Rreth fjalës së prof. Nehat Sadikut në Sipoziumin Ndërkombëtar të Filozofisë – Filozofema

Nuk mund të dimë asgjë për jetën, e jetojmë atë vetëm një herë (Kundera)”
Ballsor Hoxha

Në simopiuzmin e fundit të Filozofemës, rofesori, Kandidat për PhD në universitet të Zagrabeit Nehat Sadiku, prezantoi, ndër të tjera edhe nevojën e njeriut për të kornizuar lirinë, në të vërtetë ajo duke ardhë prej Teknologjisë si mënyrë e të menduarit. Në të vërtetë në elaborimin e tij Sadiku tha se kjo vjen si pasojë prej kohës së tërheqjes (rezignimit) së njeriut nga bota dhe funksioni i saj (Sadiku, Foucault), e që kjo e dyta vjen si pasojë e tërheqjes (rezignimit) të zotit (Sadiku, Nietzsche).

Në këtë teknologjia, si mënyrë (totale) e të menduarit ka metastazuar në të vetmen gjendje të njeriut në mendim (nëse ka një mendim njeriu?), kështu duke u bërë e qartë, si që ka qenë gjithherë, shkenca që është instrument i teknologjisë, këtij lloji të (rezignimit të njeriut) menduarit. Dhe jo në të kundërtën e kësaj, pra jo teknologjia në shërbim të shkencës!

Duke e vazhduar diskursin e “epistemës” të cilën Sadiku e vë në veprim, e mishëron, për të mos zgjatur citimin e tërë fjalës së tij, që përndryshe ishte tejet e ditur dhe e frymëzuar, do të kalojmë në një kompleks përshtypjeje, inspirimi dhe mendimi, që ngjallë prezantimi i Sadikut në këtë sipozium:

Nëse e vëzhgojmë (megjithëse jo e duhura mënyrë, sipas epistmës së Sadikut në veprim) kronologjikisht dhe në krahasim, historinë njerëzore, njerëzimi me zbulimin e Kohës (racionalizimit, të menduarit etj, Sadiku), do të shohim se Koha, po ashtu është një kornizim krejtësisht i gjykueshëm (sipas prezantimit të Sadikut) por që ka vetëdijesuar njeriun për Temporalitetin. Kjo duke e shumëfishuar afrinë e njeriut ndaj Kohës, dhe me këtë ekstatiken e kësaj afërsie. Në të vërtetë, njeriu ka vënë në dinamikë, veten me kohën, ndaj Kohës, dhe kjo duke u – humanizuar – aq sa vë në funksion njeriun ndaj Kohës, me këtë, thënë shkurt, vë në dukje, në horizont, “jehonën e çekanit të vdekjes”, të kësaj kornize, dhe të gjitha kornizave që mund t’i njohim, sot,  që prishet, e zbulon/ e-bën-të-pavërejtshme (inconspicuousness) vetë vdekjen, vetë qenien.

Në të vërtetë, u tha e tërë kjo, për të farkëtuar një thirrje për mendim (megjithëse sipas Heidegger nuk dimë të mendojmë, ende, nuk jemi mësuar), të cilën e prezantoi Sadiku, dhe më pas vazhdn përshtypja nga po kjo:

  • Intensiteti i kësaj afërie dhe ndjeshmërie të Kohës, e shumëfishon intensitetin ekstatik të qenies, dhe me këtë e shumëfishon ndjeshmërinë e ekstatikes së të qeniesuarit.
  • Kjo, duke e “prishur çekanin në punëtorinë e vdekjes” (mund të merret si burim i kësaj thënie qoftë edhe Blanchot lidhur me ambiguitetin e të menduarit të njeriut me burim në të qenit i vetëdijshëm për vdekjen – qeniesimin duke qenë vetë vdekja – incessant and interminable), dhe duke e bërë të dukshme po të njëjtën “punëtori”. “the encompassing” that we are (sipas Japspers), horizontin e pafundësisë së as-një-gjë-së. Me këtë intensifikimin e lirisë, deri në kërkim të përmbushjes së subjektives së tij, në reflektimin e tij në atë që e njeh, deri këtu, njeriu – vetë teknologjia (nga më lartë!).
  • Për ta mishëruar këtë që u tha, njeriu në hapin e kalimit prej një mileniumi në tjetrin, në shekullin e radhës, në epokën e radhës, po e ndien shumë më thellë, e më – unconcealed -, zbulesën, e qenies, dhe qeniesimit. Në këtë, e tëra është një ankth, total, dhe gjigant, i rënies së njeriut (sipas Heidegger) në atë që po funksionon, në atë që e neutralizon vetë zhurmën e “çekanit të punëtorisë së vdekjes”.
  • Në këtë, duke potencuar se Sadiku në prezantimin e tij, në një mënyrë nuk e veçon aq sa duhet, apo nuk e thekson mirë sa duhet, se jemi në një trans, në një komë, kolektive globale, me totalizimin e mënyrës së të funksionuarit teknologjik.
  • Jemi duke e neutralizuar universin, për të shuar “jehonën e çekanit të vdekjes në punëtorinë e saj”!

