50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparta

Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontravers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni 50 aforizma të strategut të madh.

Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.

Në kulmin e pushtetit të tij, Napoleon Bonaparti kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës, nga Gadishulli Iberik në perëndimderi në Poloninë e ditëve të sotme në lindje.

·        Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim

·        Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.

·        Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

·        Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.

·        Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

·        Në politikë, absurditeti nuk është handikap.

·        Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

·        Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.

·        Një lider është një tregtar me shpresë.

·        Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.

·        Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja.

·        Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.

·        Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.

·        Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.

·        Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.

·        Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.

·        Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.

·        Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.

·        Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.

·        Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.

·        Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.

·        Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.

·        Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.

·        Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.

·        Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.

·        Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.

·        Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

·        Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.

·        E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.

·        Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.

·        Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.

·        Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.

·        E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.

·        Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.

·        Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim.

·        Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.

·        Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.

·        Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.

·        Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.

·        Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.

·        Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.

·        Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.

·        Pasuria nuk ështët ë kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.

·        Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.

·        Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.

·        Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.

·        Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.

·        Lufta është biznesi i barbarëve.

·        Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë./portalishkolloralbas/KultPlus.com

Napoleon Bonaparta: Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.

Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontravers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni 50 aforizma të strategut të madh

·        Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë./PortaliShkollor/KultPlus.com

255 vite nga lindja e Napoleon Bonapartës

Sot janë 255 vite nga lindja e Perandorit të Francës, Napoleon Bonapartës, shkruan KultPlus.

Napoleon Bonaparta (15 gusht 1769 – Ishulli Shën Elena, 5 maj 1821) në jetën e tij ka qenë politikan, gjeneral brilant lufte, Protektor i Lidhjes se Rhein-it, Mbret i Italisë dhe Konsull i Francës dhe mbas kurorëzimit të tij ne Katedralen Notre Dame de Paris ai u shpall perandor i Francës. Ai e mbaroi shkollën ushtarake për fisnikët në Paris falë një burse studimi te cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI.

Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vonë me revolucionin francez do të gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Parë në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vonë bëhet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qenë dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.

Falë disa betejave ushtarake dhe aleancave të shumta që ndërmorri, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati të gjithë kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtonte, idealet e Revolucionit Francez. Arriti të kontrollonte shumë mbretëri të Evropës falë familjarëve të tij të cilët emëroheshin nga Napoleoni për të kontrolluar më mirë shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda).

Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tij në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për të përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor të vitit 1813, Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali.

Në mars të vitit 1815, ia del mbanë të arratiset nga ishulli prej të cilit ishte i burgosur duke mbërritur afër Antibes më pas mbërrin në Paris, historianët do ta përshkruajnë këtë mbërritje të Napoleonit me thënien “mbërriti pa shtënë asnjë plumb”. Ai arrin të marr në dore pushtetin për një periudhë relativisht të shkurtër, e cila kujtohet me emrin “Njëqind Ditët”,me pas do të mposhtet në luftën që quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit të jetës se tij i kaloi i burgosur në ishullin e Shën’Elenes në mbikëqyrjen e Angleze-ve. Mbas humbjes në Waterloo, Kongresi i Vjenës solli në të gjithë Evropën mbretërit të cilët ishin larguar falë Napoleonit./KultPlus.com

Armët e Napoleonit, shiten në ankand për 1.69 milionë euro

Dy pistoleta në pronësi të perandorit francez Napoleon Bonaparta, me të cilat ai dikur synonte të vriste veten, janë shitur në ankand për 1.69 milionë euro.

Armët, të cilat u krijuan nga prodhuesi i armëve nga Parisi, Louis-Marin Gosset, pritej të arrinin midis 1.2 dhe 1.5 milionë euro. Ato u shitën në shtëpinë e ankandit Osenat pranë pallatit ku Napoleoni u përpoq të vriste veten pas abdikimit të tij në 1814.

Shitja e pistoletave vjen pasi ministria franceze e kulturës së fundi i klasifikoi ato si thesare kombëtare dhe ndaloi eksportin e tyre.

Kjo do të thotë se qeveria franceze ka tani 30 muaj për t’i bërë një ofertë blerjeje pronarit të ri, i cili nuk është emëruar. Kjo do të thotë gjithashtu se pistoletat mund të largohen nga Franca vetëm përkohësisht. Armët janë të zbukuruara me ar dhe argjend dhe paraqesin një imazh të gdhendur të vetë Napoleonit në profil. Thuhet se ai donte t’i përdorte ato për të vrarë veten natën e 12 prillit 1814, pasi disfata e ushtrisë së tij nga forcat e huaja do të thoshte se ai duhej të hiqte dorë nga pushteti.

