nga Warner, Universal, Dirty Hit dhe tjerë kanë planifikuar “të ç‘kyçemi nga puna dhe të lidhemi me komunitetin tonë” për një ditë, hap “urgjent i veprimit për të nxitur përgjegjshmëri dhe ndryshim”.

Ky vendim vjen për shkak të vrasjes së George Floyd në Minneapolis, Minnesota në fillim të javës që shkoi, transmeton KOHA.

“Si roje të kulturës, është përgjegjësia jonë që të bashkohemi jo vetëm gjatë fitoreve, por edhe të mbajmë njëri tjetrin gjatë humbjes. Bashkohuni me neve më 2 qershor si ditë për tu shkëputur nga puna dhe për t’u bashkuar me komunitetin,” thuhet në mesazhin e përbashkët.

94 vjet më parë lindi Miles Davis, artisti që bëri histori në muzikën xhaz

Miles Davis ka qenë kompozitor i shquar i muzikës xhaz. Ai është konsideruar si një nga figurat me më së shumti ndikim në historinë e xhazit në shekullin 20, shkruan KultPlus.

Vitet 50 kanë qenë shumë të suksesshme për të. Me albumin “Kind of blue”, ai arriti t’i shesë 5 milionë kopje në ShBA.

Davis ndihmoi në ngjalljen e popullaritetit të muzikës xhaz. /KultPlus.com

Më trego çfarë muzikë dëgjon, të tregoj kush je

Muzika, njësoj sikurse shumë preferenca të tjera të tuat, tregojnë shumë për personalitetin tënd. Në mund të kuptojmë shumë për karakterin e dikujt, thjesht duke i hedhur një sy listës së këngëve të tij në laptop, Music app, Spotify, apo iTunes.

Në një studim ku u përfshinë rreth 4.000 persona, ata plotësuan një formular mbi llojin e tyre të preferuar të muzikës dhe shkruajtën mbi arsyen se pse e pëlqenin atë zhaner muzikor. Analiza e tyre tregoi të dhëna befasuese.

Zhanret më të pëlqyer muzikor bashkë me shpjegimet e personalitetit të personave që i pëlqejnë, janë si më poshtë :

Muzika Punk – Muzika Punk pëlqehet më shumë nga personat e zgjuar dhe që ecin me plane për të ardhmen. Ata janë shumë larg karakterit vëzhgues, apo gjykues. I pëlqen më shumë të ndërhyjnë kur duhet, se sa thjesht të rrinë të heshtur duke parë të ndodhin padrejtësi përpara syve të tyre.

Muzika Jazz – Personat që pëlqejnë këtë lloj muzike, mendohet se janë më të zgjuar, më socialë me të tjerët dhe njëkohësisht, kanë karakter shumë të fortë. Nëse ata i mbyllin punët me dikë apo me diçka, nuk i rikthehen më të njëjtës historie nga e para. Gjithashtu, janë njerëz që përqendrohen shumë tek plotësimi i synimeve që i vendosin vetes.

Muzika klasike – Kjo ishte mjaft e preferuar në mesin e arkitektëve dhe opinionistëve. Mendohet se personat që pëlqejnë këtë lloj muzikor janë më të zgjuar dhe shumë më tepër të dhënë ndaj fakteve. Ata nuk flasin asnjëherë me siguri, nëse nuk kanë parë fakte mbi temën që po diskutohet.

Muzika Rock – Eh, janë të vërteta fjalët që ekzistojnë se muzika Rock pëlqehet nga personat me karakter gjaknxehtë dhe rebel. Sipas studimit të kryer, kjo lloj muzike u pëlqye më shumë nga personat më gjaknxehtë gjatë sondazhit, si dhe nga ata që ushtronin bërjen e tatuazheve si profesion.

Muzika Pop – Kjo lloj muzike u pëlqye shumë prej tipave aventurierë, socialë dhe me imagjinatë të zhvilluar. Persona të tillë mendohet se janë shumë të ndjeshëm, por edhe tepër socialë. Shoqëria me ta nuk të mërzit asnjëherë.

Muzika Metal – Këta persona mendohen se kanë karakter të kundërt me ata që pëlqenin muzikën pop. Nuk janë shume socialë dhe preferojnë më tepër të mendojnë se sa të ndiejnë, si dhe të veprojnë shpesh herë në gjaknxehtësi e sipër.

Muzika Hip Hop – Personat që pëlqejnë muzikën hip hop, mendohet se janë shumë më të fokusuar duke menduar për të tjerët, se sa për veten. Janë tipa socialë dhe të besueshëm, pra tipa që kushdo do të donte t’i kishte në shoqërinë e vetë.

Muzika Electronic– Persona të tillë janë shumë të dhënë pas festave, pas party-ve. Rrallë mund të gjesh dikë që pëlqen muzikën elektronike dhe që i pëlqen të rrijë në shtëpi. Pra, persona të tillë mezi ‘mblidhen’ në shtëpi. Janë tepër të lëvizur.

Muzika Country – Personat që pëlqejnë muzikën Country janë shumë paqësorë dhe shumë pro një jete të qetë. Të gjithë ata që zgjodhën muzikën country, ishin më tepër pro një jete të qetë në një zonë ruralë, se sa një jete aktive në kryeqytet, apo në metropole.

Muzika Soul – Nuk ka njerëz më të ndjeshëm, se sa ata që pëlqejnë muzikën Soul. Jo më kot, ky zhaner muzikor u preferua më tepër nga ata që kishin një rreth të ngushtë shoqëror dhe që preferonin më shumë jetesën vetëm apo me pak njerëz, se sa atë ku rrethoheshin prej shumë njerëzve që mund t’i lëndonin ata. /bota.al/ KultPlus.com

Cili ishte viti më i mirë për muzikën?

Grupi “The Beatles”, Madonna, Ed Sheerani dhe Taylor Swifi, të gjithë këta emra kanë shënuar rekorde për sa i përket numrit të transmetimit të këngëve të tyre.

