Del nga arkivi filmi dokumentar për Nënë Terezën i realizuar 40 vite më parë

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup ishte për vizitë drejtori i institucionit kulturor “Vardar Film”, Naser Curri, i cili u prit nga drejtori i Institutit, Skender Asani.

Ky takim u realizua në kuadër të manifestimeve për shënimin e 40-vjetorit të shpalljes së Nënës Terezë për ‘Qytetare Nderi të Shkupit’. Me këtë rast drejtori Curri ia dhuroi ITSHKSH-së, përkatësisht Departamentit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë një film dokumentar të realizuar para 40 vjetëve, që deri tash ka fjetur në arkivin e IN “Vardar Film”.

Duke e falënderuar për këtë dhuratë, drejtori Skender Asani tha: “Në këtë mënyrë Instituti po e mbledh trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut dhe ngadalë po i tubon të gjitha elementet më të rëndësishme të jetës së Nënës Terezë në Shkup, për ta plotësuar mozaikun e fragmentuar të jetës së kësaj nobeliste që është nder për kombin tonë, për qytetin tonë, për shtetin tonë, por edhe për gjithë botën”.

Pas kësaj në sallën “W Wilson” të ITSHKSH-së nga të pranishmit u ndoq video-materiali i këtij dokumentari.

Gjithë kjo vjen si fryt i bashkëpunimit të mirë që ITSHKSH ka ngritur me IN “Vardar Film” dhe memorandumit për bashkëpunim që është nënshkruar qysh më herët ndërmjet dy institucioneve. / KultPlus.com

Amerikanët pelegrinazh te shtatorja e Nënë Terezës në Nju Jork

Shtatorja e shenjtores Nënë Terezë në qytetin e Bruklinit duket se është kthyer në një vend pelegrinazhi në Nju Jorkun e trazuar me protesta dhe ende të pa çliruar nga pandemia Covid-19.

Besimtarët njujorkez në këto ditë të vështira i janë drejtuar shenjtores shqiptare në platonën e Kishës Saint Anthanasius në Bruklin.

Shtatorja e të shenjtës Nënë Terezë u vendos në qytetin e Bruklin katër vjet më parë me nismën e Organizatës Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi, dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores

Rreth 2 metra e lartë dhe e derdhur në bronz, ajo peshon rreth 300 kg dhe në bazament ka të shkruar “Nënë Tereza” në anglisht dhe emrin e saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, rrethuar nga nja kopsht me lule te freskta.

Në Bruklin jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë. / Bota Sot / KultPlus.com

Prizrenit po i shtohet edhe muzeu për Nënën Terezë

Prizrenit po i shtohet edhe një muze. Para disa muajve, Komuna e Prizrenit ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova, për funksionalizimin e muzeut të Nënës Terezë, përcjellë KultPlus.

Ky projekt rrjedh nga marrëveshja kryesore “Shtegu kulturor Gjurmëve të Nënës Terezë”, i cili është bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut në kuadër të alokimeve IPA II 2014 dhe 2015.

Në objektin për muzeun e Nënës Terezë, i cili është ndërtuar në vitin 2010, përveç intervenimeve të detyrueshme në fasada, kulm, dysheme, mure dhe instalimeve të ngrohjes e ventilimit, do të vendoset edhe lifti për t’i mundësuar qasje personave me aftësi të kufizuara.

Komuna ka njoftuar që së shpejti do të bëhet edhe thirrja publike për mbledhjen e artefakteve dhe informatave rreth jetës dhe veprës së Nënës Terezë. / KultPlus.com

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, KultPlus ju sjell disa thënie të Shenjtores Nënë Tereza.

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”. / KultPlus.com

Reagon Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve: Të mbrohen gjurmët e Nënës Terezë

Pas ndryshimeve të bëra në sheshin e Shkupit “Maqedonia”, me ç’rast janë mbuluar gjurmët e shtëpisë së Nënës Terezë, ndërsa me parkun e vendosur para pllakës përkujtimore praktikisht është mbyllur rruga që të vendosen lule edhe te pllaka, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, përkatësisht Departamenti për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, shpreh indinjatë dhe habi të thellë për këtë veprim të papërgjegjshëm të Qytetit të Shkupit.

“Në kohën që gjithë bota mburret me emrin dhe veprën e Nënës Terezë dhe ajo është bërë identiteti dhe letërnjoftimi i vendit tonë, të mbulohen gjurmët e shtëpisë së saj dhe të pengohet mundësia e vendosjes së luleve në pllakën përkujtimore nuk ka si lexohet ndryshe, pos si një veprim i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm për Qytetin tonë, por edhe për gjithë vendin tonë”, thuhet në komunikatë.

Ata tutje kërkojnë nga Qyteti i Shkupit që sa më shpejt ta korrigjojë këtë lëshim, t’i rikthejë themelet e shtëpisë së Nënës Terezë, ndërsa në të mirë të marrëdhënieve të mira ndëretnike, është koha e fundit që teksti në pllakën përkujtimore të bëhet edhe në gjuhën shqipe.

“Me shpresë se nuk do të ketë nevojë për reagime në instanca më të larta vendore dhe ndërkombëtare dhe në forma të tjera”, thotë Skender Asani, drejtor i këtij departamenti. / Koha.mk / KultPlus.com

Porosi të jashtëzakonshme të Nënës Tereze për ne dhe për kohën tonë

Dashuria shëron vetminë.

Dashuria është e natyrshme, si frymëmarrja…

Zemra dhe shpirti jetojnë gjithmonë…

Sa më pak kemi, aq më shumë japim. Duket absurde, por kjo është logjika e dashurisë, japim vetveten.

Sot Kisha dhe bota kanë nevojë për dëshmitarë të Krishtit dhe të Ungjillit.

Veprat e dashurisë dhurojnë një dëshmi të ndritshme të jetës së krishterë.

Feja jonë e shenjtë nuk është asgjë tjetër përpos Ungjilli i dashurisë, që t’ua zbulojmë njerëzve dashurinë e tij.

Kush nuk jeton për Zotin dhe  për të afërmin, nuk jeton fare.        

Fshehtësia ime është urata. Zoti vepron me mua për të tjerët. Ai është jeta ime./drita.info  / KultPlus.com  

Përgatiti: Don Lush Gjergji     

Nënë Tereza: “Mos i prisni kryetarët, bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin”

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”

‘Jeta ёshtё e pazёvendsueshme, duhet ta mbrojmё’

KultPlus ju sjell disa thënie të njohura nga Nënë Tereza.

-E dijmё shumё mirё se punёt qё bёjmё nuk janё mё shumё se njё pikё uji nё oqean. Por nё qoftё se ajo pikё uji nuk ёshtё atje, oqeanit i mungon diçka.

