Në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, u promovua libri “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944”, i historianit dhe ish-drejtorit të Arkivit të Shqipërisë, Gjet Ndoj. Të pranishëm ishin figura akademike e të letrave shqipe.
“Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore” mban titullin libri më i ri i autorit dhe ish-drejtorit të Arkivit të Shqipërisë, Gjet Ndoj.
Periudha gjatë viteve 1939-1944 është e përmbledhur në më shumë se 600 faqe të librit që u promovua të shtunën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Promovimi i librit në Universitetin “Isa Boletini” nuk qe i rastësishëm. Autori mes tjerash tregoi pse zgjodhi pikërisht qytetin e Mitrovicës për të promovuar këtë libër.
Libri sjell dokumente të pabotuara ndonjëherë që ndriçojnë rolin e nacionalistëve mitrovicas në ribërjen e Shqipërisë dhe zgjerimin e kufijve të saj./rtk/KultPlus.com