“Veç për ty i dashur qaj pse s’vjen ma s’di çka të baj” (VIDEO)

Nexhmije Pagarusha është pa asnjë dyshim figura më historike e muzikës në hapësirën shqiptare, shkruan KultPlus.com

Janë rreth 150 këngë që ajo i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.

Sonte kur ikona e muzikës shqipe do t’i mbushte 87 vite po e kujtojmë atë me këngën “Sytë për ty i kam të njomë”, një këngë e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm. /KultPlus.com

‘Lule të bukura ka Tirana…’ nga zëri i ëmbël i Merita Halilit

Merita Halili është këngëtare e muzikës popullore, e cila me zërin e saj të embël, ndër vite e ka kultivuar muzikën, sidomos atë të Shqipërisë së Mesme.

Sot, KultPlus ju sjell një interpretim të saj “Lule të bukura ka Tirana”:

Lule t’bukura ka Tirana
Na i mbush rrugët plot me erë.
Lule t’bukura ka Tirana,
Na i mbush rrugët plot me erë.
Moj esmere , ku t’ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.
Moj esmere , ku t’ka lala,
Merrja kangës edhe një herë.

Mos më rri i dëshperu,
Jam e jotja prap të du.
Mos më rri i dëshpëru,
Jam e jotja prap të du./KultPlus.com

‘Delja Rude’, nën interpretimin unik të Elina Dunit (VIDEO)

Elina Duni është një ndër artistët më të shquara aktuale shqiptarë. Ajo ka lindur në Tiranë, dhe është bija e Besa Myftiut (shkrimtare) dhe e Spiro Dunit  (aktor dhe drejtor teatri). Fillet e saj në muzikë i bëri qysh në moshën pesë vjeçare kur filloi të studiojë violinën.

Nga viti 1986 deri 1991 ajo ka marrë pjesë në disa festivale për fëmijë dhe ka kënduar për Televizionin Shqiptar. Në vitin 1992 u vendos në Gjenevë, Zvicër bashkë me nënën e saj.

Gjatë viteve 2004 dhe 2008 studioi për këngë dhe kompozicion në Hochschule der Künste në Bern, në departamentin e jazz-it. Gjatë kësaj kohe ajo krijon Elina Duni Quartet me Colin Vallon në piano, Patrice Moret në violinçelo dhe Norbert Pfammatter në tupanë, grup i cili prezenton rikthimin e saj në rrënjët muzikore shqiptare, kombinim i këngëve folklorike Ballkanike dhe jazz-it.

Baresha (2008), Lume, Lume (2010), Matanë Malit (2012), Muza e Zezë (2014), Dallëndyshe (2015) etj, janë disa prej projekteve të saj të cilat i ka lansuar përgjatë karrierës së saj.

Sot, KultPlus ju sjell një interpretim të saj ‘Delja Rude’:

Ti moj dele, delja rude
ti moj dele, delja rude
a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman

a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman

Qengj të butë, lara lara
qengj të butë, lara lara

Sa t’i dal bacës përpara
ver’ o verë aman
sa t’i dal bacës përpara
ver’ o verë aman

Ta kullos rrugë më rrugë
ta kullos rrugë më rrugë
rrugë më rrugë e ferrë më ferrë
ver’ o verë aman

sa ta nxjerr këtë pranverë
ver’ o verë aman

Ti moj dele, delja rudë
ti moj dele, delja rudë
a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman
a s’ma fal një qengj të butë
ver’ o verë aman/KultPlus.com

‘S’paske pas një pikë mëshire’ nga zëri i mrekullueshëm i Hafsa Zyberit (VIDEO)

Hafsa Zyberi është një ndër këngëtaret që këndoi dhe kultivoi këngët e Shqipërisë së Mesme, shkruan KultPlus.

Ajo është këngëtare popullore e vlerësuar në breznin dhe kualitetin e Fitnete Rexhës, Nexhmije Pagarushës, Fatime Sokolit, Merita Halilit etj.

Disa prej këngëve të cilat ajo i këndoi ndër vite janë: Hajde Moj Malenake, S’paske Pas Një Pikë Mëshirë, Si Më Ke Sytë Më Ke Vetullat, Të Du Moj Goce E Vogel, Ti Pelqeva Ato Sy, Unë Ty Moj Të Kam Dashte, Kënga E Shoqënisë, Balluket E Tuja, Çohuni Djema Shaloni Atin, Këngë Për Kajo Karafilin, Kumuri Qafëbardhë, Kur Ke Qenë Një Herë E Re, Lum E Lum Se Ja Mërrina, Më Shikon Më Buz Në Gaz, Moj Thëllënxa Mitare, Mun Te Ara Kë Tagjia, Në Bash Të Qejfit E T’muhabetit, Rrallë Kam Pa Ksoj Bukurie etj.

