Albumi “La Femme” i Flaka Gorancit në Naxos, kompania më e madhe në botë e muzikës klasike

‘’La Femme’’, CD projekti për gratë kompozitore nga e gjithë bota i realizuar me mjeshtëri nga Flaka Goranci e cila është producente, kompozitore dhe këngëtare e këtij projekti të madh, nga sot e tutje, nis udhëtimin ndërkombëtar me Naxos Deutschland, ofruesi më i madh në botë i muzikës klasike, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja, përderisa është shprehur se përmes këtij projekti ka dashur të sjell në vëmendje jo vetëm muzikën e mrekullueshme të këtyre kompozitorëve, por edhe historitë e tyre, veprimet e tyre të guximshme dhe shembujt e tyre magjepsës.

“Kur fillova këtë projekt, hasa edhe kompozitore gra nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit. Dëgjimi i kësaj muzike më bëri të futem më thellë në këtë përkushtim. Ishte ky momenti kur kuptova se ishte ky grup kompozitorësh të mrekullueshëm që kishte nevojë për më shumë vëmendje. Ky grup i cili në rrethana shumë të vështira kishte arritur të mbetet krijues, i vërtetë dhe unik në këtë formë arti. Prandaj, në këtë projekt mund të dëgjohen të gjitha ngjyrat dhe tregimet e mundshme nga 21 kompozitorë nga e gjithë bota”, shprehet Goranci në lidhje me projektin të cilin e ka shumë për zemër.

La Femme, sjell një CD Album me 21 kompozitore femra nga Lindja e Mesme, Evropa, Ballkani dhe Afrika e Jugut ndër të tjera. Një udhëtim ku mund të ëndërroni, luteni, qani, reflektoni, brohoritni, kërceni dhe dashuroni.

La Femme – Një projekt për kreativitetin, përkushtimin dhe dashurinë.

Pavarësisht se përshkruan 21 veprat e mrekullueshme muzikore dhe tregimet frymëzuese të 21 kompozitorëve, ”La Femme”, është një projekt që ndërton ura midis kulturave të ndryshme, thyen kufijtë politikë dhe bashkon veprat reflektuese që flasin për paqen, përkushtimin, pasionin dhe Dashuria. Një grup prej 21 grash kompozitore nga Lindja e Mesme, Evropa Perëndimore dhe Lindore, Ballkani, Afrika e Jugut, Kanadaja, SHBA-ja dhe Amerika Latine janë bashkuar në këtë projekt për të treguar vlera të barabarta përmes prejardhjeve të tyre të ndryshme. Gjatë pjesës më të madhe të historisë, gjuha e grave është treguar përmes burrave, por La Femme e kthen këtë rrëfim përmbys. Të gjithë këta kompozitorë ndajnë një vullnet të paepur për të qenë artistikë, shpesh në kundërshtim me shoqëritë në të cilat ata gjendeshin. Që nga vargjet e para mesjetare nga Kassia, nëpërmjet viktimave të famshme të Sicilisë dhe holokaustit të virtuozes së verbër Maria von Paradis, si Wiegala prekëse e Weber dhe deklarata të fuqishme moderne nga njerëz si Niloufar Nourbakhsh, i gjithë projekti i kushtohet të gjitha grave krijuese në muzikë. Në këtë udhëtim, njeriu mund të ëndërrojë, të mendojë, të lutet, të qajë, të brohoras, të kërcejë dhe të qesh.

”La Femme” – Një urë midis kulturave të ndryshme dhe thyerjes së kufijve!

Këto vepra të mrekullueshme janë interpretuar nga ”Orkestra Botërore e Dhomës”, një grup muzikantësh shumë të talentuar dhe profesionistë, të gjithë që jetojnë në Vjenë dhe të gjithë vijnë nga vende të ndryshme. Prandaj, Orkestra mban edhe emrin “Orkestra Botërore e Dhomës”.

Ajo që e bën edhe më të larmishme këtë CD, është ideja që nuk ka vetëm 21 këngë por ka edhe solo piano, violinë, violonçel apo ansamble më të vogla. Unë jam producentja dhe këngëtarja e projektit. Në CD janë dy këngëtarë të ftuar të cilët duhet të mbeten surprizë derisa ta keni CD-në në duar. Mund të them vetëm se ky rrugëtim është bërë shumë i vlefshëm për mua. Veprat dhe gjithashtu historitë pas tyre e bëjnë këtë projekt shumë kuptimplotë. / KultPlus.com