“Natë e Gatë”, është një këngë krejt e veçantë që e këndon vokalisti i rock grupit të njohur Jericho, Petrit Çarkaxhiu, shkruan KultPlus.
Me tekst të Fahredin Shehut, videoklipi ka ardhur nga Stambolli, kur këngëtari pati qëndruar asokohe.
“Natë e gatë” vjen në bashkëpunim me muzikantë turq, ndërsa melankolia që përçohet është tejet unike.
“Natë e gatë”
Edhe sot rash’ në gaflet,
Kush është ai qe m’jep gajret!
Zoti jem ku ke mbetë?
A nuk ma hek’ ti këtë siklet?
Natë e gatë mu osht’ ka m’pret!
Yll e hanë ku ke tretë?
Zoti jem ku ke m’betë?
A nuk ma hek’ ti këtë siklet?
Mos hup ymyt prej Mshirës teme!
Haberdarin ta dërgoj.
A e harrove Madhninë teme,
Afër teje tek qëndroj! / KultPlus.com