KultPlus ju sjell një interpretim të saj ‘S’paske pas një pikë mëshire’

‘Spaske pas një pikë mëshirë’

s’paske pas një pik mëshire,
qysh mësova unë ksi soj,
xhanëm aman
qysh mësova unë ksi soj.

(ref.)
s’pres prej teje farë të mire
vec me fol o njëher me goj
xhanëm aman.
vec me fol o njëher me goj.

pse m’ke marrë kaq shumë mëri
s’shkohet jeta me inat
xhanëm aman
s’shkohet jeta me inat

(ref.)
fol me gojë o syni i zi
mos ki frikë se ben mëkat
xhanëm aman
mos ki frikë se bën mëkat

paske pas moj zemrën hekur
qysh durove mori xhan
xhanëm aman
qysh durove mori xhan

jam betu se nuk du tjetër
trëndafile o në Elbasan
xhanëm aman
trënadafile o në Elbasan/KultPlus.com

“Synergy” bëri bashkë në Prishtinë artistë nga gjashtë vende të Ballkanit, shpalosi fuqinë e artit përmes muzikës

Arlinda Hajdaraj

Kompozitor e muzikantë, duke përfshirë nacionalitete të huaja dhe në mesin e tyre edhe shqiptarë, u mblodhën mbrëmë në Prishtinë për të performuar veprat e tyre, përpara një publiku të gjerë, shkruan KultPlus.

Përpara se të nis koncerti i magjishëm nga këta 12 muzikantë të rinjë, fjalën hyrëse e mori profesoresha e muzikës dhe drejtoresha e Chopin Piano Fest, Besa Luzha e cila foli më tepër për koncertin që pritej të nistë për pak çaste, duke dhënë detaje më të thella se si arriti deri tek realizimi i tij.

“Kompozitorët janë zgjedhur me short se në cilat qytete do ta kenë rezidencën artistike. Dy kompozitorët tanë Ardian Halimi dhe Kreshnik Aliçkaj, kanë pasur rezidencat në dy qendra të ndryshme, njëri në Dubrovnik dhe tjetri në Tiranë. Ndërkaq, tek ne në Prishtinë kanë qenë dy kompozitor të rinjë, Timotej Kosovinc, i cili do të luajë edhe sonte me kitarë dhe Mira Milosavljevicqë e cila vjen nga Beogradi”, u shpreh Luzha.

Ndërkaq, Luzha tregoi që të gjitha këto kompozime janë zhvilluar në gjashtë qytete të ndryshme të botës, duke përfshirë Kotorin, Dubrovnikun, Trebinjën, Tiranën, Prishtinën dhe Lubjanën, dhe se secila qendër ka caktuar se cilat tema do trajtohen brenda koncertit.

“Prej 16 korrikut ky grup ka filluar turneun nëpër të gjitha këto gjashtë qendra. Dhe pas përfundimit të punës së tyre artistike dhe kompozimeve, çdo qytet është dashur të caktojë tema dhe të inspirohet nga to. Në Prishtinë, ne i kemi caktuar dy tema, diversitetin dhe lirinë, mbi të cilat kompozitorët kanë krijuar veprat”, përfundoi Luzha.

Luzha tha se çdo gjë është realizuar me short dhe se në mesin e këtyre muzicientëve janë përzgjedhur për të përformuar katër shqiptarë.

Rezidencën artistike, kompozitorët Timotej Kosovinc dhe Mira Milosavljevicq, e patën në Kosovë. Kosovinc, ishte kompozues i këngës ‘Unheard story’ të cilën e solli mbrëmë në mënyrën më të mirë të mundshme duke u kapur gjer në detajet më të imëta. Ndërsa, vepra e Mira Milosavjevic, do të dalë sot në po të njëjtën skenë, me performim nga po të njëjtit muzikantë.

Mbrëmë, publiku ishte i padurueshëm në aspektin e pritjes, ku çdonjëri priste me ngulm fillimin e kësaj performance. Me të hyrë në skenë grupi i parë i muzicientëve, publiku u çua në këmbë duke dhënë emocione të forta nga vetja, me duartrokitjet më të mëdha dhe me mbështetjen entuziaste karshi tyre.

Kjo ngjalli energjinë më të madhe tek performuesit, duke nxitur ata të japin qoftë edhe copëzën më të vogël prej vetes.

Kënga ‘Air’ e kompozuar nga Milivoje Picuric, nisi të luhet nga katër muzicientët e huaj, Dusan Obrenovic dhe Andrijana Durmisevic me violinë, Marija Bozic me violë dhe Teodora Uskokovic me violonçel.

