Në 107 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, ideatorja dhe producentja e Himnit të Nënës Terezë, Dijana Toska, i dhuroi DVD e Himnit të Nënës Terezë, të dizajnuar nga njerëzit me aftësi të kufizuara, drejtoreshës së Shtëpisë së Nënës Terezë në Shkup, Renata Kutera Zdravkovska, përcjellë KultPlus.
Poezinë “Lamtumirë“ të cilën Gonxhe Bojaxhiu e kishte shkruar më vitin 1928, rrugës nga Irlanda për Kalkutë, në vitin 2015 me kërkesë të producentes, kompozitori Genc Tukiqi, bazuar mbi një ide të Lorenc Antonit e kishte shndërruar këtë poezi në vepër artistike, të cilën e interpreton, sopranoja e njohur, Inva Mula. Nën dirigjimin e maestros, Bujar Llapajt dhe realizimin e Korit dhe orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, instrumentistëve nga Shqipëria e Maqedonia.
“Valsi Hyjnor” më 5 shtator 2015 u përurua në Prishtinë, ndërsa më 3 shtator 2016 në vigjile të Shenjtërimit të Nënës Terezë, u interpretua në Vatikan.
Në muret e Shtëpisë Muze të Nënës Terezë është e varur poezia “Lamtumirë“ vetëm në gjuhën serbe ”OPROSTAJ“, por që nga sot aty pranë do të vendoset edhe DVD me përmbajtje shqip ashtu siç e shkroi me dorë të vet, Gonxhja jonë. / KultPlus.com