Ura më e shtrenjtë në botë që lidh dy shtete

Ura e Oresund e cila lidh Suedinë me Danimarkën, është një nga më të shtrenjtat në botë me faturën prej 3.5 miliardë dollarë dhe tashmë ka frymëzuar një serial filmi.

Megjithëse urat si ‘Golden Gate’ në San Franciso apo ‘Ponte Vecchio’ në Firence mund të jenë më të famshme, ura me e re e Evropës është shumë impresionuese.

Prej vitit 2000, Suedia e Danimarka janë lidhur zyrtarisht me urën që kalon mbi ngushticën Øresund me linja hekurudhore e automobilistike. Øresund vijon nga bregdeti suedez pranë  Malmo, në ishullin artificial danez të Peberholm, që gjendet në mesin e ngushticës.

Ndërsa prej aty, lidhja vijon me një tunel të ndërtuar drejt Amager në tokën daneze, pranë aeroportit të Copenhagen. Ishulli artificial i Peberholm, u krijua si një pikë lidhjeje mes urës e tunelit, i pajisur me dalje në autostradë, ku lejohet vetëm trafiku i kontrolluar.

Kostoja totale prej 3.5 miliardë euro e infrastrukturës (30 miliardë krona daneze) ku përfshihen ura, tuneli dhe ishulli artificial, pritet të rikuperohet nga dy vendet deri në vitin  2037.

Tashmë ura e Oresund përdoret çdo ditë nga mesatarisht 18,434 automjete dhe studimet thonë se ka zhvilluar qytetin suedez të Malmo prej ardhjes së punonjësve të kualifikuar nga Danimarka kontinentale.

Shoferët duhet të paguajnë për kalimin e urës në sportelet e Suedisë, në varësi të mjeteve të tyre, duke nisur nga 30 euro për motoçikletat deri në 200 euro për rulotat turistike.

Ajo ka frymëzuar serialin dramatik ‘The Bridge’, që shfaqet në rrjetin BBC prej vitit 2012, të nisur nga një trup viktime i gjetur në urën Oresund, i cili nis një hetim të dyfishtë nga policia suedeze e daneze.

Ura prej 15 km është më e gjata në Evropë së bashku me atë të Krimesë që lidh gadishullin me Rusinë, dhe urës Vasco de Gama në Portugali./topchanel/KultPlus.com

​Shkencëtarët zbulojnë piramidën ‘më të vjetër në botë’

Arkeologët kanë zbuluar se piramida e Indonezisë, një ‘megalit’ rreth 30 metra e thellë e zhytur brenda një kodre, renditet si piramida më e vjetër në botë.

Gunung Padang, i ri-zbuluar për herë të parë nga eksploruesit holandezë në vitin 1890, në fakt mund të jetë gjithashtu ndërtimi më i vjetër i njohur i bërë nga njeriu, të paktën, sipas datimit më të fundit me radiokarbon të vendit antik.

Testet vendosin ndërtimin e hershëm të piramidës, me qindra shkallët e saj të gdhendura nga llava e andezitit, në më shumë se 16,000 vjet më parë, gjatë Epokës së fundit të Akullit.

Kjo do të thotë se Gunung Padang ka të ngjarë të jetë mbi 10.000 vjet më i vjetër se jo vetëm nga të gjitha monumentet dhe piramidat e mëdha të Gizës në Egjipt, por edhe nga Stonehenge legjendar i Anglisë.

Studiuesit kanë kaluar më shumë se një shekull duke debatuar nëse struktura nëntokësore e njohur si Gunung Padang (“mal i iluminizmit” në gjuhën lokale) përbën me të vërtetë një piramidë të krijuar nga njeriu dhe jo vetëm një formacion gjeologjik natyror.

Por midis viteve 2011 dhe 2015, gjeologu Danny Hilman Natawidjaja i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Inovacionit të Indonezisë udhëhoqi një ekip arkeologësh, gjeofizikanësh dhe gjeologësh për të arritur fjalë për fjalë në fund të këtij misteri të lashtë.

Duke përdorur radarë depërtues në tokë për të marrë imazhe nëntokësore, teknikat e shpimit të bërthamës dhe gërmimit të ‘llogores’, Natawidjaja dhe studiuesit e tjerë ishin në gjendje të hetonin në shtresat e para të Gunung Padang – të cilat shtriheshin mbi 9 kate (ose 30 metra) nën sipërfaqen e saj./rtv21/KultPlus.com

Kur Shqipëria shkëlqente në skenat botërore (FOTO)

Agim Krajka dhe Vaçe Zela me Ansamblin e Shtetit, në vitet ’80-të, kohë kur turnetë artistike nga Ansambli, zinin një pjesë të rëndësishme të programit të tyre.

Mes pjesëmarrësve bien lehtësisht në sy, e madhja Vaçe Zela dhe kompozitori i shquar i muzikës së lehtë, Agim Krajka. Fotot janë realizuar në vitin 1988, para dhe gjatë shfaqjes së Ansamblit të këngëve dhe valleve të Shqipërisë, në një qytet të Austrisë.

Në këto imazhe bie në sy prania e këngëtares legjendare Vaçe Zela, Agrim Krajkës, mjeshtrit të ndjerë Rexhep Çeliku, partneres së tij Lili Cingu, si dhe vallëtarë, instrumentistë dhe anëtarë të delegacionit shqiptar. Fotografitë u publikuan për herë të parë, nga gazetari dhe studiuesi, Armand Plaka. / KultPlus.com