Ministri Çeku: Vazhdojnë punimet në restauruese në Hanin dhe Nallbanin e familjes Kovaç në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në restauruese për të shpëtuar nga rrënimi Hanin dhe Nallbanin e familjes Kovaç që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, shkruan KultPlus.

Ministri Çeku ka bërë të ditur se ky aset  që i takon shek. XIX-të ka vlera historike, si dëshmi e trashëgimisë arkitektonike dhe zejtare, po ashtu edhe vlera edukative e shoqërore.

“Hani dhe Nallbani i familjes Kovaç që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit, po shpëtohet nga rrënimi. Ndërhyrjet restauruese po vazhdojnë.

Ky aset që i takon shek. XIX-të ka vlera historike, si dëshmi e trashëgimisë arkitektonike dhe zejtare, po ashtu edhe vlera edukative e shoqërore.

Vazhdojmë pa u ndalur me investime në trashëgiminë tonë kulturore”, thuhet në shkrimin e Ministrit Çeku/ KultPlus.com