Të gjithë kanë një epokë të preferuar të muzikë, dikush vitet ’60, dikush muzikën e viteve ’90 e dikush tjetër parapëlqen muzikën e viteve të fundit.

Por, a ekziston ndonjë vit i vetëm kur muzika rock dhe pop arritën kulmin?

BBC-ja shkruan se nëse i bëni dikujt këtë pyetje, çdo person do të japë si përgjigje një nga vitet e adoleshencës së tyre.

Në adoleshencë, truri i njeriut është më aktiv, kemi më shumë kohë për të dëgjuar muzikë dhe përjetojmë shumë gjëra për herë të parë. Të gjitha këto bashkërisht i bëjnë këngët e periudhës së adoleshencës më të paharrueshme.

Kur ekonomisti Seth StephensDavidowitz, i analizoi të dhënat e “Spotify” mbi zakonet e dëgjimit të këngëve, ai zbuloi se nëse ishe i ri kur kënga hit u publikua për herë të parë, atëherë ajo këngë mbetej e popullarizuar për atë grupmoshë edhe 10 vjet më vonë.

Për shembull, kënga “Creep” e grupit “Radiohead” është njëra nga më të preferuarat në mesin e burrave 40-vjeçarë. Për ata që janë në të 20-at, kjo këngë nuk arrin të renditet as në mesin e 300 të parave. “Call Me Maybe” e Carly Rae Jepsen ka të njëjtin efekt.

Mendimi i psikologëve

Psikologët besojnë se ekziston një arsye më e thellë pse ne kapemi në këto pjesë muzikore, të cilat kanë qenë të preferuarat tona në adoleshencë.

“Gjatë këtyre viteve formuese marrim shumë vendime thelbësore për ndryshimin e jetës, nisjen e marrëdhënieve të rëndësishme afatgjata dhe vendosjen e besimeve kulturore dhe politike, të cilat formësojnë identitetin tonë”, ka thënë neuropsikologia, Catherine Loveday, duke folur për Radio 3 të BBC-së. “Muzika ka një aftësi të brendshme për të rregulluar emocionet, kështu që këto këngë natyrisht mbeten të ngulitura në kujtimet tona të rëndësishme, qofshin ato pozitive apo negative”.

Të gjitha këto informacione janë interesante, por sërish nuk do të na ndihmojë që të vendosim në mënyrë empirike se cili vit prodhoi muzikën më të mirë.

2019-a

Hulumtimet e reja nga organi i industrisë së muzikës BPI ndihmojnë më shumë në këtë drejtim. Duke analizuar të gjithë muzikën e transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar, BPI-ja ka hartuar një listë të vitit më të popullarizuar muzikor për çdo dekadë të epokës së “rock and roll”-it.

2019-a ishte viti më i popullarizuar në përgjithësi, por kjo vetëm sepse hitet e tanishme paraqesin një të pestën (rreth 21.1 për qind) e të gjithë veprimtarisë së transmetimit.

Sipas të dhënave të BPI-së, tani e dimë se njerëzit kanë një prirje më të madhe për këngët e vitit 1984 (“Purple Rain”, “Wake Me Up Before You Go Go”) sesa ato të vitit 1989 (“Like A Prayer”, “Ride On Time”).

Ne gjithashtu preferojmë hitet e vitit 1977 (“We Will Rock You”, “Stayin ‘Alive”), në krahasim ato të vitit 1971 (“Maggie May”, “Sweet Caroline”). /KultPlus.com

Festivali

Tregim nga Fatlum Meholli


Do të zhvillohej një festival gjigant në parkun më të madh të kryeqytetit.
Unë jetoja në një qytet më të vogël e më të varfër ekonomikisht, por shumë më të pasur për nga civilizimi kulturor. E them me bindje të plotë!
Në festival do të merrnin pjesë një numër i madh këngëtarësh, të cilët e pandehnin veten si të tillë. Sidoqoftë, kjo punë iu ecte…
Festivali do të grumbullonte numrin më të madh të shikuesve që do të mbahej mend në atë shtet.
As që më bëhej vonë! Urreja të gjithë ata palo artistë, por edhe ata shikues të ngratë që nuk e kishin idenë se çka do të thotë muzikë e mirëfilltë – vetëm do të brohorisnin si të çmendur.
Disa zonja të bukura më kishin dërguar letër që t’u bashkohem në këtë festival koti; madje, edhe organizatorët më kishin dërguar ftesë si mysafir gjatë atyre tri-katër netëve që do të zhvillohej festivali. Këtu përfshihej edhe akomodimi në një hotel madhështor të kryeqytetit. E mrekullueshme, apo jo?
I mallkuar qofsha nëse gënjej për këtë gjë!
Përshtypje më bëri vetëm ky hoteli. Meqenëse jetoja në një shtëpi të mjerë, natyrisht që kisha dëshirë së paku një ditë të largohem prej aty.
E kur mendoja Hotelin e Kryeqytetit, ushqimin që e përgatitnin aty! Kjo gjë më mbyste.
Arrita ta frenoj lakminë time. Me vete thashë “më mirë të vazhdojë të qëndrojë në mjerim, sesa t’i thyej principet e mia” – madje kur kujtoja që kjo kënaqësi do të zgjaste vetëm për disa ditë dhe mjerimi do të vazhdonte përsëri, dilema ime mbaroi.
Pa menduar më gjatë, mora një laps e letër dhe fillova ta shkruaj refuzimin e pranisë sime në festival – menjëherë ua dërgova organizatorëve.
Pikërisht atë ditë, një ndër partitë më të mëdha të vendit rizgjodhi drejtuesin e tyre për të njëqindën herë. Po ç’u desh që ta fus këtë informacion në këtë tregim?!