-Nuk ёshtё e rёndёsishme çka bёjmё, por ёshtё e rёndёsishme sa dashuri i kushtojmё punёs qё bёjmё: gjёrat e vogla duhet t’i bёjmё me shumё dashuri.

-Çdo gjё ёshtё e vogёl. Por kur e japim nё emёr tё Zotit,bёhet jashtzakonisht e madhe.

-Kurrё nuk do ta kuptojmё sa tё mira mund tё sjellё njё buzёqeshje. Buzёqeshja ёshtё si njё lidhje fizike qё sjellё diçka tё veçantё nga Perёndia pёr jetёn e njeriut.

-Kur qeshё, unё dёgjoj muzikёn e buzёqeshjes tёnde.

-Gёzimi rrezaton nga syri juaj,nga fytyra juaj, nё çdo moment. Mos e vraj gёzimin, sepse do tё shpёrthejё. Kur tё tjerёt shohin gёzim nё sytё tuaj, ata shohin se jeni fёmijёt e Zotit.

-Gjithmonё duhet tё kemi gёzim nё buzёt tona,pёr çdo fёmijё dhe person qё mund tё ndihmojmё. Do tё ishte gabim fatal nё qoftё se jemi tё shqetёsuar vetёm pёr ilaçet e tyre.Duhet t’u japim zemrёn dhe dashurinё tonё.

-Nё shtёpinё tonё jetonte njё fёmijё shumё i thatё,qё nuk hante asgjё. Ishte i dёshpёruar sepse ato ditё i kishte vdekur nёna. Kёrkova njё murgeshё qё i pёrgjante nёnёs sё tij dhe e porosita murgeshёn qё tё mos bёnte tjetёr vetёm tё luante me vogёlushin. Pas pak kohe ky fёmij u qetёsua dhe filloi jetёn normale.

-Varfёria nuk ёshtё krijuar nga Zoti. Ne e kemi prodhuar vet varfёrinё—ju dhe Unё—me egoizmin tonё.

-Ështё mё vёshtirё tё luftojmё varfёrinё nё vendet e pasura se nё ato tё varfёrat.

-Sikur tё kishte tё varfёr nё hёnё, duhej tё shkonim atje.

-Mund ta gjeni Kalkutёn kudo nё botё. Vetёm duhen sytё pёr ta parё. Kudo nё botё jetojnё njerёz qё nuk i do kush, njerёz qё nuk u ndihmon kush, qё janё tё braktisur dhe tё harruar dhe kjo ёshtё varfёria mё e madhe.

-Pёr çdo sёmundje ekzistojnё ilaçet dhe terapitё, por jo pёr ata qё nuk i do kush. Kjo ёshtё gёrbula e Perёndimit.

-Unё besoj se tё pasurit janё mё tё varfёr se tё varfёrit, sepse ata shumё herё nuk janё tё lumtur. Sa ma shumё qё kanё, kёrkojnё edhe mё tepёr.Por nuk janё tё gjithё tё tillё.

-Jam e bindur se tortura mё e madhe kundёr njeriut ёshtё ndjenja e braktisjes.

-Fёmijёt janё dhurata mё e bukur e Zotit. Çdo fёmij ka tё drejtё tё vijё nё kёtё botё pavarёsisht dёshirёs sonё.

-Dashuria ёshtё fryti mё i ёmbёl i tё gjitha stinёve dhe duhet ta shijojnё tё gjithё.

-Zoja Bekuar ёshtё dhurata mё e bukur hyjnore pёr racёn njerёzore.

-Fjalimi publik para shumё njerёzish ёshtё torturё pёr mua.

-Ështё mё lehtё pёr mua tё lajё njё tё gёrbulur se t’u pёrgjigjem pyetjeve tё gazetarёve.

-Njё gazetar Amerikan mё tha njё herё: “ Nёnё Tereza: “çfare bёn ti nuk do ta bёja pёr njё milion dollarё”. Nёnё Tereza iu pёrgjegj: “As Unё nuk do ta bёnja kёtё punё pёr miliona dollarё”.

-Njё gazetar e pyeti njёherё Nёnёn Terezё, “Çka duhet tё ndryshohet nё kishё? ”Ajo u pёrgjegj: ”Unё dhe Ti”.

-Ata qё janё tё lumtur predikojnё edhe kur nuk predikojnё.

-Pemёt, lulet dhe bari rriten nё qetёsi. Yjet, dielli dhe hёna levizin nё qetёsi. Qetёsia u jep vizion gjёrave.

-Lutjet na e bёjnё zemrёn e pastёr dhe zemra e pastёr ёshtё nё gjendje tё shikojё Zotin.

-Mendo: se Krijuesi i Gjithёsisё ka krijuar kohё pёr ne, pёr krijesat e tij tё vogёla.

-Jeta ёshtё e pazёvendsueshme. Duhet ta mbrojmё.

-Fryt i qetёsisё ёshtё lutja. Fryt i lutjes ёshtё besimi.Fryt i besimit ёshtё dashuria. Fryt i dashurisё ёshtё shёrbimi. Fryt i shёrbimit ёshtё paqa.30. Kur lutemi, jemi rreze e shkёlqimit tё dashurisё sё Zotit:nё shtёpi nё punё dhe pёr gjithё botёn.

-Burimi prej ku pini ujё duhet tё jetё shume i thellё. Kёshtu do ta gjejnё burimin ata qё i dashuroni.

-Vetёm nё Parajsё do ta kuptojmё se u kemi borxh tё varfёrve, sepse ata na kanё ndihmuar qё ta duam Zotin mё shumё.

-Shumё njerёz vdesin ashtu si kanё jetuar. Vdekja nuk ёshtё kurrgjё mё shumё se vazhdim i jetёs, ёshtё plotёsim i saj. Kjo jetё nuk ёshtё fundi;ata qё besojnё se ёshtё fundi ata kanё frikё vdekjen. Njerёzit qё binden se vdekja ёshtё kthim nё shtёpinё e Zotit, ata nuk do tё kenё frikё.

Pyetjes qё iu bё Nёnёs Terezё: “A ke frikё vdekjen?” Ajo iu pёrgjegj: “Pse?” / KultPlus.com

‘Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe duajeni familjen tuaj’

Familja konsiderohet si gjëja më e vlefshme për secilin njeri, një familje e shëndoshë është gjithcka për të cilën njerëzimi ka nevojë.

Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet dedikuar familjes, që mendjet më të ndritura të kohës i kanë thënë.

-Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare.

-Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.

-Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.

-Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj.

-Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë.

-Shtëpia është tempulli i familjes.

-Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.

-Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria.

-Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.

-Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon.

-Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.

-Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore.

-Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë.

-Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones

-Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij.

-Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë.

-Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj.

-Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren. / KultPlus.com

“Disa njerëz në jetën tonë vijnë si bekime, disa të tjerë si mësime”

Thënie nga Nënë Tereza.

“Paqja fillon me një buzëqeshje.”

