Në kuadër të aktiviteteve për nderim të 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, në bashkëpunim dhe Qendrën Kinematografikë të Kosovës organizon “Javën e filmit të Kosovës”.
Në lokacionin e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, sonte, datë 20 shkurt, do të shfaqen dy filma, fitues të shumë çmimeve në festivale botërore: “Në Mes” i autorit Samir Karahoda dhe “Zana” nga Antoneta Kastrati.
Filmi “Në Mes” do të shfaet në ora 18:00, ndera “Zana” në 18:30. /KultPlus.com