Lexuesit e mi të dashur! Me siguri më herët menduat se pse i dërguan ftesë këtij njeriu të gjorë. Eh pra, erdhi koha t’ju tregoj.
Isha tridhjetë e tre vjeç atë kohë. Edhe pse isha i varfër, më nderonin dhe respektonin disa njerëz në qytetin tim. Dhe jo vetëm!
Gëzoja një famë të vogël edhe nëpër qytetet e tjera të shtetit. Por pse?
Kuptojeni pra, isha edhe unë një këngëtar. Madje këngëtar i zoti.
Ah! Ata organizatorët e mallkuar, më kishin bërë ftesë vetëm si mysafir, por jo si këngëtar.
Do të dilja para asaj skene gjigante e asaj turme madhështore, dhe do t’ia thosha disa këngëve të mija.
Shikuesve do t’iu pëlqenin dhe do të vetëdijesoheshin sado pak rreth muzikës së mirëfilltë.
Kjo ëndërr nuk m’u realizua atëherë, ose më mirë me thënë, nuk u realizua asnjëherë.
Atë famë modeste e kisha arritur duke kënduar rrallë nëpër mejhanet e qytetit tim, e nganjëherë edhe në qytetet tjera.
Kudo që interpretoja, të pranishmit mbeteshin gojëhapur. Me të vërtetë kisha një talent të rrallë, por edhe puna e bënte të veten.
Nga ato interpretime fitoja relativisht mirë. Sa për ta ngopur barkun tim të zbrazët dhe të maçokut tim të dashur – Kontrastit. Qesharake, apo jo?
Kështu e emërova kur lindi, në bazë të ngjyrave të tij: bardhë e zi.
Ishte gjithçka që kisha në këtë jetë të zymtë.
Kisha qenë fëmija i vetëm i familjes, por me prindërit kalova vetëm disa vjet nga fëmijëria ime e hershme.
Jam rritur në jetimore deri sa mbusha të tetëmbëdhjetat, pastaj më flakën që andej.
Pas një kohe kuptova që prindërit më kishin vdekur në një aksident trafiku, dhe për fat të keq nuk kisha qenë së bashku me ta atë ditë. Isha shumë i vogël atëherë, andaj besoj shumë që nuk do të ishin më të mëdha dhimbjet e vdekjes sesa dhimbjet e kësaj jete plotë padrejtësi dhe mjerim!
Pas gjithë këtyre vjetëve, isha mësuar sado pak me mungesën e prindërve.
Pra, tani gjithçka që kisha ishte maçoku im. Mos të harrojë ta përmend edhe kitarën time, e cila më shoqëronte kudo që shkoja. Isha ekzekutues relativisht i mirë i saj.
Zëri që kisha më mundësonte që gabimet e vogla me kitarë të mos vëreheshin shumë.
Gjatë gjithë kohës, në shtëpi shkruaja tekste këngësh. Tekste që lirisht mund të botoheshin si një vëllim poetik. Gjatë gjithë kohës mbaja me vete një fletore të vogël e një laps, dhe sapo më vinte një varg i mirë ndër mend e hidhja menjëherë aty.
Pa modesti e them, kisha një talent shumë të madh dhe e doja këtë farë pune me gjithë zemër. Ia kisha kushtuar gjithë jetën!


Ato ditë kaloja në një gjendje të rëndë – fuqia e trupit tim, gjithnjë e më shumë shkonte duke u venitur, më vinte zor të ngrihem edhe nga shtrati.
E gjithë kjo farë lodhjeje shpirtërore dhe fizike më vinte nga kushtet e liga të jetës, ndërkaq më shtohej edhe më shumë nga mllefi që kisha për atë festival të mallkuar.
Si mund të qëndroja i qetë, si!?
Aty do të ekzekutonin persona që “këngët” i realizonin për gjysmë ore dhe me parat e majme që do t’i fitonin, kishin mundësi ta kalojnë një pjesë të jetës.
Ndërsa unë ua kushtoja gjithë jetën atyre. Më shkonte dita duke i krasitur tekstet: duke shtuar, duke hequr… pastaj i këndoja, ua përshtatja melodinë.
Parat që kisha kursyer nga koncertet e mia modeste, fillova t’i shpenzojë me të madhe nëpër kafenetë e mallkuara ku shkoja pothuaj çdo ditë, dhe aq shumë dehesha atje duke pirë saqë më humbte vetëdija plotësisht, ndërkohë disa miq më sillnin në kasollen time në mesnatë dhe më lëshonin aty si një qelbësirë e pavetëdijshme.
Zgjohesha në mesditë dhe vetëdija m’u kthehej, por rutina e jetës sime ishte bërë e tillë, gjë që më shkatërronte ngadalë – megjithatë shpirti nuk më dilte.
Kursimet gjithnjë e më shumë shtereshin. Eh, i mjeri unë! Më priste një krizë jashtëzakonisht e madhe financiare, pasi që as në ndonjë koncert modest nuk më ftonin më, për shkak se zëri m’u kishte shndërruar në një bashkësi tingujsh të çjerra – këtu kishte ndikuar sëmundja e faringjit. Kjo sëmundje e mallkuar nuk më lëshonte. E si të shpëtoja prej saj, kur ambienti i kasolles sime ishte aq i ftohtë saqë nuk kishte dallim nga ambientet e jashtme.
Ndërkaq, ato barëra që m’i kishin shkruar, jo që i bleva por as që pyeta për çmimin e tyre.
Sidoqoftë, edhe tekstet nuk mund t’i mbaja në mend. Ah, tekstet e mia të dashura, sa shumë kujdesesha për to!
Meqenëse nuk isha i zoti më për këndim, mendova që ta gjej një punë fizike, sa për t’i siguruar shujtat e vogla ditore, por nuk isha i aftë për asnjë punë – shëndeti i ligë nuk më lejonte që të ngrihem mirë në këmbë, e leje më të punoja diçka – gjë që kërkon një përgatitje jashtëzakonisht të madhe fizike dhe psikike.
Ditët kalonin si rrufeja, ndërsa gjendja ime shëndetësore përkeqësohej dita ditës. Kjo gjendje më në fund më mundi. Vdiqa! Vdiqën edhe ato ëndrra dhe shpresa të një rioshi zellmadh.


