Këngëtarja me famë botërore Rita Ora në një intervistë për Daily Star ka paralajmëruar këngën e re, që thotë se është e bazuar në tekstet e fansave.
Kënga quhet “Proud” dhe është në partneritet me “Absolut” në projektin “The Open Mic”, teksti i së cilës është shkruar në bazë të teksteve të fansave, transmeton Koha.net.
“Kur më kishin treguar se ishte prej fansave dhe njerëzve që zakonisht nuk dëgjohen apo s’mund të ndriçojnë tregimet e tyre, thashë: ‘kjo është perfekte, sepse mund të shkruaj një melodi, një këngë për tregimet e tyre’. E kam bërë këtë dhe kënga titullohet ‘Proud’, dhe është një incizim i mrekullueshëm, e cila do të publikohet gjatë javës së Grammyt”, është shprehur ajo./ KultPlus.com