Restoranti shqiptar “Ç’ka Ka Qëllu”, sërish është listuar nga The New York Times si një ndër 100 më të mirët në New York, shkruan albinfo.ch.
Prestigjozja amerikane ka bërë një list të 100 restoranteve më të mirë nga 27 mijë të tillë që ishin në garë.
Pronari i restorantit është shtetasi shqiptar nga Kosova, Ramiz Kukaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kukaj shpreh enntuziazmin që një restorant me gatime tradicionale shqiptare është shpallur ndër 100 më të mirët në SHBA.
“27.000 restorante janë në New York City. A e kishit menduar ndonjëherë, që do të vinte një ditë, kur një restorant shqiptar, me ushqime vetëm autentike shqiptare, do të zgjidhej ndër 100 restorantet më të mirë?
Duhet veçuar se në këtë restorant ka gatime tradicionale shqiptare, gjithashtu një ambient që përkon me traditën e mirëfilltë shqiptare.
Sipërmarrja e Kukaj i shtohet listës së sipërmarrjeve shqiptare, të cilat jo vetëm ruajnë traditën në gatim, por edhe promovojnë kulturën tonë kombëtare në botë.
Gjithashtu muzikë tradicionale shqiptare është ajo që e bën të veçantë, por edhe ushqim tradicional shqiptar, e që është shumë i shijshëm dhe i veçantë. Pronarët shqiptarë janë përkujdesur për çdo detaj, andaj sigurisht se ia vlen ta vizitoni. / KultPlus.com
Ed Sheeran ishte në qytetin e Nju Jorkut për një shfaqje në Brooklyn dhe shfrytëzoi rastin për të surprizuar një legjendë vendase të quajtur Mike Yung.
Yung, 62 vjeç, u bë viral në vitin 2016 me një video të tij duke kënduar “The Righteous Brothers’ Unchained Melody” në një stacion metroje të Nju Jorkut, gjë që e çoi atë në shfaqjen e tij në America’s Got Talent dhe publikimin e një albumi në studio në 2018.
Këngëtari ishte duke filmuar një video në stacionin e metrosë Church Avenue në Brooklyn të hënën, duke kënduar këngën e re Eyes Closed të Sheeran, kur vetë 32-vjeçari Sheeran e surprizoi atë, shkruan Daily Mail.
Yung ishte duke nxjerrë rripin e korit, kur Sheeran u ngjit dhe iu bashkua, ndërsa Yung u kthye dhe e përqafoi.
Sheeran e befasoi gjithashtu Yung-un me biletat për shfaqjen e tij në Brooklyn në Kings Theatre në Brooklyn, ku ai performoi albumin e tij të ri Subtract të plotë për herë të parë në Amerikë.
Yung dhe Sheeran kënduan krah për krah për disa çaste, me Sheeran që ndalonte disa herë për ta lënë Yung të vazhdonte.
Ata e përfunduan këngën dhe Yung tha se ‘më bëri ditën’ ndërsa Sheeran e pyeti nëse mund t’i tregonte diçka.
Ai nxori dy bileta për shfaqjen e tij disa blloqe larg stacionit dhe më pas ndau një përqafim tjetër.
Yung hyri në Instagram të martën, me foto të tij dhe Sheeran në platformën e metrosë së bashku me videon. / KultPlus.com
“Rockefeller Center” është një pikë referimi historike kombëtare në zemër të Midtown Manhattan. Shtëpia e “Top of the Rock Observation Deck”, “NBC Studios”, “Radio City Music Hall” dhe shumë më tepër, së fundmi pati dalë me një thirrje për të dizajnuar një flamur që do të valvitej krahas punës së mrekullueshme nga artistë të shquar si: Jeff Koons, Carmen Herrera, Christian Siriano, Hank Willis Thomas, Jenny Holzer, KAWS, Laurie Anderson, Marina Abramovic, Faith Ringgold, Sarah Sze, Shantell Martin, Steve Powers, me c’rast në mesin e tyre është bërë pjesë edhe artistja Teuta Ibriqaj, shkruan KultPlus.
Artistja Teuta Ibriqaj është paraqitur me veprën e saj në formën e instalacionit, që përmban titullin “Earth and Sea”, në kuadër të #TheFlagProject.
E pyetur se si erdhi ideja për realizimin e këtij intalacioni, Ibriqaj për KultPlus thotë se ndonëse ajo gjithmonë paraqet diçka në formë abstrakte në një mënyrë moderne që është e dukshme për publikun dhe që i jep mundësi asaj që të flas në një mënyrë artistike, kësaj radhe ajo ka vendosur që të shfaq diçka ndryshe nga e zakonshmja.
“Doja të shfaqja diçka tjetër në një pikturë dhe të paraqes Tokën dhe bukurinë e saj, edhe pse unë jam në një proces të një skice të krijimit të Tokës me bukurinë e saj, ende vazhdoj të krijoj. Ideja më erdhi si: “Tokë dhe Deti”, ku shtrova pyetjet si: Si ta duam?, Si ta ruajmë?, Si ta çmojmë më tepër vendin?”, thotë Ibriqaj.
Sipas saj, në vepër është shpalosur një sipërfaqe që ndahet në dy ngjyra të bukura, atë krem në të kaft të hapur që paraqet Tokën në një mënyrë të pastër, ndërsa në anën e djathtë shihet ngjyra e gjelbër në të kaltër të hapur që paraqet bukurinë e ujit të kristaltë, për të shprehur kështu harmoninë e jashtëzakonshme të Tokës dhe Detit.
“Unë krijoj në vazhdimësi dhe ajo më jep kënaqësi të tejskajshme. Që të kam mundësinë të shpreh në mënyrë artistike atë qe kam si artiste dhe se si e shoh atë bukuri përmes syve te mi në këtë pjesëmarrje, po më bënë të lumtur shumë. Por ndihem e lumtur edhe që po prezantoj popullin shqiptar me një vepër arti mu në zemër të New York dhe aq më tepër nëpërmjet një projekti të madh ndër artistë të shkëlqyer”, thotë Ibriqaj për KultPlus.
Këto vepra artistike që shfaqen në formën e një flamuri në kuadër të #TheFlagProjcet, do të valviten nga data 1 prill deri më 1 maj.
Qëllimi i këtij instalacioni është mjedisi ku jetojmë dhe kjo është një përzgjedhje e punimeve në bashkëpunim me “Climate Museum” nga United Nations Environment Programme, gjithashtu me qëllim të ruajtjes së gjithë globit tokësor. / KultPlus.com