“Skamja më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenurit i padashur për të tjerët.”

“Uria për dashuri është shumë e vështirë të hiqet se sa uria për bukë.”

“Puna pa dashuri është skllavëri.”

“Nëse lutemi ne do të besojmë; Nëse besojmë ne do të duam; Nëse duam ne do të shërbejmë.”

“Dashuria e fort nuk mat. Ajo vetëm jep.”

“Njëra ndër sëmundjet më të mëdha është të jesh askush tek çdokush.”

“Disa njerëz në jetën tonë vijnë si bekime. Disa të tjerë si mësime.”

“Mos mendoni se dashuria, për të qenë e vërtetë duhet të jetë e veçantë. Ajo që kemi nevojë është të dashurojmë pa u lodhur.”

“E kam zbuluar një paradoks se nëse unë dashuroj deri në dhimbje, atëherë më nuk mbetet dhimbje por vetëm dashuri.”

– Nëna Terezë

Letra e fundit e Nënës Terezë në gjuhën shqipe

Letra e fundit e Nënës Terezë në gjuhën shqipe po del të ketë qenë një përgjigje rreth ftesës së Ipeshkvit Nikë Prelës, për të vizituar Kosovën.

Në letrën e fundit në gjuhën shqipe, Nënë Tereza kishte shkruar se ka dëshirë që të vijë në Kosovë që të festojë së bashku me shqiptarët pajtimin e mbarë popullit shqiptar.

“Pranoj thirrjen e ipeshkvit tonë Zotri Nikë Prelës dhe dëshiroj të vijë në Kosovë për të mirat që mi ka dhanë Zoti jetës sime.  Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tonë shqiptar. Zoti kjoft me ju dhe dashnija e paqja e Zotit gjithmon kjoft me ju”, thuhet në letrën e Nënë Terezës.

Letra mban datën e 3 majit të vitit 1990./ KultPlus.com

Letra e fundit e Nënë Terezës në gjuhën shqipe

40 vjet më parë Nënë Tereza u shpërblye me çmimin Nobel për Paqe

Si sot, më 10 dhjetor 1979, Nënë Tereza merr Çmimin Nobel për Paqe. Ato ditë në Oslo të Norvegjisë, Don Lush Gjergji e zhvillon një intervistë me te dhe e boton në revistën tonë Drita. Po e risjellim në portalin tonë për të kujtuar atë ditë të madhe dhe si Nënë Tereza e ka përjetuar këtë shpërblim prestigjioz botëror.

Çfarë do të thotë për ju dhe për motrat tuaja Çmimi Nobel për Paqe?

Nëna Tereze: “Për motrat e mia asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon në Kongregatën tonë. Ky Çmim, si dhe të tjerë që kam marrë gjatë këtyre viteve, është vetëm për të varfëritë tanë, mendoj se ka qenë dhuratë prej Zotit, ndihmë e madhe që të mund të bëjmë diçka vitin e ardhshëm për familjet tona.

Prandaj, jemi lutur shumë për këtë qëllim, nga që, siç e dini dhe ju vetë, viti i ardhshëm (1980) është viti kushtuar familjes. Sot, njerëzit vuajnë shumë dhe nëse ne mund të bëjmë diçka për të bashkuar familjet, për t’i ofruar secilit shtëpi, kjo do të ishte një punë e madhe. Ky çmim arrin në çastin e duhur. Ky çmim tregon se bota po i njeh të varfëritë, prandaj edhe e ka për detyrë t’u ndihmojë. Ky është kontribut i madh për paqe, ngaqë bota më në fund ka kuptuar se puna e dashurisë është e rëndësishme për paqen.”

Si e shihni Ju, si personalitet religjioz, problemin e paqes në botë dhe çfarë mendoni se duhet të bëhet për ta forcuar paqen?

Nëna Tereze: “Para së gjithash, ne duhet t’i kthehemi të luturit në familje, sepse pa lutje besimi ynë është i dobët. Nëse me të vërtetë besojmë dhe lutemi, ne do të bëjmë jetën tonë të konsekruar, do të japim kontributin tonë për paqen. PA DASHURI NUK DO TË KETË KURRË PAQE!”

Cili është rreziku më i madh për paqen?

Nëna Tereze: “Rreziku më i madh për paqen është aborti, ngaqë nëse ne mund të shkatërrojmë jetën, që na e ka dhënë Zoti, dhe nëse nëna mund të bëhet ekzekutuese e fëmijëve të vet, atëherë çfarë do të mund të thuhej vallë për vrasjet dhe luftërat e botës? Sot, njerëzit nuk e duan më njëri-tjetrin dhe këtu qëndron fillimi i rrezikut për paqe në botë. Aborti është filli i të gjitha të ligave të botës.”

Si e pranuan të varfëritë këtë Çmim?

Nëna Tereze: “Tani bota po i njeh të varfëritë dhe unë mendoj se do të mendojë më seriozisht për këtë problem. Të varfëritë tanë janë të lumtur me pak, me një buzëqeshje, një dorështrëngim, me pak oriz… Ata janë protagonistët e vërtetë të “Çmimit Nobel për Paqe.”

Cili është mesazhi i paqes për botën në ditën e Çmimit Nobel për Paqe, tani kur jeni bërë zyrtarisht “Nëna e Paqes?”

Nëna Tereze: “Duajeni njëri-tjetrin siç u do Zoti. Ne do të qëndrojmë të bashkuar nëse lutemi, nga që të luturit ushqen besimin dhe besimi ushqen dashurinë. Nëse ne besojmë dhe dashurojmë, atëherë do të mund të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për të tjerët”.

“Çmimi Nobel për Paqe” është shpërblimi më i lartë në mbarë botën. Nga ana tjetër, në Shqipëri, vëllezërit tanë nuk kanë kurrfarë lirie fetare. Çfarë mund të na thoni për këtë?

Nëna Tereze: “Nuk di se çfarë të them, nga që nuk di se çfarë në të vërtetë po ndodhë atje. Nganjëherë marr ndonjë letër nga nëna dhe motra ime, nga Tirana. Ato shkruajnë vetëm disa fjalë, ato kanë aq dëshirë të madhe për t’u takuar edhe një herë me mua dhe me vëllain tim, Lazrin…

Atë që do të mund të thosha është se unë lutem shumë për Shqipërinë, që Zoti Ynë t’i ndriçojë që të mund të kuptojnë këtë: nëse duan të jetojnë në paqe duhet ta duan njëri-tjetrin…

Mendoj se Kisha jonë shqiptare ende nuk e ka kaluar të Premten e Shenjtë, por feja jonë na mëson se jeta e Jezusit nuk mbaron aty, por vazhdon në kryq dhe bëhet e plotë me ringjalljen. Populli ynë nuk duhet dhe nuk mund ta harrojë kurrë këtë. Këtu qëndron fshehtësia e suksesit të krishterë. Krishti dha jetën e vet që të bëhet jeta jonë, e pranishme tek çdo njeri, çdo familje… Ai sigurisht nuk do të na harrojë kurrë…”

Si e përjetuat udhëtimin e Papës në Turqi, si një dëshirë dhe përpjekje ekumenike. Si e vlerësoni takimin ekumenik dhe lutjen e mbrëmjes së djeshme në Katedralen e Osllos? Cili është mendimi juaj i përgjithshëm sa i përket dukurisë ekumenike?