Duhet thënë se në prezantimin e Sadikut ka një humane rrënjësisht të pastër dhe të qartë, kur ai përfundon se ne nuk jemi kundër, ne jemi duke e dasein-uar, dasein, të pakrahasueshëm, të pa një hermeneutikë që ndërhyn, apo mund të ndërhyjë brenda këtyre, kësaj, qenies vetë.

Mirëpo, për të tërën, këtë mënyrë jete të re, mund të ihet edhe një _ fusnotë – që ndoshta nuk përfshinë edhe intepretimin e saj (intepretimin e Sigmund Freud), por vetëm lojën Fort Da, të vëzhguar nga po i njëjti. Është vrasja/fundimi i ankthit të – kalimit nëpër mileniume – për të kornizuar hapin, e pakarahasueshëm të Dasein, e në mënyrë që të vazhdohet tutje në këtë unievrs teknologjie.

Falemnderit, profesor Nehat Sadiku!/ KultPlus.com

Shfaqja më e veçantë e Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit në vilën “e ndaluar”

Njerëz të thjeshtë, të udhëhequr në një përvojë të veçantë kërcimi nga një koreografe, në një nga vendet më emblematike të shqiptarëve, në vilën 31 në Bllok – ky është thelbi i shfaqjes së sotme të Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit. Me dëshirën për të sjellë një përvojë kolektive që vlerëson diversitetin dhe ripërkufizon nocionin e fuqisë dhe bukurisë, koreografja Ermira Goro krijon “Takime” të njerëzve shumë të ndryshëm për nga mosha, gjinia, etniciteti, trupi, dhe aftësia. Përmes kësaj vepre artistike, ajo ka për qëllim të shkëpusë shikuesit nga ideja që kërcimi realizohet vetëm me trupa “të përsosur”, rinorë, muskulozë, e të trajnuar.

Si i vështirësojnë apo pasurojnë lëvizjet veçoritë e secilit trup? Si transformohet një trup “i pamësuar” nga lëvizjet apo ritmet që nuk i përkasin fjalorit të tij të përditshëm?

Çfarë ndjesish mund të lindin nga kjo përputhje vëzhguese? Përmes eksplorimit të individualitetit dhe shprehjes së studimit të lëvizjes, po ashtu dhe kompleksitetit dhe diversitetit të trupave të performuesve, “Takime” i shtyjnë shikuesit të dallojnë copëza të vetes së tyre në skenë, t’i rivlerësojnë ato, si dhe të rishikojnë kuptimin e “të saktës” dhe “të përshtatshmes”.

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit të Tiranës ka bërë një ftesë publike që kushdo të merrte pjesë në punën e koreografes së njohur, Ermira Goro. Ftesa ka qenë e hapur për individë të të gjitha moshave, qofshin ata të njohur me artin dhe teknikat e kërcimit, ose fillestarë të apasionuar dhe pas më shumë se një jave me prova, gjithçka është gati për t’u shfaqur nesër përpara publikut në dy orare 16:00 dhe 17:00, në një vend që publikun e bën shumë kurreshtar, sic është dhe vila 31 në ish Bllok./ balkanweb/ KultPlus.com 

Festivali folklorik ndërkombëtar, Sako: Durrësi, qendër e aktiviteteve kulturore

Durrësi është kthyer tashmë në qendër të aktiviteteve kulturoro- artistike me organizimin e festivalit folklorik ndërkombëtar.

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ndau sot momente nga ky festival me pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Turqia, Polonia, Ukraina Maqedonia e Veriut, Estonia, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Republika Çeke, Serbia, Sllovenia, Bosnja, Sllovakia, Franca etj.

