Shkruan: Visar Munishi
(Në kujtim të Shaqir Hotit)
Instituti Albanologjik
Është rregull i pa shkruar se humbja e një njeriu të dashur, të çmuar dhe të shquar për të gjithë, shpejt ta kthen kujtesën në lidhjet që ke pasur me të. Këta rrështa, që sot janë në formë përkujtimi për bacën Shaqë, nuk kishin karakter të tillë atëherë kur u hodhën në letër më 2010-ën dhe kur ai ishte prezent gjatë leximit të tyre në Institutin Albanologjik në Prishtinë. Prandaj, sot, me që Baca ynë nuk gjendet më në mesin tonë, më duhet t’ua ndërroj kohën e ngapak edhe përmbajtjen.
Në kulturën e çdo populli pra edhe në mjedisin tonë kulturor, ka pasur dhe do të ketë individë që janë shquar për veprimtari të ndryshme aktvititetesh kulturore dhe që lënë gjurmë në kontinuitetin e zhvillimit kulturor, i tillë ishte baca Shaqë. Dikur, për të mos thënë deri vonë, individët e kësaj natyre lindnin, vepronin dhe shkonin pa i njohur kush më larg se mjedisi fare i kufizuar ku ata jetonin dhe vepronin, fatmirësisht, baca ynë nuk e kishte fatin e tillë! Ka pasur në traditën tonë kulturore muzikore këngëtarë, instrumentistë, vallëtarë e mjeshtërpunues të veglave muzikore që kanë shënur kohëra në rrethin e tyre relativisht të ngusht hapësinor dhe në mungesë të evidentimit të tyre me mbarimin e jetës, mbaronte edhe emri i tyre. Por me Shaqir Hotin është ndryshe, atë e njohën dhe e respektuan të gjithë si njeri e muzikant brilant, por do ta njohin edhe më mirë muzikalisht kur atij do t’i shpaloset edhe më detajisht puna shumëdekadëshe.
Është impresionues fakti i një konkordance mes një subjekti kulturor siç ishte baca Shaqë dhe personaliteti i tij si njeri. Nga cilado anë ta shikoje Shaqir Hotin, do të gjenim anë pozitive që detyrimisht të orientonin në hulumtimin e tij të shumanshëm. Dhuntia dhe gjenialiteti do të mbeteshin individuale sikur ato komponente të mos manifestoheshin publikisht. Baca Shaqë ishte interpret instrumentesh të shumta, mjeshtërpunues i pashoq, krijues e kompozitor krijimesh në frymën e muzikës tradicionale shqiptare, po njëherësh edhe muziktar i arsimuar. Shaqir Hoti shpërndau kulturë dhe nuk e ruajti për vetën. Ai komunikonte me mjedisin ku bashkëjetoi, ai kënaqte kulturalisht veten dhe të tjerët, ai bëhej i admirueshëm.
Baca Shaqë krijoi profilin e personalitetit të veçantë muzikor në hapësirën tonë kulturore muzikore. Ai identifiohej me muzikën që e shpërndante. Atij i interesonin rrjedhat kulturore që ndodhin me kalimin e kohës dhe me aktivitetin e tij kulturor gjithnjë synonte të krijojë lidhje të kulturës tradicionale me risitë që vinin në kulturën e sotme. Në mjeshtrinë e veglave muzikore dhe bërjen e muzikës me to, Hoti kishte në konsideratë rrjedhat kohore të kulturës, njëherazi shumë ndërgjegjshëm dhe me pasion shtonte vëmendjen në idenitetin e tingullit (muzikës) që e prodhonin. Ai i hetonte mirë relacionet interpretues – prodhues i vlerave kulturore dhe mjedisit që i ofronte ato vlera dhe dinte mirë dhe mjeshtërisht t’i koordinoj ato raporte.
Mes shumë aktiviteteve në lëmë të kulturës muzikore, mjeshtria punimi i veglave muzikore në dy dekadat e fundit sikur kishte dalë në plan më të dukshëm. Siç na ka rrefyer disa herë Baca Shaqë, ketë zeje ka nisur ta ushtrojhë relativisht vonë. “Punimin e tyre e kam intensivuar pas luftes së fundit në Kosovë edhe pse e kam punue ndonje edhe para luftës por pas luftës kam punue më me përkushtim. Kryesisht i punoj veglat muzikore frymore fyej, kavaj, gajde, okarina, zumare e ndonje tjetër qe e shoh.”
Fati im i mirë është se me Bacen Shaqë (bashkë me Rexhep Munishin dhe prof.. Ukë Xhemajn) kemi qëndruar disa herë në terren (unë, në vitin 2008 kam marrë titullin bachelor në Fakultetin Filozofik, dega Etnologji me temën për Shaqir Hotin dhe veprimtarinë e tij), ku edhe kemi diskutuar ‘projshëm’ për folklorin e muzikën në përgjithësi, për jetën e instrumenteve dhe shpirtin e tyre, shpirtë që ai ua jepte. I kisha dhënë premtimin (dhe i mbetem borxh) se punimin e diplomës do ta zgjeroj dhe do ta ngris në një projekt më të avansuar dhe më serioz ashtu siç e meritonte puna dhe veprimtaria e tij e shumëanshme në fushë të muzikës. Ja kam për borxh profesional po edhe miqësor këtij njeriu të cilin e deshi dhe e respektoi i njohur dhe i panjohur dhe të cilit komuniteti mbarshqiptarë i mbetet borxh edhe më shumë se unë individualisht.