Nëna Tereze: “Puna jonë është ekumenike, sepse ne punojmë me secilin pa dallim, për të ndihmuar njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin, për t’i bërë që ta njohin Zotin si dashuri. Ne nuk punojmë vetëm me të krishterë, por edhe me myslimanë, budistë, hindus, me të gjithë. Kur të mbretërojë dashuria, atëherë do të kemi unitetin e Kishës në botë”.

Këtu jemi të gjithë, myslimanë, katolikë, komunistë, ateistë, të gjithë shqiptarët, që të thërrasin me shumë dashuri dhe mirënjohje: NËNA JONË TEREZE. Po, pas vdekjes suaj?

Nëna Tereze: “Kurrë nuk kam menduar për këtë. Sot, unë jam në Norvegji, dhe unë jam norvegjeze, nesër diku tjetër. Nuk ka rëndësi se ku do të përfundojë trupi im. Ajo që është me rëndësi është se unë e gjej veten duke jetuar në amshim me Zotin”.

Po t’u kërkohej të bëni një definicion për vetveten: kush jeni Ju?

Nëna Tereze: “Origjina ime është shqiptare. Shtetësia ime është indiane. Unë jam katolike, grua fetare. Për nga thirrja ime, unë i takoj tërë botës. Por zemra ime i takon tërësisht zemrës së Jezusit”.

Sot, në ditën e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqe, duke iu kthyer të gjitha shpërblimeve, mirënjohjeve që keni marrë, cili çmim është më i shtrenjti, më i afërti për Ju?

Nëna Tereze: “Shpërblimi im më i madh është dashuria ndaj Jezusit. Ai është çdo gjë për mua. Gjëja më e madhe për mua do të ishte të bëj që dashuria universale të mbretërojë, sidomos për ata që vuajnë!”./drita.info

(Botuar në Revistën “DRITA”, 12/1979, f. 8-9. Osllo, 10.XII.1979, Intervistoi: Don Lush Gjergji)

Përurohet parku “Nënë Tereza” dhe shtatorja e shenjtores në New Jersey

Në qytetin Garfield të shtetit New Jersey u zhvillua ceremonia e inaugurimit të parkut “Nenë Tereza” si dhe u zbulua një shtatore e misionares katolike, aktivitete këto me rastin e 107 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ceremonia ishte një organizim i Aleancës Shqiptare të New Jerseyt me mbështetjen e Bashkisë së qytetit.

Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, tha se statuja e Nënë Terezës është nderim për ne, ndërkohë që ne nderojmë Nënë Terezën nëse udhëhiqemi nga shembëlltyra e saj.

“Dhembshuria, solidariteti dhe përkujdesja që iu ofrua të goditurve nga tërmeti në Shqipëri, është monumenti me të cilin nderojmë Shenjtoren tonë”, shkroi Çitaku në Facebook.

Edhe Ambasadorja e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, ishte e pranishme në përkurimin e parkut “Nënë Tereza” dhe shtatores së shenjtores sonë në Nju Xhersi.

“Komuniteti shqiptar në Garfield New Jersey e shndërruan parkun e qytetit në Parkun e Nënës Terezë. Ndonëse temperaturat shumë të ftohta, shumë shqiptarë e amerikanë i bashkoi sot Nëna Terezë”, shkroi Sahatqija në Facebook.

“Harmonia fetare, si vlerë e jona e fuqishme, edhe kësaj radhe shkëlqeu në dritën e saj më të bukur”, tha më tej ambasadorja e Kosovës në New York.

Të pranishëm në përurimin e parkut dhe shtatores së Nënë Terezës ishin edhe Kryebashkiaku i Garfieldit, Richard Rigoglioso, Zëvendësambasadori i Shqipërisë në SHBA, Armand Shandro, përfaqësues të klerit fetar dhe udhëheqës të shoqatave shqiptaro-amerikane në New Jersey. Koha.net /KultPlus.com

Portrete të figurave të njohura shqiptare, produkt i punës së piktorit Freitag

Portrete të figurave të njohura shpesh janë bërë produkt i punës së artistëve të ndryshëm, shkruan KultPlus.

Piktorit shqiptar i cili jeton dhe vepron në Austri, Gazmend Freitag, ka realizuar portretet e një numri të madh figurash të njohura, secilin me shumë pasion dhe përkushtim duke i sjell në një mënyrë krejt të veçantë, shkruan KultPlus.

Magjepsja dhe respekti për këto figura historike dhe bashkëkohore ka bërë që piktori Gazmend Freitag, të sjell një kolazh të portreteve të cilat i ekspozon në vende të ndryshme.

Koleksioni gjithnjë në zgjerim i artistit është i rezervuar për ata poetë, luftëtarë dhe filozofë, jeta dhe vepra e të cilëve është thelbësore për identitetin dhe historinë e popullit shqiptar.

Më poshtë po ju sjellim portretet e këtyre figurave: Aleksandër Moisiu, Ali Podrimja, Bekim Fehmiu, Behgjet Pacolli, Çun Lajçi, Dua Lipa, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Havzi Nela, Ibrahim Rugova, Ibrahim Kodra, Ismail Kadare, Klara Buda, Krist Maloki, Lasgush Poradeci, Martin Camaj, Shën Tereza, Nexhmije Pagarusha, Pjetër Bogdani, Princesha shqiptare Fevzia Fuad, Rita Ora. / KultPlus.com

Alexander Moissi

Gazmend Freitag: Aleksander Moisiu, 2017

Ali Podrimja

Gazmend Freitag: Ali Podrimja, 2016

Bekim Fehmiu 1

Gazmend Freitag: Bekim Fehmiu, 2014

Behxhet Pacolli.jpg

Gazmend Freitag: Behgjet Pacolli, 2016

Çun Lajçi

Gazmend Freitag: Çun Lajçi, 2017

Dua Lipa

Gazmend Freitag: Dua Lipa, 2018

Skanderbeg

Gazmend Freitag: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 2013

Havzi Nela

Gazmend Freitag: Havzi Nela, 2016

Ibrahim Rugova

Gazmend Freitag: Ibrahim Rugova, 2013

IK

Ibrahim Kodra by Gazmend Freitag, 2017

Ismail Kadare

Gazmend Freitag: Ismail Kadare, 2014

Klara Buda.jpg

Gazmend Freitag: Klara Buda, 2016

Krist Maloki

Gazmend Freitag: Krist Maloki, 2016

lasgush-poradeci

Gazmend Freitag: Lasgush Poradeci, 2016

Martin Camaji

Gazmend Freitag: Martin Camaj, 2015

Mutter Teresa

Gazmend Freitag: Shën Tereza, 2013

Nexhmije Pagarusha 1.jpg

Gazmend Freitag: Nexhmije Pagarusha, 2013

Pjetër Bogdani

Gazmend Freitag: Pjetër Bogdani, 2016

Princess Fawzia Fuad

Gazmend Freitag: Princesha shqiptare Fevzia Fuad, 2016

Rita Ora

Gazmend Freitag: Rita Ora, 2014

Shtëpia e Nënë Terezës në Shkup me 100 mijë vizitorë në vit

Ministri i Kulturës i Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, sot e vizitoi Institucionin nacional “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës”, ku mbajti konferencë për shtyp bashkë me drejtorin e këtij institucioni, Arjan Asllanaj, dhe me drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, Skender Asani.