Nuk shihja asgjë, përveç një errësire të madhe. Nuk shihja, nuk shihja! Por, nuk kisha vdekur. Trupi më lëkundej e më lëkundej… E ndjeja që dikush po më prekte.
Errësira filloi të zhdukej dhe dielli po lindte sërish.
Një fytyrë e turbullt më kishte dal përpara dhe po murmuriste diçka.
– Zgjohu, zgjoooh…
M’u hapën sytë krejtësisht dhe pamja m’u qartësua; ajo fytyrë e turbullt kishte qenë e babait tim, i cili po më fliste vazhdimisht.
– Zgjohu djalosh, zgjohu! Koha po ec shumë shpejt, dhe ti duhet të përgatitesh. Pasdite do të interpretosh në një festival madhështor, i cili do të mbahet në mend për një kohë të gjatë…
I habitur nga e gjithë kjo, u zgjova dhe u përgatita.
Këngët që do t’i këndojë nuk i kanë dy gram tekst, ndërkaq interpretimi do të jetë playback. Në kitarë ose në ndonjë instrument tjetër muzikor jo që nuk di të luaj, por as që i kam prekur ndonjëherë me dorë. E për çfarë përgatitje po më flet ky babai im!?
Sidoqoftë, koha erdhi dhe më duhet të nisem për në festival… /KultPlus.com

“Nganjëherë në jetë kemi dhimbje, por gjithmonë ka një të nesërme”

Nga: Bill Withers
Shqipëroi: Bujar Meholli

Të gjithë kemi dhimbje dhe pikëllim,
por duhet ta dimë se gjithmonë
një e nesërme ekziston.

Andaj mbështetu te unë
kur e ndjen se forcat po të lënë,
unë do të jem miku yt
dhe do të të ndihmoj
tutje të vazhdosh…

Mos mbaj inat
largoje krenarinë
nëse mund të të ofroj
diçka që do t’i plotësonte
nevojat tua
do të ta ofroj.

Më telefono, vëlla, kurdo që të nevojitem
ne të gjithë ndjejmë nevojë
për ta pasur dikë pranë
te i cili mund të mbështetemi.

Kur e ndjen që nuk je i fortë
unë jam këtu për ty
do të ndihmoj të ecësh tutje
ne do të ecim tok
andaj thjesht më telefono,

këtu do të jem
për ty
më telefono
më telefono… /KultPlus.com

Janar

Nga grupi “Pilot”

Teksti: David Paton

Shqipëroi: Bujar Meholli

Janar
i sëmurë dhe i lodhur
ashtu ke rënë mbi mua

Më zhyt në melankoli
kur më sheh me ata sy
por mos u largo
mos u largo
janar
vetëm mos ji i ftohtë

Mos u zemëro me mua
kur të them se
ti më zhyt në melankoli
pa më shiko një herë
oh
janar
mos u largo
mos u largo

Jeta më bëhet më e gjallë
mund të ta dëshmoj
unë mund të nisem
të shkoj
gjithë botën mund ta zgjoj

Dielli ngroh
sikurse zjarri
vazhdo tej
mos u largo

Nxirrmë jashtë shtëpisë
sime të ëmbël
duhet të më njohësh
duhet të më tregosh
shumë gjëra
sepse ti ke qenë
rreth e qark botës
e ke ndjekur kudo atë

janar
i sëmurë dhe i lodhur
ke rënë mbi mua

koha fluturon
ditët me diell gjithashtu
ikin tutje-tëhu
edhe verërat angleze
janë zhdukur
shumë larg kanë fluturuar
e koha është e gjatë
ajo vjen e shkon

Truri i njeriut identifikon muzikën e njohur aq shpejt sa një përpëlitje syri

Disa njerëz mund të njohin një tingull apo ritëm për aq kohë sa merr një përpëlitje e syrit, sugjerojnë studime të reja.

Truri i njeriut mund të identifikojë një këngë të njohur brenda 100 deri 300 milisekonda, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët thonë se gjetjet nxjerrin në pah këngët e preferuara të mbajtura thellë në kujtesën tonë.

Studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër (UCL) donin të zbulonin sesa shpejt truri i përgjigjej muzikës së njohur. Ata gjithashtu donin të ekzaminonin profilin e përkohshëm të proceseve në tru që lejojnë këtë.

Autorija Maria Chait tha se rezultatet tregojnë se njohja e muzikës që kemi dëgjuar më psrë ndodh jashtëzakonisht shpejt.

“Këto gjetje tregojnë për një qark kohor shumë të shpejtë dhe janë në përputhje me mbajtjen e thellë që muzika e njohur ka në kujtesën tonë.” /KultPlus.com

Rikthehet grupi i famshëm Pussycat Dolls

Nicole Scherzinger fitoi famë si liderja e grupi të vajzave Pussycat Dolls duke shitur 15 milionë albume dhe 40 milionë këngë në të gjithë botën.

Mbi një dekadë Pussycat Dolls është ndarë.

Daily Mail shkruan se  41-vjeçarja, Nicole, nënshkroi marrëveshjen miliona dollarëshe për tu bashkuar me vajzat në një turne të madh në të gjithë botën.

Gjithashtu raportohet se ato kanë biseduar për të sjellë këngë të reja.

Pussycat Dolls përbëhet nga Nicole, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Ëyatt.

Grupi u formua në vitin 2003, por u nda në 2009 mes spekulimeve mbi mosmarrëveshje mes vajzave për ‘sundimin’ e Scherzinger në grup.

Por duket se vajzat i kanë lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe raportohet se do të rikthehen fuqishëm.

Raportohet se grupi do të njoftojë turneun e tyre në muajt e ardhshëm dhe pritet të fillojë në vitin 2020. / KultPlus.com

Bujku violonist, 70 e një vite i dashuruar me muzikën

Ky është 83 vjeçari, Mustaf Lulja Nga Shkodra, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka punuar në bujqësi por ai ka patur vetëm një passion, violinën.

Edhe pse sot është në një moshë të thyer ai vazhdon të performoj me plot energji si në ditën e parë kur e mësoi violinën dhe sekreti sipas tij, është marrëdhënia shpirtërore e krijuar me muzikën.