Të gjitha grupet performojnë live dhe kanë në përbërje muzikantë, këngëtarë dhe instrumentistë duke bërë që çdo ansambël të ketë larmishmëri dhe një përfaqësim të plotë të vlerave dhe traditës së vendit përkatës.

Sako theksioi se të tilla evente kulturore dhe artistike janë ndjekur me interes të madh nga ana e artdashësve durrsakë por dhe turistëve të shumtë./atsh/ KultPlus.com

NASA dërgon furnizime në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për astronautët e bllokuar

Një anije kozmike u ankorua me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) sot për të ofruar ushqim, karburant dhe furnizime të tjera për astronautët.

ISS aktualisht është shtëpia e shtatë anëtarëve të ekuipazhit të Ekspeditës 71 dhe dy astronautëve të NASA-s, Sunita Williams dhe Barry Wilmore, të cilët mbeten të paplanifikuar në stacion për shkak të shqetësimeve të sigurisë me kapsulën Starliner.

Anija kozmike pa pilot Progress 89 dërgoi rreth tre tonë furnizime sot. Ajo do të qëndrojë e lidhur me ISS për rreth gjashtë muaj përpara se të niset për rihyrje në atmosferën e Tokës.

Kujtojmë se astronautët Butch Wilmore dhe Suni Williams vlerësuan se do të qëndronin në hapësirë ​​për rreth 10 ditë, por ata janë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për më shumë se dy muaj pa asnjë datë kthimi në horizont./balkanweb/ KultPlus.com

Më 19 gusht fillon punimet Seminari XLII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Të hënën, më 19 gusht, do të fillojë Seminari XLII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, dhe këtë vit shënohet përvjetori i 50-të jubilar. Ky Seminar organizohet për studente/ë e studiues/e që merren me probleme të gjuhës, letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

“Rreth 200 studentë dhe studiues të shkencave albanologjike nga vende të ndryshme të botës nga 19 deri 30 gusht 2024, do të qëndrojnë në Universitetin e Prishtinës dhe gjatë këtyre ditëve do të ndjekin kurset e mësimit të gjuhës shqipe, si dhe do të shpalosin hulumtimet e tyre shkencore në fushën e albanologjisë”, thuhet në njoftim.

Në këtë seminar përveç që do të zhvillohen aktivitete të rëndësishme kulturore e shkencore, do të ligjërojnë edhe disa nga shkencëtarët më të njohur të dijeve albanologjike në botë.
 
Në këtë edicion do të mbahen këto ligjërata shkencore:
– Paul Heggarty: A New Database, Family Tree and Origins Hypothesis for the Indo-European Language Family — What Place for Albanian, E MARTË, 20 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë)
– Yll Rugova/Belgjikë: Alfabeti më i vjetër origjinal i shqipes: në dritën e një burimi të ri, E MËRKURË, 20 GUSHT 2024, ora 11:00 (Biblioteka Kombëtare)
– Shaban Sinani/Shqipëri: Një vështrim krahasimtar letërsisë sociale në Ballkan në periudhën mes dy luftërave, E ENJTE, 22 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë)
– Oliver Jens Schmitt/Austri: Prishtina and Kosova in the late Ottoman period – the view of Austro-Hungarian diplomats, E HËNË, 26 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Salla e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës)
– Jose M. Floristan/Spanjë: The Albanian communities of Naples and Sicily (16th and 17th c.): between the Balkan revolt and the service to the Spanish crown, E HËNË, 26 GUSHT 2024, Ora 18:00 (Fakulteti i Filologjisë)
– Ranko Matasović/Kroaci: Latin Loanwords in Albanian: Problems of Relative Chronology, E MARTË, 27 GUSHT 2024, Ora 11:00 (Fakulteti i Filologjisë)
– Francesco Altimari/Itali: Realizime dhe projekte të katedrës së shqipes të Universitetit të Kalabrisë në shërbim të albanologjisë dhe komunitetit arbëresh, MËRKURË, 28 GUSHT 2024, Ora 09:00 (Fakulteti i Filologjisë)
– Rexhep Ismajli/Kosovë: Studimet e shqipes në ish-Jugosllavi, E ENJTE, 29 GUSHT 2024, 09:00 (Fakulteti i Filologjisë)
– Phil Hubbard/Amerikë: Memories of the 1977 seminar: How it influenced my life’s path, E PREMTE, 30 GUSHT 2024, 9:00 (Fakulteti i Filologjisë)
Ndërsa më datë 26 GUSHT, ora 19:00 në ambientet e Fakultetit të Filologjisë do të organizohet një tryezë shkencore për Ismail Kadarenë. 