Në konferencën për shtyp, drejtori Asllanaj informoi për aktivitetet e Institucionit, i cili këtë vit shënoi një përvjetor të rëndësishëm – 10 vjet të ekzistimit të tij, ndërsa u shënua edhe 40-vjetori i ndarjes së Çmimit Nobel për humanisten e madhe. Në këtë kontekst, ishte theksuar edhe vizita e fundit në arkivin në Lucern prej ku janë siguruar më shumë se 500 dokumente që lidhen me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, dhe në kuadër të vizitës ishte nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit.

Ministri Ismaili theksoi para gazetarëve se gjatë hulumtimeve të bëra në Zvicër janë siguruar 5 dokumente origjinale.

“Duke e vlerësuar punën e drejtorëve Asllanaj dhe Asani, ne si Ministri do të shqyrtojmë mundësinë që projekti për botimin e tyre të mbështetet, duke qenë të sigurt se ato janë me rëndësi jo vetëm për këtë Shtëpi Përkujtimore, por edhe për mbarë kombin shqiptar, si dhe për të gjithë të interesuarit për jetën dhe veprën e Nënë Terezës”, tha ministri i Kulturës.

Ai shtoi se në “Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës” sivjet është vendosur ndriçimi i ri, është krijuar një ekspozitë e përhershme, e cila pasurohet me fotografi të reja, dokumente origjinale dhe artifakte që lidhen me jetën dhe veprën e humanistes dhe bamirëses së madhe, ndërsa është vendosur edhe një skulpturë silikoni e Nënë Terezës në madhësi natyrore.

Institucioni “Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës” i cili ishte pjesë e agjendës së kreut të Kishës Katolike Romake, Papa Françesku, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në vendin tonë, më 7 maj të këtij viti, me rreth 100,000 vizitorë në vjet, është njëri nga më të vizituarit në qytet. / KultPlus.com

Dita e Nënë Terezës

Plot gjatëmbëdhjetë vite më parë, më 19 tetor 2003, Nënë Tereza u shpall e “Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II.

Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfërit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.

Në 4 Shtator 2016 Nënë Tereza u shpall Shën Tereza e Kalkutës, në një ceremoni madhështore fetare në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Ceremonia u drejtua nga Papa Françesku, i cili bëri edhe shpalljen e shenjtërimit para dhjetëra mijë pelegrinëve që mbushën sheshin qendror të selisë së shenjtë.

Anjezë Gonxhe Bojaxhi, ose Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq në moshën 87 vjeçare, më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit ‘Nobel’ për Paqen. /alsat/ KultPlus.com

“Jeta ime”, testamenti shpirtëror i Nënë Terezës

“Mundohem ta dua Zotin me gjithë vetveten”

“Jam lëshuar plotësisht në duart e tij, me gjithë të metat e mia e mungesat e mia.

Ai më pranoi si nusen e vet, me ngrohtësi e dashuri të pakufishme.

Tashmë, për gjithë jetën, jam fati i Krishtit të Kryqëzuar.

Pranova të përfaqësoj të varfrit e mbarë botës: të padëshiruarit, të padashurit, të lënët pas dore, të keqtrajtuarit, të verbrit, të gërbulurit, të alkoolizuarit, të përjashtuarit nga radhët e shoqërisë, të gjithë ata që e kanë harruar ngrohtësinë e dashurisë njerëzore e takimin e njeriut me njeriun.

Jam thellësisht e bindur se e keqja më e madhe dhe vuajtja më e thellë burojnë nga braktisja e njeriut, që nuk duhet, që përbuzet, lihet pas dore, nuk vlen asgjë për askënd.

Nga ana ime mundohem t’u jap të varfërve, për dashuri, atë që të pasurit mund ta blejnë me para.

Unë nuk do ta kisha prekur kurrë me dorë një të gërbulur, edhe sikur të më paguanin një miliard dollarë. Ndërsa e bëj me kënaqësi për dashuri të Zotit.

Kur vërej si trajtohen të varfrit, e kuptoj më mirë trishtimin e Krishtit, që nuk pranohet nga të vetët.

Kush nuk i përfill të varfrit, vijon të mos e përfillë Krishtin.
Të varfrit na nderojnë, duke na lejuar t’u shërbejmë ditë natë, pa ndjerë kurrë lodhje.

Ushqimi shpirtëror që më mban në këmbë, është Mesha Shenjte.
Pa të nuk do të mund të vijoja rrugën që zgjodha as një ditë, madje as një orë.

Në Meshë Jezusi na paraqitet nën trajtën e bukës, ndërsa në lagjet e mjerimit e shikojmë dhe e prekim në trupat e gjymtuar, në fëmijët e braktisur.

Shpesh herë, kur mendoj sa pak jemi në gjendje të bëjmë, më pushton një trishtim i thellë.

Ajo që bëjmë, është vetëm një pikë uji në një oqean të pacak. Tepër e vogël, me një ndikim gati të pandjeshëm mbi pafundësinë e vuajtjeve njerëzore.

Por në se secili nga ne do t’i shërbejë Krishtit, atje ku e thërret, Eukaristia e të varfrit do të bëhen një dashuri e vetme!”. / KultPlus.com

Nëna Terezë

Në shtëpinë e harruar të Nënës Terezë (FOTO)

E vendosur në rrugicat karakteristike të Shkodrës, Shenjtorja shtatshkurtër Nënë Tereza, ka vendin e saj në Shkodër në një banese dykatëshe e cila ka prej dy vitesh statusin e monumentit të kulturës, transmeton Shqiptarja.

Është shtëpia ku ka jetuar familja e Nëne Terezës për rreth 5 vite në banesë, që edhe sot mirëmbahet nga Tonin Prela. Ky i fundit i indinjuar nga harresa që i ka bërë shteti ai nuk pranon të flasë, por hap dyert e kësaj banese e cila flet shumë.

Në banesë janë ende karriget dhe tryeza e viteve 30-të, ndërkohë që në katin e dytë është edhe shtrati i cili mendohet se ka fjetur Nëne Tereza gjatë qëndrimit të saj në Shkodër.

Por kjo vlerë dhe ky vend i shenjtë nuk vlerësohet nga askush duke mos e përfshirë as në guidat turistike në Shkodër.

Shën Nëna jonë Terezë, Nëna e Paqes

Sivjet, në 40 – vjetorin e Shpërblimit Nobel për Paqe të Nënës Tereze, në festën e saj, do ta shqyrtojmë, vlerësojmë, mundësisht edhe imitojmë atë në këto këndvështrime: paqja me Zotin, me të tjerët dhe me vetveten, si burim dhe fryt jete dhe dashuri, sipas shembullit dhe dëshmisë së saj ndër ne dhe në botë.

Nga Don Lush Gjergji

NËNA E JETËS

Nëna Tereze e ka çmuar, nderuar, dashur dhe përkrahur jetën e njeriut në çdo kënd dhe vend të botës,  prej ngjizjes deri te ofshama e fundit para kalimit në amshim, duke e mbrojtur nga kërcënimet dhe rrezikimet e ndryshme, me parimin e njohur të saj“Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne”.

Rreziku i parë i jetës është mospranimi dhe shkatërrimi i jetës së fëmijëve ende të palindur, aborti apo dështimi. Tradita jonë e mirë shqiptare mbështetet në pranimin e jetës dhe të familjes, në kujdes për fëmijë dhe për pleq. “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë” dhe “Mjerë ajo shtëpi që nuk ka pleq dhe fëmijë”.

Këtë parim ungjillor dhe  fryt të traditës sonë ilire, arbërore dhe shqiptare, Nëna Tereze e ka shpallur dhe mbrojtur vendosmërisht  nga “Katedra e Paqes” në ditën e marrjes së Shpërblimit Nobel për Paqe (10 dhjetor 1979). Ajo  para gjithë botës,me guxim, bindje, përkushtim dhe dashuri kathënë kështu: “Shkatërruesi më i madh i paqes sot është vaji i fëmijëve të pafajshëm të palindur. Sepse, nëse një nënë mund ta vras fëmijën në kraharorin e saj, çfarë na ndal ty dhe mua që të vrasim njëri-tjetrin? … Për mua kombet që kanë legalizuar abortin, janë kombet më të varfra. Ata kanë frikë nga një fëmijë, ata janë të frikësuat nga fëmijët e palindur dhe ata duhet të vriten, sepse ata nuk donë ta ushqejnë një fëmijë më shumë, ta edukojnë një fëmijë më shumë, dhe fëmija duhet të vdes… Aborti është fillimi i të gjitha të ligave në botë”.

Kështu Shenjtëresha jonë ka dëshmuar kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë, si përgjigje më të mirë ndaj frikës së jetës së re, fëmijës,  dhe braktisjes së të moshuarve, duke i “varrosur” ata për së gjalli, edhe para vdekjes. Kjo dukuri është vetëshkatërrimi i të ashtuquajturës  botës së të pasurve material, pra, kultura e vdekjes,  varfëria  dhe të mjerimi  shpirtëror i botës së sotme.

Jeta është e rrezikuar edhe nga varfëria, sëmundjet, mungesa e shkollimit dhe kulturës, mospërfilljeve, sidomos sot nga egoizmi, materializmi, konsumizmi, hedonizmi dhe ateizmi praktik, që njeriun e trajton më shumë si gjësend, objekt,vegël pune dhe përfitimi,  se subjekt, person, qenie njerëzore, edhe më pak vëlla apo motër.

Mu për këtë Nëna Tereze ka thënë: “Sëmundja më e rëndë nuk është gërbula apo kanceri, por mungesa e kujdesit dhe dashurisë, vetmia… Nëse vejmë në veprim dashurinë, nëse jetojmë dhe bëjmë çdo gjë për Jezusin, atëherë jeta jonë bëhet shërbim për Zotin dhe për vëllezërit tanë”.

Feja dhe dashuria e frymëzonin dhe aftësonin Nënën Tereze për dashuri flijuese dhe dhuruese, pa asnjë dallim dhe përjashtim, si Nënë universale. “Nuk ka asnjë sëmundje që mund ta shëmtojë njeriun aq,  saqë  unë në të mos ta njoh Njeriun, Vëlla apo Motër, edhe më tepër vetë Jezusin. Unë jam më e lumtura në botë sepse, 24 orë në ditë jetoj me Jezusin dhe për Jezusin… Ai për mua është çdo gjë që unë jam dhe kam. Ai është zemra dhe jeta ime, buka e jetës. Atë unë e shoh, njoh, dua dhe shërbej në çdo njeri, sidomos në të varfër ndër më të varfër, në të gërbulur, në ata që janë në buzë të vdekjes…”

NËNA E DASHURISË

Jeta ka kuptim, shije, bukuri, lumturi vetëm në dashuri. Burimi i jetës dhe dashurisë, për ne të krishterët, në veçanti për Nënën Tereze, është Zoti – Dashuri, që na ndihmon, udhëzon, aftëson për takim, afrim dhe bashkim me Vëllain apo Motrën Njeri.

Sipas Nënës Tereze, feja pa dashuri është si kandili pa vaj, si trupi pa shpirt, si jeta pa frymëmarrje. “Sekreti im është Jezusi, dashuria e tij për ne… Çdo gjë për Jezusin, apo ungjilli në pesë gishta: Ç’do të bëj sot për Zotin?” .

Ajo me dorën dhe zemrën e saj na ka shkruar dhe dhuruar këtë porosi: “Dashnija fillon n’familje  Dhe familja qi lutet bashk, mbetet bashk”.

NËNA E PAQES

Porosia e saj për të gjithë ne është kjo: “Pa dashuri dhe flijim, jeta s’ka kuptim. Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën. Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”.

Në këto tri shtylla mbështet e tërë jeta dhe vepra e Shën Nënës Tereze, edhe më mirë, jeta dhe vepra e Jezu Krishtit nëpërmjet saj, si “ungjilli i pestë”, që aq bindshëm ka dëshmuar në mbarë botën nëpërmjet jetës, dashurisë dhe paqes.

Porositë e Shën Nënës Tereze për paqe mund të përmblidhen në këto qëndrime dhe parime:

“Për ta mbajtur që ndezur një llambë, duhet vazhdimisht të shtojmë vajin”.

“Nëse gjykon dikë, nuk ke kohë për ta dashur”.

“Në këtë botë mund të bëjmë shumë pak. Atëherë të bëjmë  vepra të vogla me dashuri të madhe”.

“Një buzëqeshje e vogël është fillimi i paqes”.

“Mos të përdorim armë për ta fituar luftën. Arma jonë është mirëkuptimi dhe dashuria”.

“Buzëqeshu së paku pesë herë në ditë. Dikush ka nevojë për ty dhe për buzëqeshjen tënde”.

“Nëse nuk e gjejmë paqen, kemi harruar që jemi bijtë e Hyjit, pra, vëllezër apo motra me njëri-tjetrin”.

“Të tjerët dalin nëpër sheshe në manifestime për paqe. Unë lutëm dhe jetoj për Paqe. Paqja ime është Jezusi, Eukaristia”.

“Dikush më pyeti:  “Çka mund të bëj unë për Paqe? I thashë kështu: “Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde”.

“Paqja fillon në mua dhe në ty, në ne. Me Zotin Dashuri dhe Vëllain apo Motrën Njeri, ne jetojmë në paqe dhe jemi bartësit, dëshmitarët e Paqes”.

“Dashuria është përgjigjja e vetme për vetmi”.

“Njerëzia fillon me shenjtëri”.

“Gëzimi është dashuri. Gëzimi është uratë. Gëzimi është fuqi”.

“Sa e dhimbshme është jeta pa Zotin”.

Deri tash ndoshta ne e kemi njohur, nderuar dhe dashur Bijën, Motrën, Nënën, Shenjtëreshën tonë Terezen si emër, si shqiptare, si përfaqësuese të Kishës dhe Popullit tonë shqiptar. Tash, pas shenjtërimit të saj, në praninë e gjakut – reliktit të gjakut këtu në Shenjtërore dhe Katedrale, ajo na thërret, pret dhe frymëzon për jetë me Zotin dhe me të afërmin, për dashuri dhe paqe, që buron nga ndërgjegjja dhe zemra e pastër, me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen vëllazërore.

Shën Nëna Tereze, lutu për ne, për Kishën dhe Popullin tonë!/drita.info / KultPlus.com

Nënë Tereza frymëzoi princeshën Diana për bamirësinë

Një letër e papublikuar më parë e princeshën Diana tregon se ishte pikërisht një udhëtim në Kalkutë të Indisë që i ndryshoi jetën.

Nënë Tereza frymëzoi Lady D. të ndihmonte të varfrit dhe të ndërmerrte nisma bamirësie.

Pasi u takua me disa fëmijë të sëmurë, në shkurt 1992, princesha e Uellsit shkroi një lutje dhe kur u kthye në shtëpi ia dha shërbëtorit të saj, Paul Burrell. Në një shënim shoqërues thuhej se pati një zgjim të thellë pas lutjes me murgeshat.

“Sot, diçka tepër e thellë më preku. Isha në shtëpinë e Nënë Terezës dhe gjeta drejtimin që e kisha kërkuar prej kohësh. Motrat murgesha kënduan për mua. Ishte një përvojë thellësisht shpirtërore. Drita shkëlqeu brenda këtyre zonjave, shenjtore për mungesën e një fjale më të mirë, një dashuri e tillë erdhi nga sytë e tyre dhe prekja e tyre ishte plot ngrohtësi. Më çuan në një kishëz për t’u lutur me fillestarët dhe motrat. Ata këndonin Lutjet e Zotit dhe pasi hoqëm këpucët u lutëm së bashku në gjunjë”.

Nënë Tereza ishte shumë e sëmurë për ta parë Dianën në atë kohë, por ato u takuan disa javë më vonë në manastirin e saj në Romë.

Burrell, tani 59 vjeç, tha se ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe Nënë Tereza solli kuptim në jetën e Dianës. Burrell tha se Nënë Tereza, e cila u bë shenjtore vitin e kaluar, i dha Dianës një rruzare. Pas aksidentit fatal në Paris, më 31 gusht 1997, ajo i mbante në duar ndërsa ndodhej në shtratin e spitalit. Nënë Tereza vdiq pesë ditë më vonë. / KultPlus.com

Princeshë Diana dhe Nënë Tereza, historia e një miqësie të bukur (VIDEO)

Një miqësi e bukur lulëzoi mes princeshës angleze dhe murgeshës katolike të moshuar që në takimin e tyre të parë. Ato u takuan për herë të parë më shkurt të vitit 1992 kur Diana fluturoi drejt Romës për të takuar një misionar 82-vjeçar, i cili kishte qenë i sëmurë për tu takuar në Kalkutë ashtu siç e kishin planifikuar.

Diana kishte tentuar dhe më parë për ta takuar Nënë Terezën, gjatë një udhëtimi që kishte pasur në Indi e shoqëruar nga Princ Charli më 1992. Princesha, një mbështetëse e organizatave bamirëse kishte udhëtuar në Kalkutë për të vizituar shtëpinë e saj në një manastir, por Nënë Tereza kishte qenë e sëmurë dhe nuk kishte mundur ta shihte. Pavarësisht kësaj Diana shkoi për vizitë në Manastir dhe më vonë do ta përshkruante këtë vizitë si një zgjim shpirtëror.

Ish-shërbëtori i saj Paul Burrell, tregon se ajo e përjetoi atë si diçka të thellë që kishte prekur në jetën e saj, veçanërisht kur motrat e manastirit i këndonin asaj, duke e bërë të jetonte një përvojë të jashtëzakonshme shpirtërore.

Takimi i parë – Princesha e takoi Nënë Terezën në Manastirin e Misionit të Bamirësisë në një lagje të vjetër të qytetit. Megjithëse Nënë Tereza ishte duke u kujdesur për të varfrit ajo ishte e hapur ndaj çdo takimi, për tu shoqëruar me këndo që “Perëndia e Plotfuqishme” e sillte në rrugën e saj. Ajo dhe Diana u bënë menjëherë mikesha të mira pavarësisht stilit të tyre të kundërt. Sipas Butler Burrell princesha zbuloi një spiritualitet të thellë kur takoi Nënë Terezën ndërsa misionarja e përshkroi Dianën si shumë të shqetësuar për të varfrit, duke dashur të gjente forma për ti ndihmuar ata. Sipas Nënë Terezës kjo ishte arsyeja pse Diana ishte shumë pranë saj.

Gjatë pesë viteve të ardhshme Diana dhe Nënë Tereza do të takoheshin disa herë duke diskutuar shumë tema që kishin të bënin me bamirësinë por dhe me dy djemtë e saj Princin Harry dhe Princin Uilliam. Princesha ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në një ankand bamirësie të veshjeve të saj dhe të ardhurat i çoi për të ndihmuar njerëzit në vështirësi në Amerikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtij udhëtimi ajo ndaloi për të takuar Nënë Terezën, e cila në atë kohë ishte në Bronks.

Princeshë Diana gjithmonë e mbështeti punën e Misionarëve të Bamirësisë dhe u raportua se pas takimit me Nënë Terezën, ajo u ofroi atyre një shtëpi në Uashington DC për gratë shtatzëna të pamartuara që nuk kishin ku të shkonin. Dhurata tregoi mëshirën e vërtetë që Princesha Diana kishte për të varfrit. Nënë Tereza, e cila u kanonizua pas vdekjes në vitin 2016 dhe u bë një shenjtore, e përshkroi natyrën e dashur të princeshës si “të bukur”. Nënë Tereza arriti të shihte shpirtin e bukur të princeshës së Uellsit dhe dëshirën e saj për të kontribuar për të varfrit. Nënë Tereza mbylli sytë vetëm pesë ditë më vonë pas vdekjes së parakohshme të Princeshës Diana në një aksident automobilistik. / KultPlus.com

Inva Mula më 5 shtator mban koncert në Palermo kushtuar Nënë Terezës

Sopranoja me famë botërore Inva Mula do të mbajë një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të saj.

Koncerti “Nëna Arbëri” do të mbahet më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi.

Së bashku me sopranon Inva Mula do të jenë edhe artistë të njohur shqiptar dhe italianë që do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast.

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko shprehet se ky koncert organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën.

“‘Nëna Arbëri’, një koncert për të nderuar kujtimin e Nënë Terezës me rastin e përvjetorit të shenjtërimit të sqj. Më 5 shtator në ora 21:00 në sheshin “Vittorio Emanuele”, në Piana Degli Albanesi, sopranoja Inva Mula së bashku me artistë të njohur shqiptar dhe italiane do të interpretojnë një repertor të përzgjedhur enkas për këtë rast. Ky është një koncert që organizohet me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën”, thekson Majko./atsh/KultPlus.com

Ditët e Nënë Terezës në Shkup, ITSHKSH epiqendër e aktiviteteve

Për të shënuar datat që lidhen me jetën dhe veprën e Nënë Terezës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore Shqiptare në Shkup, ka planifikuar disa aktivitete dhe evente, me qëllim që kujtesa për këtë figurë të madhe të humanizmit planetar, të rifreskohet në vazhdimësi.

Kreu i këtij institucioni, Skender Asani njofton se më 26 gusht do të promovohet kompleti i veprave të shkrimtarit nga Prishtina, Anton Nikë Berishës, një korpus i lidhur tematik që i kushtohet figurës komplekse të Nënë Terezës. Me këtë rast ITSHKSH ka ftuar emra të shquar të letrave dhe të kulturës për të shpalosur të panjohurat e jetës dhe veprës së Nënë Terezës përmes këtij projekti voluminoz të shkrimtarit Anton Nikë Berisha.

“Gonxhe Agnes Bojaxhiu , e njohur botërisht si Shën Nënë Tereza, është e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup dhe ne si Institut kemi planifikuar që në shenjë të ditëlindjes së saj të promovojmë një komplet prej shtatë veprash, ‘NËNA TEREZE NË SHTATË VËLLIME’  të studiuesit të shquar të letrave shqipe, Anton Nikë Berisha. Me këtë komplet veprash, në shtatë vëllime, për Nënën Terezën, autori zbulon një tjetër hapësirë mundësish të pakufishme jo vetëm trajtime teologjike por edhe për kundrime eseistike, për përsiatje të përshpirtshme dhe për zbërthime meditative. Sipas optikës studimore të Anton N.Berishës del se vepra e Nënë Terezës ishte dhe mbetët një shembull i rrallë në historinë e njerëzimit për dashurinë që tregoi dhe për flijimin që bëri për tjetrin sidomos për të varfëritë, për fëmijët jetimë e për të braktisurit. Do të donim që ne si ITSHKSH të vendosim një standardizim në valorizimin e veprave që ndërlidhen me figura të shquara të kombit tone dhe njerëzimit mbarë”, i ka thënë gazetës KOHA, Skender Asani.

Gonxhja u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Për ta rikujtuar këtë ngjarje Asani veçon një fragment të letrës që ajo kishte shkruar drejtuar tezes së saj:

“E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

ITSHK do të jetë epiqendra e aktiviteteve që do të shënojnë ditët e Nënë Terezës, përfshi edhe 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, që bota tash më i njeh si ditë të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor.

Asani njofton se tash së fundmi ai dhe ekipi që drejton kanë siguruar dokumente shtesë nga arkiva të ndryshme evropiane që ndriçojnë historinë e sagës familjare të Gonxhe Bojaxhiut, e njohur në Shkup si strumbullari i vetëdijes kombëtare shqiptare të fillimshekullit të kaluar, kurse babai i Gonxhes, Kolë Bojaxhiu, ishte bartësi kryesor i kësaj vetëdije. Në këtë kontekst janë bërë edhe disa hulumtime në arkivat e Beogradit, prej nga Asani ka sjellur në Shkup dhjetëra dokumente e fotografi që plotësojnë mozaikun e njohurive mbi familjet katolike shqiptare të Shkupit, por edhe të familjeve katolike shqiptare të Shkupit.

Për një shënim sa më dinjitoz të Ditëve të Nënë Terezës në Shkup, Skender Asani apelon dhe fton të gjithë intelektualët, mediat, universitetet, shkollat të jenë bashkë me ITSHKSH që të dëshmojnë në praktikë përkushtimin ndaj kësaj nëne të madhe që shqiptaria i dha njerëzimit. /Koha.mk/ KultPlus.com

Vritet ish-ndihmësi i Nënë Terezës

               

Një vullnetar bamirësie, që ka punuar me Nënë Terezën në Indi, ka vdekur pas një sulmi në Swansea.

Mediat britanike bëjnë me dije se Mark Bloomfield, 54 vjeç vdiq në spital të shtunën, pasi dyshohet se u sulmua në një lokal në qytet.

Familja e tij tha se ai ishte një ndihmës i veçantë i humanists shqiptare.

“Si ndihmës i veçantë i Nënë Terezës në Kalkutë, ai ishte një kontribues thelbësor për misionin e saj dhe për ata që ajo kujdesej.

Në Indi, ai organizoi kampe të lira të kataraktit kirurgjikale dhe themeloi shkolla që i jepnin mundësi edukimit të vajzave. Ai do të mbahet mend për të gjithë këtë dhe më shumë nga nëna e tij dhe tre vëllezërit e motrat”, thuhet në njoftimine familjes.

Një 61-vjeçar është vënë në pranga, si i dyshuari kryesor për vrasjen e tij. Më herët, policia ndaloi një 21-vjeçar dhe një 50-vjeçare, të cilët po hetohen në gjendje të lirë.

Nuk dihen ende shkaqet që mund të kenë çuar në vrasjen e ndihmësit special të Nënë Terezës./Gazeta Liberale / KultPlus.com

TELEMMGLPICT000204644024_trans_NvBQzQNjv4BqRrJEQoVsdrBtWPU7gE9Effjzq3GklGZMRaMsOULfbtA
_107999973_markbloomfield1
unnamed-file-1-730x440