Gjatë këtyre 71 viteve me grupet muzikore, Mustafa ka kënduar vetëm këngët e “Ahengut Shkodranë” që sipas tij, janë më të bukurat.

Muzikë me gjësendet e shtëpisë

Pas suksesit të papritur e marramendës me albumin “Dark Side of the Moon”, fama u shndërrua në problem për grupin Pink Floyd.

Duke menduar për albumin e radhës, muzikantët që eksperimentonin vite me radhë me tingujt e pazakontë, vendosën të bëjnë muzikë pa instrumente, por me mjetet që i ka çdo shtëpi.

Kështu nisi projekti “Household Objects” i grupit Pink Floyd. Për “instrumente” u përdorën gotat e verës, poçet elektrike, lapsat, gomat, gazetat, sharrat, çekanët, llastiqet.. Dhe, u realizuan temat “The Hard Way” dhe “Wine Glasses”. Kjo e dyta do të inkorporohet në pjesën e parë të këngës “Shine on You Crazy Diamond”, të albumit të radhës “Wish You Were Here”, sepse grupi heq dorë nga ky projekt jo veç i çuditshëm po edhe i vështirë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Qu3Jm03hsaY&feature=youtu.be

Ndryshimi neurologjik e bën të kthejë në pikturë këngën tuaj të preferuar

Shumica e artistsëve e bëjnë punën duke pikturuar atë që shohin, por 26-vjeçarja nga Kansasi, Melisa Mekkraken, ka një ndryshim neurologjik që prek 4% të popullsisë, e që ka të bëjë me mënyrën se si i përgjigjet truri disa stimulimeve.

Ky ndryshim neurologjik quhet Sintezi, dhe bën që ajo të shohë përzierje ngjyrash sa herë që dëgjon muzikë. Sintezia i prek njerëzit në forma të ndryshme, por rasti i Melisës është “Kromestezi”.

Ajo ka vendosur që këtë veçori ta kthejë në favorin e saj, ndaj vajza bën piktura të këngëve që dëgjon. Ajo madje mund të kthejë në pikturë edhe këngën tuaj të preferuar.

David Bowie, Life on Mars
Prince, Joy in Repetition
Radiohead, All I Need




Jo celular, jepuni fëmijëve një instrument muzikor për këto arsye, thotë shkenca

Terapia muzikore ndihmon në rritjen e humorit dhe përshpejton shërimin. Ja disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj.

Përveç kësaj, mësimet e muzikës përshpejtojnë rimëkëmbejn e njerëzve që kanë pësuar një goditje. Ka gjithashtu dëshmi që tregojnë se trajnimi muzikor në fëmijëri i mbron njerëzit nga zhvillimi i çmendurisë në të ardhmen. Bright Side, tregon disa arsye pse duhet t’i jepni një instrument muzikor fëmijës suaj:

Rrit koordinimin

Teksa luani një instrument muzikor, truri përkthen shënimet që i sheh në lëvizjet e dorës. Ky shkëmbim ndodh me shpejtësinë e ritmit të melodisë. Ky koordnim i leximit të muzikës dhe procesi i riprodhimit të saj, shpejton reagimin e trurit dhe përmirëson funksionimin kognitiv.

Përmirëson dëgjimin

Mësimi i muzikës ndihmon në izolimin e tingujve individualë. Kjo është arsyeja pse muzikantët kanë një dëgjim kaq të mrekullueshëm. Shkencëtarët madje kanë zbuluar se, për muzikantët, është e lehtë të identifikohen tingujt dhe zërat e veçantë në një mjedis të zhurmshëm.

Heq stresin

Dëgjimi i muzikës ndihmon për të tërhequr vëmendjen nga një ditë stresuese. Fakti është se emocionet e përsëritura vënë në fokus një aktivitet pozitiv, i cili ndihmon në reduktimin e stresit. Mund të zvogëlojë presionin e gjakut dhe të lehtësojë pagjumësinë dhe depresionin.

Mpreh funksionimin e trurit

Luajtja e një instrumenti është një stërvitje e vërtetë e trurit. Muzikantët rrallë kanë probleme me kujtesën. Fakti është se duke luajtur muzikë ndihmon për të përmirësuar performancën mendore. Muzika gjithashtu mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe çmendurisë. /KultPlus.com

Gazeta e famshme italiane “La Stampa” shkruan për Gëzim Myshketan, e quan “bariton të jashtëzankonshëm”

Këngëtari i njohur shqiptar Gëzim Myshketa, i cili ka korrur mjaft suksese dhe ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj dirigjentësh si Bruno Aprea, Fasolis Diego, Daniel Oren, Dante Ferretti, e të tjerë, sot ka zënë vend në faqen e gazetës së famshme italiane “La Stampa” e cila i ka kushtuar artikull të veçantë Myshtekës, e veç tjerash atë e ka cilësuar si “bariton të jashtëzakonshëm” /KultPlus

Rrëfim për ditën kur “vdiq” muzika

Shkruan: Rrona Jaka

Në kohën kur nuk jemi të sigurt se në cilin drejtim do të shkojë politika amerikane është një këngë, e cila, përmes tingujve dhe vargjeve na mëson për historinë revolucionare të asaj që të gjithë e njohim si “Vendi i Ëndrrave”.

Kënga e Don Mclean na tregon historinë e Amerikës e cila shkon paralelisht me historinë e Rock n’Roll-it, me figura si Beatles, Jimi Hendrix e Janis Joplin.

Që në vargun e parë të këngës prezantohet një dinamikë e cila më vonë bëhet tema e gjithë këngës, “The day that music died”. Me këtë i referohet  vdekjes së ikonave të Rock N’Roll-it, Buddy Holly, Ritchie Valens dhe Big Bopper, ditës që mediat e quanin “Dita që vdiq muzika”. Vdekja e tyre ndjellë frikën jo vetëm për vdekjen e muzikës por edhe të levizjes revolucionare në SHBA.

