Kinezët ndërtojnë 10-katëshen për 28 orë e 45 minuta (VIDEO)

Kinezët kanë dëshmuar edhe njëherë aftësitë në ndërtimin e ndërtesave dhe objekteve në kohë rekorde.

Këtë e kanë bërë së fundmi, duke ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe për 28 orë dhe 45 minuta. Në pamjet e publikuara paraqitet procesi i përshpejtuar i ndërtimit të ndërtesës. Kjo çuditi shikuesit.

Kompania që kreu punimet është Broad Group, e cili më 2015-n, ndërtoi një kullë 57-katëshe brenda 19 ditësh. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=ekj-Y4ZRNCA&ab_channel=What%27sTrending

ShKA “Agimi”: Me shpalljen e ndërtesës aset i mbrojtur, pengohet çfarëdo tentative tjetër për ta dëmtuar dhe keqpërdorur

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, më 10 tetor ka nënshkruar vendimin për Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme.

Pjesë e kësaj liste e cila është publikuar sot, me numër rendor 935 dhe numër unik në databazë 4513, me propozimin e Kryesisë së Shoqërisë është bërë edhe ndërtesa e ShKA Agimit në Prizren.

Në propozim e Kryesisë të dorëzuar në Ministri më 25 Shtator 2017 është argumentuar se ShKA Agimi (ndërtesa dhe veprimtaria) përfaqëson këto vlera të trashëgimisë kulturore: historike, shoqërore, identiteti dhe shpirtërore, ndërsa është sugjeruar mbrojtje në dy nivele (kategori), si trashëgimi arkitekturale (ndërtesa) dhe trashëgimi shpirtërore (veprimtaria).

“Me shpalljen e ndërtesës aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore do të pengohet çfarëdo tentative tjetër për të dëmtuar dhe keqpërdorur me ndërtesën e ShKA Agimit, e cila përveç që është pasuri e përbashkët, në të njëjtën kohë është edhe simbol i rezistencës shoqërore dhe politike e periudhave më të vështira të vendit tonë”, thuhet në njoftimin për media të SHKA “Agimi”.