Megjithatë, shefi i tij i madh Armand de Caulaincourt hoqi pluhurin nga armët dhe Napoleoni në vend të kësaj mori helm, por mbijetoi. Drejtuesi i ankandit Jean-Pierre Osenat tha se “imazhi i Napoleonit në pikën e tij më të ulët” po shitej krahas objekteve.

Reliket e Napoleonit janë shumë të kërkuara. Një nga kapelat tricorne që u bë pjesë e markës së tij u shit për 1.9 milionë euro në nëntor. Udhëheqësi historik u kthye në pushtet në 1815 pas mërgimit të tij në ishullin mesdhetar të Elbës, por vazhdoi të mposhtet në Betejën e Waterloo.

Ai vdiq në 1821 pas dëbimit të tij të dytë – këtë herë në ishullin e Shën Helenës në Atlantikun e Jugut./topchannel/KultPlus.com

Letra e Napoleon Bonapartës: Shqiptarët, komb trim

Nga Aurenc Bebja

Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës (Ibrahim Pashë Bushatit, djalit të Mehmet Bushatit) shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.

Shkrimi gjendet në faqen n° 499 të dokumentit me titull « Œuvres de Napoléon Bonaparte – 1822 ».

Ja letra në vijim :

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.

Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë ; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhrat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin): ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhrin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime…

Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të. Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar. Bonaparti. /KultPlus.com

Botohen kopjet autentike të korrespondencës midis Pashait të Shkodrës dhe Napoleon Bonapartit

Nga Aurenc Bebja, Francë – 17 Janar 2022

Gazeta franceze “La Clef du cabinet des souverains” ka botuar, me 15 shtator 1797, në ballinë dhe faqen n°2, kopjet autentike të korrespondencës midis Ibrahim Pashë Bushatlliut dhe Napoleon Bonapartit, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar.

Korrespondenca midis Bonapartit dhe Pashait të Shkodrës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Milano, 25 gusht.

Këtu qarkullojnë kopje që duken autentike, të letrës së Pashait të Shkodrës drejtuar Bonapartit dhe të përgjigjes së gjeneralit francez. Të dyja pjesët janë të denja për vëmendjen e lexuesve kureshtarë.

Kopja e letrës së Pashait të Shkodrës drejtuar gjeneralit Bonapart.

Zoti është i madh dhe veprat e tij janë të mrekullueshme: për kryegjeneralin, mbrojtësin e ligjit të Isait, për njeriun e fuqishëm të Republikës Franceze, gjeneralin e gjeneralëve, Bonapartin, fitimtarin sublim të rajoneve të Italisë, gjeneralin e përgjithshëm, besnik, i nderuar, i mëshirshëm dhe mirëbërës.

Unë i dërgoj atij këtë shkresë :

Unë, princi i gjeneralëve.

U plotësofshin dëshirat tuaja; u konsolidoftë miqësia jonë e përjetshme; arritshin përshëndetjet e mia të sinqerta; qofsha i informuar me lajmin interesant për gjendjen perfekte të shëndetit tuaj dhe për shkak të kësaj miqësie që do të na bashkojë përgjithmonë dhe për të cilën dëshiroj t’ju jap provat më të informuara dhe më të shpeshta.

Miqësia që bashkon Portën osmane me Republikën Franceze nuk ka reshtur kurrë së qeni besnike dhe e sinqertë.

Dora e të fortit, e drejtuar nga dora e Zotit, duke asgjësuar fuqinë venedikase dhe duke e nënshtruar atë në ligjet tuaja, vendosi marrëdhënie të reja midis dy monarkive. Harmonia që ekziston mes tyre rritet kur dy popujt i afrohen njëri-tjetrit; dhe forcimi i ri i lidhjeve që na bashkojnë më detyron t’ju kërkoj një nder të ri. Ai konsiston në mbështetjen nga miku im i sinqertë që nënshtetasit dhe tregtarët e mi që tregtojnë në Venedik, të mbrohen në personat dhe në objektet e tregtisë së tyre; le t’u ofrohet mikpritje dhe le të shikohen me sy të mirë. Kjo është kërkesa ime e vetme; dhe për këtë ju kam dërguar këtë shkresë dhe ia kam përcjellë miqve më besnikë. Pas mbërritjes së këtyre pak rreshtave; pasi të keni kuptuar përmbajtjen e tyre, sipas kuptimit në të cilin i kam diktuar; shpresoj që tregtarët e Shkodrës, nënshtetasit e mi, të konsiderohen mirë, të mbrohen dhe të nderohen. Meqë jam i bindur se do të marr atë që kërkoj nga ju, kjo letër do të shërbejë njëkohësisht për t’ju shprehur mirënjohjen time.