Kurse refreni i këngës “Bye Miss American Pie. This will be the day that i die” është një nostalgji për Amerikën e viteve të 50-a, duke formuar një imazh me simbole amerikane duke i dhënë fund Amerikës pas Luftës II Botërore.

 Në bazë të këtyre imazheve, vargu tjetër i këngës na qon te një pafajësi e humbur. Narratori i këndon filozofisë ekzistencialiste dhe vallëzimeve nën titujt e Rock n’Rollit.

Vargu u referohet këngëve fantastike si “Book of love” dhe “A white sport coat”. Teksa përmend dicka shumë të thjesht na kujton kohën e tensioneve kur amerikanët po kërkon të drejta të barabarta, të drejtën e votës dhe po përballeshin me paragjykimeve seksiste e raciste. Gjithashtu edhe kohë kur po ndryshonte rrënjëasisht roli i SHBA-së në botë.

Me anë të muzikës njerëzit po bëheshin më pak konservatorë, duke u adaptuar në një  kohë pas asaj që ishte quajtur “Vdekja e Muzikës”.

Ditët e pafajësisë dhe të vallëzimeve zëvendësohen me figura komplekse dhe arketipe që tregojnë revolucionin që solli muzika në dhjetë vitet e ardhshme.

Figura që dominon tekstin është “The Jester” që për të gjithë përfaqëson Bob Dylan, për shkak të një balline revisteje ku Dylan kishte veshur një kapuq të palaços duke munduar ta imitojë James Dean në “Rebel without a cause”.

Edhe pse, ndryshe nga ai, Dylan ishte rebel me një kauzë shumë të fuqishme. Siç thotë McLean, ai këndonte me zërin e njerëzve, me anë të këngëve për protesta dhe për të drejta duke u kthyer kështu në fytyrën më të rëndësishme të muzikës amerikane, dhe duke ia marrë kurorën vet Mbretit të muzikës, Elvis Presley.

 Gjithsesi McLean këtë kurorë e quan “Kurorë me gjemba” duke e kthyer vargun në një alegori biblike për kurorën me gjemba që mbarte Krishti. Pjesa tjetër e vargut koncentrohet te një kohë më e errët të politikave komuniste dhe muzikës së John Lennon.

Ndërsa Hakter Scalter” është një referencë për vrasjet e Charles Manson, njeriu që besonte se ka mesazhe të fshehta në këngët e The Beatles. Një masakër që mendohet se i dha fund lëvizjes Hippie. Vargu në vazhdim flet po ashtu për lëvizjen Hippie të cilët po luftonin për të drejta të barabarta, ndërkohë që “The Jester” kritikohet për ndryshime drastike pasi kishte pësuar një aksident me motoçikletë. Një aksident thuajse fatal.

Ndërkohë duke përmendur “Sergents” nga The Beatles, krijohet një tjetër alegori me konotacione ushtarake duke na quar të vitet kur Amerika po vazhdonte një luftë të pashpresë në Vietnam. Dhe në fund të vargut McLean tregon se si vdekja e Buddy Holly ndikon në shkatërrimin e iluzionit për një ëndërr amerikane.

Ndërsa vargu i fundit citon eventet që e motivuan krijimin e American Pie, pra festivalin Altamont Speedway. Një festival që tentoi ta risjellë lëvizjen Hippie. Të shoqëruar nga muzika e Rolling Stones, festivali u kthye në një rrëmujë të vërtetë. E gjitha kjo kapet shumë bukur me anë të një gjuhe simbolike. Duke përdorur këngën “Jumpin Jack flash” luhet me imazhet biblike që e kanë motivuar këtë këngë.

E gjithë kjo këngë mund të shihet si një përfaqësim konkret i kulturës amerikane. Është një histori e errët e një populli që i duhet të luftojë për vite për të arritur në ditët tona.

Ndërsa vargu i gjashtë “I meet a girl who sang the blues, and i asked her for some happy news. She just smiled and turned away, in the day that music died.” u jep fund ditëve të lumtura ku revolucioni përfundon, por asgjë konkrete nuk arrin të realizohet. Vargu i fundit gjithashtu përfundon me një referencë biblike që sinjalizon fundin e një kohe të lumtur duke referencuar vrasjen e JFK dhe Luther King. Por “Ati, biri dhe Shpirti i shenjtë” mund të jenë edhe referenca tragjedinë që shënoi “Vdekjen e Muzikës’.

E gjithë kënga përfundon me përsëritjen e refrenit në një notë më të ngadaltë, duke rikujtuar gjithcka të mirë rreth Amerikës dhe arsyen se përse të gjithë e shohin këtë vend si toka e re dhe vendi i ëndrrave.RronaJaka/KultPlus/

10 përfitime shëndetësore të muzikës

A nuk është interesante se si dëgjimi i një kënge të veçantë mund të sjellë një kujtesë të veçantë ose të bëjë që ju të ndiheni të lumtur apo të qetë ose të kërceni? Njerëzit lindin me aftësinë për të treguar dallimin mes muzikës dhe zhurmës. Truri ynë në të vërtetë ka rrugë të ndryshme për përpunimin e pjesëve të ndryshme të muzikës. Dhe, muzika e shpejtë mund të rrisë normën e zemrës, frymëmarrjen dhe presionin e gjakut, ndërsa muzika e ngadalshme ka tendencë të ketë efekt të kundërt.

1.Përmirëson gjendjen shpirtërore.

Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës mund të përfitojë mirëqenien e përgjithshme, të ndihmojë në rregullimin e emocioneve dhe të krijojë lumturi dhe relaksim në jetën e përditshme.

2.Redukton stresin.

Dëgjimi i muzikës “relaksuese” (që përgjithësisht konsiderohet të ketë ritëm të ngadaltë, katran të ulët dhe pa tekst) ka treguar që redukton stresin dhe ankthin tek njerëzit e shëndoshë dhe në njerëzit që i nënshtrohen procedurave mjekësore (p.sh. kirurgji, dentare, kolonoskopi).

3.Pakëson ankthin.

Në studimet e njerëzve me kancer, dëgjimi i muzikës së kombinuar me kujdesin standard redukton ankthin krahasuar me ata që morën vetëm kujdesin standard.

4.Përmirëson stërvitjen.

Studimet sugjerojnë se muzika mund të përmirësojë ushtrimin aerobik, të nxisë stimulimin mendor dhe fizik dhe të rrisë performancën e përgjithshme.

5.Përmirëson memorien.

Hulumtimet kanë treguar se elementet e përsëritura të ritmit dhe melodisë ndihmojnë trurin tonë të formojë forma që rrisin kujtesën. Në një studim të të mbijetuarve me problem të kujtesës, dëgjimi i muzikës i ndihmoi ata të përjetonin më shumë kujtesë verbale, pak konfuzion dhe vëmendje më të fokusuar.

6.E lehtëson dhimbjen.

Në studimet e pacientëve që u shëruan nga kirurgjia, ata që dëgjuan muzikë para, gjatë, ose pas operacionit, kishin më pak dhimbje dhe më shumë kënaqësi në krahasim me pacientët të cilët nuk e dëgjonin muzikën si pjesë të kujdesit të tyre.

7.Ofron rehati.

Terapia muzikore është përdorur gjithashtu për të rritur komunikimin, përballimin dhe shprehjen e ndjenjave të tilla si frika, vetmia dhe zemërimi në pacientët që kanë një sëmundje serioze dhe që janë në kujdesin përfundimtar.

8.Përmirëson njohjen.

Dëgjimi i muzikës mund të ndihmojë gjithashtu njerëzit me kujtesën e Alzheimerit që kujtimet e dukshme kanë humbur dhe madje ndihmojnë në mbajtjen e disa aftësive mendore.

9.Ndihmon fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit.

Studimet e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit që morën terapi muzikore treguan përmirësim në përgjigjet sociale, aftësitë e komunikimit dhe aftësitë e vëmendjes.

10.Zbaton foshnjat e parakohshme.

Muzika e gjallë dhe ninullat mund të ndikojnë shenjat vitale, të përmirësojnë sjelljet e ushqyerjes dhe modelet e gjirit në foshnjat e parakohshme, dhe mund të rrisin periudhat e zgjatura të shteteve të alarmit të qetë. / KultPlus.com

Mbretëresha e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha dekorohet nga presidenti Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka dekoruar me medaljen e “Mirënjohjes”, mbretëreshën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Çmimi i mirënjohjes iu akordua këngëtares Pagarusha përmes propozimit të një Akademie në Florida, i cili është çmim periodik vjetor që firmoset nga Presidenti amerikan për Personalitete që kanë impakt mbi njerëzit dhe shoqëritë e tyre, konkretisht në fushën e artit.

Për nder të ditëlindjes së saj ua rikujtojmë se ky çmim iu nda vitin e kaluar si një ndër çmimet më të rëndësishme në karrieren e saj.

Në ceremoninë e organizuar për 85-vjetorin e artistes së madhe shqiptare në Akademinë e Arteve në Tiranë, nga Shoqata RessEgnatia dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova, familjarë, miq, artistë dhe artdashës.

“Mirë se ju gjeta. Kurrë s’kam menduar që do të vijë ky moment kaq i rëndësishëm për mua, kaq i dashur, kaq e lumtur jam. Nuk di kush është më i kënaqur, unë që jam me ju, apo ju me mua”, u shpreh artistja e madhe.

Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj 1933, është një këngëtare dhe aktore shqiptare, e mbajtur si mbretëresha e muzikës shqiptare. Me një karrierë të ndritur Pagarusha është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera./KultPlus.com

Tuna publikon bashkëpunimin me Armend Rexhepagiqin

Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna sonte ka publikuar albumin “Fortuna” dhe deri tani ka publikuar një serë këngësh me videoklipe, shkruan KultPlus.

Krahas këngës me Yll Limanin, ajo ka publikuar edhe këngën me Armend Rexhepagiqin “Harrova”. Kënga pat ngjallur mjaft emocione në interpretimin e Tunës dhe Armendit në Shkup.

Armend Rexhepagiqi tash e një kohë i ka munguar skenës muzikore, ndërsa së fundmi ka kompozuar këngën e Elvana Gjatës “Tavolina e merzisë” dhe “Tani m’ke zemër” nga Tuna./ KultPlus.com

“Eja eja lule borë”, kënga që i ka rezistuar shtatë dekadave

E shkruar në vitin 1946 nga poeti shkodran Zef Pali dhe e kompozuar nga Simon Gjoni, kënga “Eja, eja lule borë” mbetet ndër këngët më të bukura shqiptare, shkruan KultPlus.

Një këngë që i ka rezistuar kohës, shtatë dekadave jetë, edhe sot këndohet e dëgjohet me ëndje.

Po e sjellim sonte një performancë të këngës e cila nuk është vetëm shkodrane, por një vlerë e të gjithë shqiptarëve.

Po e bashkëngjisim edhe tekstin origjinal të këngës.

Në ish-Bashkimin Sovjetik, Lule borë, ishte kaq e përhapur sa që shqiptarëve iu drejtoheshin: “A…, ju jeni nga vendi i Lule borë”, kujton këngëtari Avni Mula, një nga interpretuesit më pikantë të kësaj kënge në atë kohë, por që nuk e ka harruar pa një interpretim lirik të mirëfilltë në disa koncerte edhe vajza e tij, sopranoja Inva Mula. / KultPlus.com

Eja, eja lule borë

Tue kerkue n‘mal e n‘koder

tue prek‘ lule e gjeth‘ me dore

veç nji kopsht ma t‘bukur Shkodër

ty te gjeta Lule Borë

Ref

Je e vogel por je plot

Ty t‘ kerkoj une tash sa mot

Tash sa mot une ty t’ kerkoj

N‘gzim me ty jeten ta çoj

Eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

eja eja lule bore

se me ty do t‘thur kunor

Pash ma t’ buk’ren stinë pranvere

pash mbretneshen trandofil

mos t‘i falish kujt Ti eren

se per mue vetem ke çil

Fjalet e mija deh ndigjoi

ma ke ftyren porsi zane

une prej gjumit do’t zgjoj

veç me t pa ne drit t’ksaj Hane

Ju lutem prindër, kontrolloni fëmijët çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë

Shkruan: Sidrit Bejleri

Nuk është hera e parë që e them:

Ju lutem prindër, kontrolloni fëmijët çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë, sepse këtu zë fill brumosja e tyre dhe ajo çfarë do bëjnë në të ardhmen.