Organizatorët e Seminarit kanë njoftuar se të gjitha aktivitetet do të jenë të hapura për publikun./ KultPlus.com

Hapet Festivali i 32-të Ndërkombëtar Folklorik në Varna, në Detin e Zi

Festivali i 32-të Ndërkombëtar Folklorik në Varna filloi të hënën dhe do të vazhdojë deri më 1 gusht.

Pjesëmarrësit e huaj të këtij viti vijnë nga Ukraina, Sllovakia, Mali i Zi, Hungaria, Gjeorgjia, Kina, Timori dhe Shqipëria. Mikpritësit përfaqësohen nga Ansambli Folklorik i Varnës dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Odessos.

Shfaqjet zhvillohen çdo mbrëmje në orën 21:00 në skenën e Teatrit Veror, ndërsa hyrja është falas.

Të gjitha ansamblet e ftuara u bashkuan në hapjen e titulluar “Together Today and Forever”.

Festivali i së martës, me moton “Udhëtoni nëpër botë”, përfshin hyrjet shqiptare, ukrainase dhe kineze dhe Ansamblin Folklorik Jantra, i krijuar në Budapest në 1996 nga të rinj me origjinë bullgare.

Më pas e kanë radhën interpretuesit nga Sllovakia, Timor-Leste, Mali i Zi dhe Gjeorgjia.

Koncerti gala përmbyllës, i titulluar “Let’s Stay Friends”, do të bashkojë të gjithë pjesëmarrësit së bashku me Ansamblin Folklorik Odessos.

Festivali Folklorik Ndërkombëtar i Varnës filloi në vitin 1992 me iniciativën e Komunës së Varnës, e cila është organizatori kryesor i tij. Ai po tërheq pjesëmarrës nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika. Festivali është anëtar i Shoqatës së Festivaleve Evropiane dhe i Shoqatës së Festivaleve Folklorike të lidhur me UNESCO-n.

Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit/ Piktorë nga e gjithë bota mblidhen në Kolonjë për të pikturuar dhe promovuar destinacionet turistike

Më shumë se 20 piktorë vendas dhe të huaj janë bërë bashkë në një simpozium arti për të sjellë pranverën në një nga krahinat më të njohura të vendit tone. Nën kujdesin e piktorit të njohur Helidon Haliti, artistët kanë qëndruar në Kolonjë për 4 ditë, duke pikturuar në vende të ndryshme, punime të cilat i kanë sjellë në ekspozitën përmbyllëse të kolonisë.

“Kemi artistë që kanë ardhur nga Peruja e largët, nga Kanadaja, Turqia, nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe sigurisht artistët tanë shqiptarë të cilët në fakt këtu, sapo shënuan në njëfarë mënyre një lloj historie sepse gjetën kiminë e njëri-tjetrit dhe jo vetëm atë koloristike, pikturike, por dhe gjuhën e një lloj filozofie e cila në fakt bashkon brezat”, deklaron Helidon Haliti.

2222

Artistët pjesëmarrës kanë vlerësuar së tepërmi perisazhet e Kolonjës, ndaj për këtë sipas tyre ardhja e kaq shumë piktorëve të njohur është një promovim i natyrës.

“Vendin tuaj e ka bekuar zoti, është i mrekullueshëm dhe këto takime që bëjmë ne janë të rëndësishme sepse na bëjnë të njohim një shqioëpri e cila shpesh na ikën nga e përditshmja, e përdithsmja ka ngarkesat e veta”, shprehet Fatmir Juka, piktor.

1

Është hera e parë që vij në Shqipëri, vend fantastik, po kënaqem shumë këtu. Njoha shumë artistë të mirë dhe të talentuar, mbi të gjitha bashkëpunues. Këtu u tërhoqa nga fusha e Kolonjës dhe po e shijoj në mënyrën time”, shprehet Jorge Corpuna, piktor.