Zoti është i madh dhe veprat e tij janë të mrekullueshme.

Le të mos reshtë kurrë miqësia që na bashkon.

Gjenerali i Shkodrës, Ibrahimi.

Përgjigjja e Bonapartit është pak më afër lakonizmit republikan.

Përgjigjjja e kryegjeneralit Bonapart për Pashain e Shkodrës Ibrahimin.

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj. Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë; por ajo ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin) : ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon flotës osmane të lundrojë pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime : në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.

Nënshkruar : Bonaparti

Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar.

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-clef-du-cabinet-des-souverains-1797-botojme-kopjet-autentike-te-korrespondences-midis-pashait-te-shkodres-dhe-napoleon-bonapartit-per-lexuesit-kureshtare/ / KultPlus.com

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gjendet një kapelë që i përkiste Napoleon Bonapartës

Kapelet në forma të ndryshme të Napoleon Bonaparti. Me rastin e 200-vjetorit të vdekjes në njërën prej kapeleve në qarkullim që i atribuohej atij është gjetur ADN-ja e perandorit.

Sipas raporteve nga disa media ndërkombëtare, objekti zbarkoi rastësisht në shtëpinë e ankandeve Bonhams, e cila e vendosi atë në ekspozitë në selinë e saj në Hong Kong, para se të transferohej në Paris dhe më pas në Londër, ku do të dalë në ankand më 27 Tetor.

Pronari aktual e gjeti atë në një shtëpi të vogël ankandesh gjermane, pa e ditur në fillim se mund t’i përkiste Napoleonit. Pastaj disa detaje e intriguan dhe ai filloi të hetojë, derisa objekti iu nënshtrua testeve më specifike dhe më të sakta në dispozicion.

Veçantia e rrugës që ka përshkuar ky objekt, është e ndryshme nga origjina e kapelave të tjera të Napoleonit në qarkullim, dhuruar nga familje fisnike të lidhura me perandorin, ose nga ushtarë që i kishin mbledhur në fushën e betejës. Për momentin vlerësohet se vlen midis 100 mijë dhe 150 mijë Paund. Kapele të tjera janë shitur për 1 milion Stërlina.

Me çmim marramendës, del në ankand një pjesë e ADN-së së Napoleon Bonapartës

Koleksionistët privatë do të kenë një mundësi të rrallë javën e ardhshme për të blerë një pjesë të ADN-së së Napoleon Bonapartës, pasi një leckë e vendosur mbi trupin e tij gjatë autopsisë do të dalë në ankand në 200-vjetorin e vdekjes së tij.

Shtëpia e ankandeve Osenat do të shesë gjithsej rreth 360 sende më 5 maj, së bashku me sende të tjera të shquara, duke përfshirë një palë çorape mëndafshi të Napoleonit dhe një bluzë me mëngë të gjata të qëndisura me fije të kuqe.

Vlerësohet se një leckë e ndotur me gjak vlen deri në 15,000 euro.

Ajo vjen me një shënim të shkruar te Duka i Basana në 1875, të cilit i ishte fashuar babai i tij, Marquis Montolon, një gjeneral ushtarak që ndoqi Napoleonin në përndjekjen e Shën Helenës dhe qëndroi atje deri në vdekjen e perandorit.

Koleksioni përfshin gjithashtu një pjatë të zbukuruar që Napoleoni përdori për drekë dhe një gotë kristali, si dhe sende tjera.

Ish perandori francez vdiq më 5 maj 1821, në moshën 51 vjeçe, në ishullin e Shën Helenës në Oqeanin Atlantik Jugor, ku u dëbua nga Britanikët pas disfatës në 1815 në Betejën e Waterloo. / KultPlus.com