Po ju serviret “muzikë” që nuk është muzikë, nga njerëz që i thonë vetes “artistë”.

Tekste bastarde që i “shkruajnë” tipa që dyshoj në dinë të shkruajnë edhe emrin e tyre. Kuptojeni një herë e mirë që ata duan të shesin “muzikën” dhe “tekstet” e tyre, por po shkatërrojnë brezin e sotëm dhe jo vetëm. Fëmijë dhe adoleshentë që këndojnë me shpirt llumin që përçohet nga tregtarë të shpifur që në thelbin e ditës së tyre kanë vetëm paranë, duke harruar se kanë fëmijë vete ose do kenë një ditë.

Po na krijojnë modë dhunën, po na i thurin lavde drogës, prostitutave dhe lakuriqësisë. Po mundohen të na mbushin mendjen se e keqja është e mirë,

se alkoli dhe droga të burrërojnë, se imoraliteti duhet të jetë kult i ditëve tona duke harruar që familja është e shenjtë dhe një ditë nuk do donin as ata që t’u cënohej.

Sot gjykoj si prind, por edhe si një person që para pothuaj 20 vitesh isha në moshën e atij djali që mbrëmë ndërroi jetë nga një zënkë banale…

Nuk do i uroja askujt të ishte në vendin e familjes së viktimës ose të vrasësit!
Kontrollojini që në fëmijëri!

Muzika është profesioni im dhe ndikon shumë, më besoni. Mesazhi i saj kthehet në mënyrë të jetuari dersa njeriu fillon dhe kupton realisht, pra piqet!
Të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë.

Gjërat e mëdha bëhen duke filluar nga të voglat!
Drejtojini tek e Vërteta, larg gënjeshtrave të përditshme që gjenerojnë vetëm urrejtje dhe shkatërrim të vlerave!

Helmimit të trupit edhe mund t’ja gjejmë ilaçin, por helmimi i shpirtit vetëm në një vend e ka shërimin…

Me dashamirësi,

Sidrit Bejleri

Bienalja e Venecias çelet me muzikën e mjeshtrit shqiptar

Bienalja e Venecias këtë vit do të çelet me filmin klasik të kinemasë pa zë, “Golem – si erdhi në jetë’, i Paul Wegener. Filmi, i shfaqur në një kopje të re digjitale, do të shoqërohet me muzikën e mjeshtrit shqiptar Admir Shkurtaj, bën të ditur ATSH.

I diplomuar për muzikë në liceun artistik Jordan Misja në Tiranë, Admiri është një kompozitor i shumëvlerësuar në Itali.

I vendosur në Pragën e shekullit të 16-të, II Golem tregon përrallë hebraike për krijesën e baltës që u krijua nga rituali i egër i një rabi. Duke pritur dëbimin e ardhshëm të hebrenjve nga qyteti, Rabbi Loew zgjon Golemin mitik për të mbrojtur popullin e tij.

Pas një sërë ngjarjesh, Golemi shpëton jetën e Perandorit (Otto Gebühr), duke e bindur që të mos i dëbojë më hebrenjtë. Por për shkak të intrigave të një shërbëtori xheloz (Ernst Deutsch), Golemi del jashtë kontrollit dhe kthehet kundër krijuesit të tij.

Drejtori dhe skenaristi Paul Wegener, i cili gjithashtu luan Golem, kishte përshtatur më parë dy herë historinë, në vitin 1914 dhe më pas në vitin 1917. Por vetëm përpjekja e tij e tretë, e udhëhequr nga një ambicie e madhe artistike, e bëri atë të fitonte një konsensus të gjerë .

Drejtimi i tij i shquar, me skenografinë e Hans Poelzig dhe fotografinë e Karl Freund, e bëri II Golemin një nga filmat më të vlerësuar dhe të famshëm të kinemasë së Weimar. Filmi u bë një sukses i madh ndërkombëtar për industrinë e filmave të heshtur gjerman, me parashikime të shitura për muaj edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Stili emblematik ekspresionist ka ndikuar në klasikët e Hollivudit të horrorit dhe kulturës popullore deri më sot.

Sa i përket muzikës origjinale me të cilën II Golem do të shoqërohet në mbrëmjen e 28 gushtit, maestro Admir Shkurtaj tha,”e gjithë vepra i referohet një leksiku muzikor, duke reflektuar rastësinë e formës që është e përshtatshme për argjilën; një përzierje në të cilën mund të njihen elementet e xhazit, muzikës bashkëkohore, modulet melodike dhe ritmike të traditës muzikore të Evropës Lindore dhe të muzikës elektronike”.

Festivali i Filmit të Venecias do të zhvillohet në Lido nga 29 gusht deri më 8 shtator 2018 drejtuar nga Alberto Barbera dhe me organizator Paolo Baratta./KultPlus.com

Grupi gjerman që këndojnë këngën shqip ‘Kur jam kânë nji vakt i ri’ (VIDEO)

Grupi Super 700, të themeluar në vitin 2003 nga Ibadet Ramadani dhe Michael Haves në Berlin të Gjermanisë na kanë befasuar të gjithëve më këngën “Kur jam kânë nji vakt i ri”.

Grupi i përbërë prej gjermanëve e këndojnë këngën “Kur jam kanë një vakt i ri” me një theks më ndryshe nga që jemi mësuar ta dëgjojmë.

Antarët e grupit janë: Ibadet Ramadani, Jan terstegen, Michael Haves, Sebastian Schmidt./ KultPlus.com