Shpresa Berisha është këngëtare e njohur e muzikës popullore qytetare shqiptare, shkruan KultPlus.
Ajo ka lindur në Suharekë dhe ka qenë femra e parë shqiptare që ka ushtruar profesionin e gjykatëses. Ndër vite ajo ka jetuar dhe vepruar në mërgim, ndërsa sot ajo punon si avokate në Kosovë.
Disa nga këngët e saj me të cilat bëri shumë adhurues për vete janë:
“Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Të desha me hakikat”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “Fytyra jote”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Si t’ja bëj hallit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse”
KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Të deshta me hakikat’ nga Shpresa Berisha:
Të desha me hakikat
Të çmova mikesh të shtrejtë.
Mir’po paskem qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë.
Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi.
Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.
Një kujtim që m’a ke dhanë-e
Po e ru’j me dashuni.
Do t’a kujtosh fukaranë, e aman
Megjithë se m’ke marrë mëni.
Nuk e di se t’kam bezdisë
Unë të pata me kimet.
Qofsh e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet.