Në përvjetorin e ditëlindjes së Shën Nënë Terezës do të mbahet akademi solemne.
Ipeshkvia në Prizren-Prishtinë, në bashkëpunim me ITSHKSH – Shkup, sjellin këtë akademi solemne në Qendrën “BogdaniPolis”, për të shënjuar ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, me të cilën edhe hap “Ditët e Nënë Terezës”, të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator, në ditëfestën liturgjike të saj.
Ngjarja do të mbahet më 26 gusht 2023, ditë e shtunë, në orën 19:00.
Hyrja është e hapur për të gjithë! / KultPlus.com