3333

Grupi i piktorëve të huaj dhe shqiptar pjesë e shoqatës ndërkombëtare të akurelistëve nën udhëheqjen e piktorit Helidon Haliti kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh gjatë muajit maj duke shëtitur në vendet më të bukura të Shqipërisë vme qëllim promovimin e tyre./balanweb/ KultPlus.com

444

Nis nesër edicioni i 20 i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit Operistik ‘Marie Kraja’

Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” rikthehet në datat 27, 28 dhe 29 mars 2024 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Edicioni i 20 i Festivalit do të zhvillohet në tri net, ku në natën e parë talentet e rinj të operas do të interpretojnë në skenën e TKOB përballë Jurisë Ndërkombëtare, dhe dy net koncertore për t’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Juria ndërkombëtare edhe këtë vit, është e përbërë nga personalitete të njohura operistike botërore dhe kryesohet nga sopranoja Italiane Cecilia Gasdia, të cilët do të përzgjedhin fituesit mes 16-të zërave operistikë nga e gjithë bota.

Në konferencën për shtyp të dhënë sot nga organizatorët ishin të pranishëm 16 konkurrentët, të cilët do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja.

Juria ndërkombëtare mbërrin sot në Tiranë, për të gjykuar se cilët do të jenë triumfatorët e edicionit jubilar. Këtë vit pjesë të jurisë do të jenë:

Cecilia Gasdia, menaxhere e përgjithshme dhe drejtore artistike e Fondacionit “Arena di Verona”

Zana Çela, themeluese e Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”

Alessandro Ariosi, president i agjencisë “Ariosi Artists Management”, Los Angeles

Kristoph Seuferle, drejtor i Deutsche Operas, Berlin

Tobias Hasan, drejtor i Staatsoperas Unter Den Linden, Berlin

Karen Stone, drejtoreshë e përgjithshme e “Opera Europa”, Bruksel

Ervis Gega, drejtore artistike e Fondacionit Villa Musica Rheinland-Pfalz, Gjermani

Julia Lagahuzère, drejtoreshë e përgjithshme e “Operas per Paqe”, Paris

John Allison, botues i revistës “Opera Magazine”, Londër

Vikena Kamenica, mexosoprano, soliste e parë e Teatrit të Operas e Baletit, Tiranë

Festivali është ndërtuar në formën e spektaklit, i cili në sajë të bashkëpunimit me Top Channel, gjatë të dyja netëve do të mund të shijohet nga të gjithë. Rikthehet në moderim sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani, që do të shoqërohet në prezantim nga gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Salaj, ndërsa Vikena Kamenica, përveçse anëtare jurie, do t’i bashkohet për të komentuar performancat e finalistëve.

Këngëtarët lirikë do të konkurrojnë në dy disiplina: gara e arieve dhe ajo e këngës. Këngët lirike, më të njohurat e më të dashurat e repertorit botëror dhe shqiptar do të vijnë në formën e dueteve. Natën e parë duetet do t’i realizojnë me njëri tjetrin, kurse në finale ata do të këndojnë me artistët të të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Emra të njohur si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, Kejsi Tola dhe Enxhi Nasufi do të këndojnë krah këngëtarëve operistikë në garë.

Rikthehet këtë vit si moderatore dhe interpretuese e festivalit sopranoja Enkeleda Kamani. Gjithashtu do të performojnë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare, si Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Elhaida Dani.

Festivali Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operistik “Marie Kraja” u iniciua në vitin 1999 nga Zana Çela, dhe është i vetmi event në Shqipëri që synon të promovojë dhe zhvillojë talentet në një konkurs të standardeve artistike ndërkombëtare./atsh/KultPlus.com

Raporti ndërkombëtar rrëzon gënjeshtrat serbe për ‘spastrim etnik’ të serbëve në Kosovë

Nisma Evropiane për Stabilitet (ESI), tha se asnjë organizatë ndërkombëtare përfshirë ato të sigurisë nuk ka parë prova për pretendimet e Beogradit se në Kosovë ka “spastrim etnik të serbëve”, po mungesa e provave nuk u ka dhënë fund pretendimeve nxitëse.

Në një raport me titullin “Pogromet e sajuara – statistikat, gënjeshtrat dhe konfuzioni në Kosovë”, organizata kujton se në korrik të vitit 2023 presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi NATO-ja dhe OKB-ja kishin katërmbëdhjetë ditë për të çarmatosur forcat policore të Kosovës dhe për të mbrojtur serbët e Kosovës nga “pogromet dhe spastrimi etnik” i vazhdueshëm i shqiptarëve. Përndryshe, “dikush tjetër” do të duhej ta bënte këtë.