Edhe pse performimi i këngës së parë nuk zgjati shumë, ajo magjepsi të gjithë të pranishmit me paraqitjen e saj. Ndjenjë qetësie, energji të mirë dhe emocione të forta ishin ato çka u përçuan tek publiku me anë të kësaj kënge.

Kompozitorja e këngës, Milivoje Picuric, foli në për këngën ‘Air’ në detaje.

“Ajri është një përzierje e shumë gazeve dhe grimcave të vogla të pluhurit. Është gazi i pastër në të cilin gjallesat jetojnë dhe marrin frymë. Ka formë dhe vëllim të pacaktuar. Ka masë dhe peshë sepse është materie”, përfundon Picuric.

Kënga e radhës ishte me kompozim të shqiptarit, Ardian Halimi, këngë, e cila tek publiku ngjalli atë ndjenjën prej shqiptari. Drithërima, entuziazëm, e kënaqësi u panë në fytyrat e secilit pjesëmarrës.

‘On the Edge of Silence’ u luajt në mënyrë profesionale nga Tereza Horakova me të tre muzicientët shqiptarë, Entela Qarkagjija, Egli Prifti, dhe Arian Zherkën.

‘Në buzë të heshtjes’ është përshkruesja më e mirë e tingujve që vijnë nga qetësia e largët të cilat zhduken përsëri në errësirë. Ashtu ndodhi edhe në performimin e kësaj kënge, ku edhe zhurmat më të thella shkonin duke zvogëluar ritmin e tyre, duke u asgjësuar në fund. Në mbarim të këngës, me zhdukjen e tingujve, mbetën vetëm siluetat e tyre të cilat ndjeheshin ende në qetësi.

Jo gjithmonë ka nevojë për fjalë për të shpalosur diçka, e këtë më së miri e vërtetuan mbrëmë ky grup i performuesve, ku e vetmja gjë që bënte zhurmë ishin veglat muzikore në duart e tyre.

Fuqia e botës së artit është e tillë, jep mesazh edhe pa zë, jep forcë edhe pa bërtitur e shpërndanë emocione pa pasur nevojë të prekë zemrat.

Përpos këtyre dy këngëve, përpara publikut të Prishtinës u paraqitën edhe katër këngët e tjera si ‘Encounters’, ‘Big Ship Full of Joy and Crap’, ‘Kuartet pianistic’ dhe ‘Unheard Story’. Secila këngë, me veçantinë e vet dha më të mirën nga vetja.

Me këto gjashtë vepra artistike të kompozuara me profesionalizëm e të performuara magjishëm, u bë edhe përmbyllja e koncertit të parë të ‘Synergy’, ndërsa koncerti i dytë do të mbahet sonte në ora 20:00.

Milivoje Picuric, Ardian Halimi, Nina Perovic, Matija Krecic, Kreshnik Alickaj dhe Timotej Kosovinc, ishin gjashtë kompozuesit e veprave të shfaqura mbrëmë. Ndërkaq, performuesit e natës së mbrëmshme janë: Dusan Obrenovic, Andrijana Durmisevic, Marija Bozic, Teodora Uskokovic, Egli Prifti, Teresa Horakova, Entela Qarkagjija, Arian Zherka, Alenka Bogataj, Leufat Bucuku, Milena Petkovic, Marija Ticl, Andi Duraku, Miljana Nikolic, Cristina Basili, Timtej Kosovinc dhe Tim Jancar.

Kujtojmë që ky rrugëtim me performim të këtyre veprave ka nisur më datë 16 korrik dhe do të zgjasë deri më 2 gusht. Performuesit udhëtuan në gjashtë vende, duke përfshirë, Kotorin, Dubrovnikun, Trebinjen, Beogradin, Ljubljanen dhe Tiranën e Prishtinën. / KultPlus.com

‘Xhamadanin kuq si gjaku’ (VIDEO)

Naile Hoxha e lindur në Shkodër 31 dhjetor 1934, ka qenë një ndër këngëtaret që kanë interpretuar muzikë popullore shqipe ndër vite, shkruan KultPlus.

 Për artin e fruar gjatë karrierës së saj muzikore ajo u dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri”  dhe më 1976 me titullin “Artiste e Merituar”.

Disa nga këngët më të suksesshme të saj që kanë pasur sukses jo vetëm në Shqipëri, ishin “Xhamadanin kuq si gjaku”, “Moj e mir synin larush”, “Djal i dashtun”, “Seç po fryn fllad pranvere”, janë disa nga këngët e saj të cilat kanë pasur më së shumti sukses.

Këngëtarja shkodrane ishte pjesë e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë. U nda nga jeta më 29 gusht 2016.

