Përflaken yjet dhe ju dua. Nata hap sytë dhe ju dua. Zemrat tona dy njerëz dhe ju dua dy njerëz prej nesh. Dhe sa ju ngjajnë dhe sa më ngjajnë. dhe pastaj sa nuk na ngjajnë. Nga ne më të mirë nga ne më të vegjël nga ne më të guximshëm. Ne jemi goxha më të shtruar se zemrat tona, më të matur ndaj rrëmujës më të prirur. Jemi ne që ushqejmë si dyshime si besëtytni, për në frikërat dhe ndodhitë për ne përmallimi. Dhe jemi sërish ne, në gaz e në dënesë. Ne pezmatojmë zemrat tona, tjetër s’dinë veç dashurisë, Dritë e syve të mi, jeta ime, sulltanesha ime Unë ju dua. zonja Pîrâye, afërmendsh ju dua. / KultPlus.com
Dashuroj tek ti aventurën e anijes që shkon në drejtim të polit dashuroj tek ti guximin e lojtarëve të zbulimeve të mëdha dashuroj tek ti gjërat e largëta dashuroj tek ti të pamundurën hy brenda syve të tu si në një pyll plot me diell e i djersitur, i uritur, i tërbuar kam pasionin e gjahtarit për të kafshuar në mishin tënd. Dashuroj tek ti të pamundurën por jo dëshpërimin. / KultPlus.com
Dua të kthehem në një det! Në pasqyrën e blujtë të ujërave, Dua të dukem i tëri vetë. Dua të kthehem në det! Anijet ikin agimeve të bardha, Anijet ikin! Dhe halli si mbush velat e shtrira bardhoshe.
Në anije jeta ime një ditë të jetë Mjafton të bëj një “nobet”. Dhe meqë një ditë patjetër vdekja do vijë, Unë si një dritë që perëndon në ujë, Në këto ujera dua të kthehem! Dua të kthehem në një det! Dua të kthehem në një det!
Mendoj për ty dhe ndiej aromën e nënës nëna ime, më e bukura në gjithësi.
Ti je rrotullame në këtë park lojrash brenda meje rri pezull përreth, fustani dhe flokët e tu valëviten çaste jetime që nisin sa gjej fytyrën tënde e deri kur e humbas.
Për ç’arsye përse të kujtoj si plagë në zemër për ç’arsye ta dëgjoj zërin kur ti je kaq larg dhe nuk kam ç’t’i bëj flakës që ngrihet?
Përgjunjem dhe të shoh duart dua të të prek duart por s’mundem ti je pas qelqi E shtrenjta ime, jam spektator i shtangur i dramës që vetë luaj në muzgun tim.
Poezia “Edhe këtë mëngjes u zgjova” nga Nazim Hikmet
Edhe këtë mëngjes u zgjova dhe muri, perdja, xhamat, plastika, druri ranë mbi mua në masë dhe drita e argjendtë e nxirë e llambës
më ra sipër edhe një biletë tramvaji dhe e verdha e murit dhe tre rreshta shkrimi dhe dhoma e hotelit dhe ky vend armik dhe gjysma e ëndrrës së rënë u shua nga kjo anë m’u përplas sipër balli i bardhë i kohës kujtimet më të hershme dhe mungesa jote në shtrat dhe ndarja jonë dhe ajo që jemi U zgjova edhe këtë mëngjes dhe të dashuroj.
Sot është e diel Sot për herë të parë më nxorën në diell, Dhe për herë të parë në jetën time U çudita se kaq larg prej meje qenkësh ky qiell. Kaq i gjerë Kaq i blujtë Qëndrova pa lëvizur Pastaj me respekt u ula në tokë, Dhe mbështeta shpinën në mur. Tani s’mendoj më as ahengjet Tani as lirinë, as gruan time të bukur, Toka, unë dhe dielli, jam i lumtur./ KultPlus.com
Poezia “Edhe këtë mëngjes u zgjova” nga Nazim Hikmet:
Edhe këtë mëngjes u zgjova dhe muri, perdja, xhamat, plastika, druri ranë mbi mua në masë dhe drita e argjendtë e nxirë e llambës
më ra sipër edhe një biletë tramvaji dhe e verdha e murit dhe tre rreshta shkrimi dhe dhoma e hotelit dhe ky vend armik dhe gjysma e ëndrrës së rënë u shua nga kjo anë m’u përplas sipër balli i bardhë i kohës kujtimet më të hershme dhe mungesa jote në shtrat dhe ndarja jonë dhe ajo që jemi U zgjova edhe këtë mëngjes dhe të dashuroj. / KultPlus.com
Jeta nuk është shaka e shtrenjta ime. Merre seriozisht. Ashtu siç bën me të një ketër, përshembëll i cili nuk pret asgjë nga kjo jetë jo e jo, po as nga tjetra. e kështu nuk të mbetet gjë tjetër, veçse ta jetosh. Jeta nuk është shaka, e shtrenjta ime.
Merre seriozisht, aq seriozisht: si para togës së pushkatimit me duar lidhur, si në laborator me bluzën e bardhë e syze pune.
Ti po vdes që të jetojnë gjithë njerëzit mbi tokë më mirë, dhe ato që as një herë si i ke parë me sy e ndërsa je duke vdekur, mëson se nuk ka gjë më të bukur e më të vërtetë se jeta.
Merre seriozisht jetën, e shtrenjta ime Aq seriozisht, sa në moshën shtatëdhjetvjeç, fillo e mbill ullinj; jo se mendon se do ti gëzojnë fëmijtë e tu por ngaqë nuk i beson vdekjes edhe se i tutesh ca, vetëm kështu jeta do të peshojë më shumë se një mal në peshore.