Raporti vë re se paralajmërimet se Serbia mund të ketë nevojë të dërgojë trupa në Kosovë për të mbrojtur serbët nuk janë të reja, duke iu referuar një deklarate të presidentit serb Vuçiç të gushtit të vitit 2018, në të cilën e kishte përshkruar Kosovën si një fuçi baruti.

“Të gjithë do të presin një mundësi për të goditur tjetrin për të arritur një avantazh në terren. Dhe çdo ditë do të shqetësohemi nëse do të na sulmojnë në veri, ku do të na godasin, me mbështetjen e kujt…”, kishte thënë president serb.

Mirëpo, në deklaratat e vitit 2018 argumentohej se nëse serbët sulmohen në Kosovë, Serbia do t’i mbrojë ata. Që nga viti 2023, deklaratat argumentojnë se serbët tani janë të sulmuar dhe duhet të mbrohen, thuhet në raportin e Nismës e cila në fund të korrikut të vitit 2023 kishte thënë se ky është një kërcënim serioz për paqen në Ballkan.

Disa muaj më vonë, paraushtarakët serbë sulmuan policinë e Kosovës në veri, kujton raporti, sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 të një grupi serbësh të armatosur që vranë një pjesëtarë të policisë së Kosovës.

“Është koha për ta marrë seriozisht atë që po thuhet aktualisht nga politikanët në Beograd. Nëse shpiken pogrome, atëherë pason dhuna. Nëse këto pretendime të rreme nuk kundërshtohen, situata do të përshkallëzohet më tej”, thuhet në raport, në të cilin nënvizohet se “nuk duhet të jetë e vështirë për organizatat ndërkombëtare të hedhin poshtë pretendimet e rreme, mashtruese dhe të rrezikshme për masakrat imagjinare sa herë që ato bëhen. Asnjë nga vëzhguesit e shumtë ndërkombëtarë me personel në terren në Kosovë, nga KFOR-i te EULEX-i, nga UNMIK-u te OSBE-ja, nuk ka parë apo përshkruar ‘spastrimin etnik të serbëve’ apo ‘terrorin’ shqiptar në vitet e fundit. Por mungesa e provave nuk i ka ndalur pretendimet nxitëse”.

Nisma thekson se një nga mjetet në këtë betejë të rrëfimeve kanë qenë edhe statistikat. Më 5 tetor 2023, presidenti Vuçiq tha se si pasojë e “terrorit shqiptar”, 11 për qind e serbëve të Kosovës janë larguar nga Kosova që nga fillimi i vitit 2021. Më 8 shkurt të vitit 2024, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Vuçiqi e rriti ne “14 për qind” numrin e serbëve të Kosovës që ishin larguar për vetëm një vit.

Nuk është ofruar asnjë provë për pogromet e supozuara, dhunën sistematike apo “spastrimin etnik” të supozuar në vitet e fundit, thuhet në raportin prej 18 faqesh në të cilin bëhen krahasime të deklarimeve dhe statistikave të paraqitura nga vet autoritetet serbe. /VOA/KultPlus.com

Vajzat dhe gratë e Kosovës që shkëlqyen në botë – Loriana Kuka

KultPlus ju sjell 25 vajzat dhe gratë e Kosovës që u shndërruan në zërin e vajzave, djemve, grave dhe burrave të Kosovës.

Vajzat dhe gratë e Kosovës po vazhdojnë të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, duke shndritë nëpër botë.

Me rastin e 8 Marsit, KultPlus ka përzgjedhë 25 vajza e gra që nëpërmjet fjalimeve, performancës, muzikës, sportit, filmit e biznesit kanë ngritë dhe kanë përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze, e duke shndërruar Kosovën në një Kosovë të artë, në një Kosovë që synon Oscar, në një Kosovë që me rrëfimet e nxjerra po nga ky vend, i ka treguar botës po për dhimbjen, kurajën dhe guximin e vajzave dhe grave të vendit më të ri në kontinentin e vjetër.

Po këto vajza dhe gra u shndërruan në inspirimin e shumë vajzave, djemve, grave e burrave, të cilët kuptuan se ëndrrat nuk duhet dhe nuk mbeten vetëm ëndrra.

KultPlus ju sjell Loriana Kuka, e cila këtë vit arriti që të fitojë medaljen e artë në garat e mbajtura në Sarajevë.

Kuka u rikthye pas lëndimit shtatë mujor, për të treguar se forca, puna e dëshira e madhe për të fituar janë gjithmonë brenda jush. /KultPlus.com