Gjatë vizitës në vendlindjen e tij në Rogovë të Hasit, ia pata shtruar pyetjen Bacës Shaqë se prej kujt e kishte marrë zanatin?, ai përgjigjej se instrumentet muzikore i punonte pa u mbeshtetur në mjeshtrinë e askujt. Ai me rastësi kishte nisë punimin e një instrumenti, punë që më pas do t’i bëhej zeje të cilën do të vazhdonte ta ushtrojë me kënaqësi të jashtëzakonshme, deri pak para ndarjes fizike nga ne. “Në aftësitë e mia”, thoshte ai, “në njohuritë e mia edhe teorike po edhe mbamendjen e trashëgimisë dhe njohurive të marra nga mjeshtria tradicionale dhe kryesisht mbështetem në nevojat që paraqiten për instrumentin konkret”. Pra, ai kishte afërsi shpirtërore me instrumentet që i punonte, kishte relacion të ngushtë në mes të shpirtit artistik të bacës Shaqë dhe tingullit muzikor që i nxirrte me “frymën” e tij.
Baca Shaqë mjeshtrinë nisi ta përvetësoj gradualisht dhe çdo ditë provonte të zbulojë diçka të re në punimin e veglave muzikore, sidomos të atyre me frymë. “Është interesant se nuk kamë mbetur rob i përdorimit të një druri të caktuar të cilin kryesisht e kanë përdorur mjeshtërpunesit e veglave muzikore tradicionale (edhe pse edhe këto i kam punuar dhe respektuar) por kam shfrytëzuar çdo gjë që më është gjendur pranë vetës, pra në afërsi ku jam gjendur”. Ai në fillim kishte përdorur njohjen e mjeshtërve të tjerë për drunjët që përdoreshin për punimin e tyre siç janë frashëri, arra, pisha, shtogu, ose nga metali etj, “por kur nisa të bëhem taman “mjeshtër” i tyre, nisa të eksperimentoj me lloj-lloj materialesh; plastikë, të gjithë drunjtë që i kamë gjetur, lloje gypash të qelqit, metaleve etj. Ky përshkrim i tij në “përzgjedhjen” e materialit tregon për gjenialitetin e tij, për gjindshmërinë dhe nevojën e tij për tu shprehur artistikisht. Kjo tregonte se ai e donte muzikën dhe muzika e donte atë dhe se për të nuk vlente arsyetimi se ky material nuk bëne e ai tjetri po, ai thjeshte muzikonte me cdo gje që i ofronte natyra. Dhe në një situatë abstrakte, ai dhe natyra do të ishin një “trup” i vetëm
Shaqir Hoti sado që mund të konsiderohej tradicional e fort burimor si tingull, ai ishte edhe inovator për mburrje në prodhimin e atij tingulli dhe instrumentit përkatës. Ai kishte ndërhyrë në formë, material, mënyrë punimi etj… ai kishte punuar “fyej të dredhavt”, fyej të thyer, dhe, te bishtnicat (gajdet) që pak kush i punonte tradicionalisht, ai nuk i bënte më me lëkurë edhi ose qengji, por thjesht me një najlon plastike brenda, kurse pjesa e jashtme, mbështjellësi, mund të ishte ndonjë batanije fëmijësh ose çfarërdo materiali tekstili. Ndërsa ndërrojsat, fundi dhe pjesët tjera që realizohej melodia, ngelin nga druri si edhe përpara. Edhe vetë shpirti artistik e i veçantë i bacës Shaqë ngelte i tillë, shpirtë i bardhë sikurse shkuma e Drinit që i kalonte afër Rogovës ku kishte lindur e ku ishte mishëruar artistikisht.
Veprimtaria e Shaqir Hotit do të shërbej si model i muziktarit bashkëkohës i cili ka shkuar me kohën duke u mbështetur në shtresimet e së kaluarës. Veprimtaria e tij ia ka kthyer namin dhe rëndësinë muzikës tradicionale. Baca Shaqë me veprimtarinë e tij të shumanshme kulturore i ka kaluar përmasat e një subjekti lokal dhe hapësire të kufizuar. Ai tashmë ka hyrë në radhën e persnaliteteve të gjithmbarshme të kulturës kombëtare shqiptare. Baca Shaqë ka dëshmuar se folklori muzikor mund të jetë aplikativ, mund të jetë në shfrytëzim të zhanreve të ndryshme të muzikës dhe të komunikojë shumë mirë me receptorin me çfarëdo shije estetike që ka.
Baca Shaqë, me “frymën” e tij e ka ngjallë Okarinën antike, e ka melodizuar lirinë që zogu ka, gurgullimat që Drini lëshon, e gjithcka që në natyrë ka zë.
Baca Shaqë, me “frymën” tane, neve jetë na ke shtu! / KultPlus.com