Ajo vdiq më 29 gusht 2016/

KultPlus ju sjell interpretimin e saj me këngën “Xhamadanin kuq si gjaku”:

Xhamadanin kuq si gjaku
Kuq si gjaku

x2

Ta qendisa prej meraku

x2

Dil në derë të tshikoj pak
Ta qendisa për merak
Sa ta shoh si trrin në shtat
Hajde djalo të rrimë pak x3

Fije fije me gajtan
Me gajtan

x2

Ojna ojna për sevdan

x2

Dil në derë të tshikoj pak
Ta qendisa për merak
Sa ta shoh si trrin në shtat
Hajde djalo te rrimë pak x3

Pejn me kokrra
Mbush me ar, mbush me ar

x2

Per at djal ziliqar

x2

Dil në derë të shikoj pak
Ta qendisa për merak
Sa ta shoh si të rri në shtat
Hajde djalo të rrim pak x3

‘Turtullëshë’ nga zëri i mrekullueshëm i Shpresa Berishës (VIDEO)

Shpresa Berisha është këngëtare e muzikës popullore shqipe, shkruan KultPlus.

Ajo ka lindur në Suharekë. Ka të kryer Fakultetin juridik. Është femra e parë shqiptare në Suharekë që punoi si gjykatëse. Një kohë jetoi ka jetuar në perëndim përderisa në vitet e fundit ka punuar si avokate.

Disa prej këngëve të cilat Shprea Berisha i ka interpretuar gjatë karrierës së saj muzikore janë:

“Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Të desha me hakikat”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “Fytyra jote”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Si t’ja bëj hallit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse” etj.

KultPlus ju sjell teskstin dhe këngën “Turtulleshë” nga Shpresa Berisha:

Dridhet rrezja nëpër valë
Ushton kanga der’ n’kala-e.
Këndon djali ndezun flake-e
Shpejt del vasha n’derë me e pa-e.

Ref.:
Turtulleshë, turtulleshë
Ç’ma ke çu’ shpirtin peshë!

Pasha sytë e ballit-o
Aman fort m’u dogj zemra prej mallit!
Qitma synin gjeraqinë!
Ta shof synin tand si yll.
Folma fjalën gjeraqinë!
Ndëgjoj nji za bylbyl në pyll.

Ref.:
Turtulleshë,…
Ka shumë kohë që s’jena pa
Fjalë as letër s’më ke çue.
Sytë e mi janë mbushë me vaj
I randë malli m’ka kaplue.

Ref.:
Turtulleshë,…
Dridhet rrezja nëpër valë
Ushton kanga der’ n’kala.
Tretet zani dalngadalë
Hija e vashës s’shihet ma.

Ref.:
Turtulleshë,…

‘Coldplay’ njofton se nuk do të bëjnë më muzikë së shpejti

Lajme jo të mira për të gjithë fansat e “Coldplay”. Grupi britanik planifkion të mos bëjë muzikë të re pas vitit 2025.

Gjatë një interviste, vokalisti Chris Martin njoftoi se grupi po planifikon të publikojë një album të ri në studio, por ky do të shënojë herën e fundit që ata regjistrojnë së bashku si grup.

Njoftimi i madh vjen pak më shumë se dy muaj pasi “Coldplay” publikoi albumin e tyre të nëntë në studio, “Music Of The Spheres”, i cili u prodhua nga Max Martin, i cili është një producent i ri në diskografinë e grupit.

Ndërsa albumi i dhjetë në studio do të shënojë fundin e karrierës së regjistrimit të Coldplay si grup, kjo nuk do të thotë se ata do të ndahen fare.

Rezulton se ata ende po planifikojnë të luajnë shfaqje të drejtpërdrejta në të ardhmen e parashikueshme.

“E di që mund t’ju them se regjistrimi ynë i fundit i duhur do të dalë në vitin 2025 dhe pas kësaj mendoj se do të bëjmë vetëm turne”, tha Martin për Jo Gavay në “BBC Radio 2”.

“Ndoshta do të bëjmë disa gjëra bashkëpunuese, por katalogu i Coldplay, si të thuash, përfundon atëherë”, shtoi ai.

Duke u formuar në Londër, Angli në vitin 1996, Coldplay publikoi albumin e tyre debutues në studio, “Parachutes”, në vitin 2000, duke krijuar këngët “Shiver”, “Yellow”, “Truble” dhe “Don’t Panic”.

Debutimi ishte një sukses kritik dhe komercial pas komenteve pozitive. I certifikuar 9 herë platin në Britani dhe 2 herë platin në SHBA, “Parachutes” fitoi çmimin “Grammy” për albumin më të mirë të muzikës alternative në 2002. /KultPlus.com

Chris Martin confirms Coldplay will stop making music in 2025