Ndotja e Badocit me mangan, nga IKSHPK’ja thonë se ndikon në sistemin psikik të fëmijëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tashmë 10 ditë ka apeluar qytetarët të mos pinë ujë nga liqeni i Badocit, si dhe për mospërdorim të tij në amvisëri për shkak të vlerave të rritura të manganit. Kjo pasi konsiderohet se mund të shkaktojë probleme shëndetësore, sidomos te fëmijët e vegjël, duke ndikuar negativisht në rritjen e tyre.

Këto dhe për ndikimet tjera të rritjes së vlerave të manganit, në një intervistë për KosovaPress tregon koordinatorja për monitorimin e ujit, Burbuqe Nushi-Latifi.

Nushi thotë se rritja e vlerës së manganit është fenomen, i cili ndodh në sezonin e vjeshtës dhe pranverës dhe se nuk është hera e parë që ndodh një përzieje e ujit me mangan.

“Vlera e manganit paraqitet në vjeshtë e pranverë, nuk është hera e parë që ndodh”, thotë ajo.

Sipas koordinatores së ujit Nushi, vlerat e manganit nuk janë shumë të larta, por nuk preferohet për pije. Ajo tha se mangani ndikon më së shumit te fëmijët e moshave të hershme, por nuk preferohet për pije as te të rriturit pasi simptomat që shkaktohen nga mangani mund të provokojnë edhe sistemin psikik.

“Mangani ndikon në sistemin psikik, më së shumti te fëmijët në moshat e hershme”, thekson Nushi.

Derisa rekomandimi për mos pirje të ujit qëndron ende, deri në njoftimin e radhës nga IKSHPK-ja, Nushi thekson se mangani mund të largohet me ndërrimin e temperaturave ditëve të ardhshme.

Kujtojmë se më 19 tetor, sasia e madhe e detektuar e elementit kimik, mangan, bëri që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të kërkojë nga qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit e këtij liqeni, të mos e përdorin atë për pije dhe gatim.

Qytetarët i janë përgjigjur këtij rekomandimi dhe tashmë po furnizohen me ujë  të ofruar nga KRU-ja me autobot. / KultPlus.com

Ndotja e lumenjëve një problem i madh në Kosovë (FOTO)

Në shumë vende të botës po luftohet çdo ditë e më shumë që përmes kauzave dhe thirrjeve të vazhdueshme të mos bëhet ndotja e ujit, shkruan KultPlus.

Aktivitetet njerëzore janë përgjegjëse kryesore për ndotjen e ujit, e ndotja e ujit prek rëndë peshqit dhe rezulton vdekjeprurëse për ta.

Si rezultat i ngordhjes së peshqve në ujë, një liqen ose përrua mund të marrë vite për t’u rikuperuar

Së fundmi gazetari dhe fotografi Arian Mavriqi ka publikuar disa foto të lumenjve, të cilat tregojnë se si po ndoten çdo ditë.

“Cka po shoh cdo dite ne lumenjet tane, dicka qe ta keput shpirtin!”, ka shkruar Mavriqi në “Facebook”.

Më poshtë ua sjellim fotografitë e publikuara dhe realizuara nga Arian Mavriqi. /KultPlus.com

May be an image of kingfisher and nature
May be an image of wading bird, nature and body of waterMay be an image of bird and nature