Qendra Kinematografike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të shfaqë tre filma kosovar me rastin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Filmat do të shfaqen në Kinemanë ABC në Prishtinë.
Programi
E hënë, 15 shkurt
17:00-19:00
‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina
Sinopsisi:
Fadili (Kashtrim Hoxha) një arkivist e gjen veten në një situatë të vështirë, ai duhet të zgjedhë midis dy opcioneve, duke qenë i vetëdijshëm se të dyja janë të gabuara. Si pasojë, vendimi i tij Fadilit padashur dhe pa dëshirë, “gëlltit” turpin, duron presionin që vjen nga të gjitha anët.
E martë, 16 shkurt
17:00-19:00
‘Babai’ nga Visar Morina
Sinopsisi:
‘Babai’ shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku) një fëmijë i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu siç ka qenë.
E mërkurë, 17 shkurt
17:00-19:00
‘Zana’ nga Antoneta Kastrati
Sinopsisi:
‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, Lumja (Adriana Matoshi), e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës. / KultPlus.com
Aktori i njohur, Fatmir Spahiu përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai do të marrë pjesë në “Eastern Neighbours Film Festival” në muajin nëntor.
Aktori e ka bërë të ditur në mënyrë qesharake duke thënë se ai është ftuar në Hagë.
“Miq, dua te ju njoftoj qe keto dite jam ftuar per ne Hage. Festivali ne te cilin do te marim pjese eshte i nje rendesie te veçant. Eastern Neighbours Film Festival Cold November / Nëntor i ftohtë do te shfaqet ne mes datave 6-10 Nentor 2019 ne njeren prej sallave me te veçanta te Hages! Per daten e sakt ju njoftoj me kohe“, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë që ky film e kishe rrëmbyer cmimin e audiencës në Zurich Film Festival, shkruan albinfo.ch. / KultPlus.com
Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor të këtij viti. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ashtu sikur edhe gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit
vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të
Kosovës përmes një sërë dramash, shfaqjesh, filmash, koncertesh dhe
ekspozitash. Një pjesë e festivalit do t’i kushtohet diskutimeve dhe debateve
për të ardhmen e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd dhe rëndësinë e
bashkëpunimit për të dy shoqëritë.
Hapja zyrtare e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” do të
bëhet të mërkurën me 29 maj me shfaqjen e filmit “Cold November”, me regji të
Ismet Sijarinës, film ky i cili është prezantuar në shumë festivale
ndërkombëtare të filmit të cilat kanë rezultuar me dy çmime dhe tre nominime.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një
ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes
dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij,
“gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të
gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i
shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS
dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra
Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana
Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda
Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet
Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski,
Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.
Por, një ngjarje (event) e cila do t’i paraprijë hapjes do
të jetë performanca artistike “Let’s make love” nga Shkumbin Tafilaj. Gjatë
festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shoh filmin dokumentar “Ferdonija”,
film ky nga Gazmend Bajri, i cili tregon jetën e një gruaje që ka humbur tërë
familjen e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë. Një shfaqje teatrore me regji
nga aktori dhe regjisori i famshëm shqiptar Enver Petrovci e titulluar
“Kreolet e Ballkanit” do të prezantohet gjatë festivalit për të
gjithë dashamirësit e teatrit. Gjatë festivalit do të organizohen tre debate të
ndryshme për të diskutuar çështje lidhur me personat e pagjetur, shkrimin e
dramave të reja në Kosovë dhe librat e historisë. Së bashku me këto debate, do
të promovohen tre botime specifike: Libri i Kujtesës me tregimet e familjeve të
të pagjeturve “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” të botuar nga
forumZFD në Kosovë dhe Integra, “ONE FLEW OVER THE KOSOVO THEATER – Një
Antologji e Dramës Bashkëkohore nga Kosova” botuar nga Multimedia (Kosovë) dhe
Beton (Serbi). “Historia e Kosovës në tekstet e historisë së Kosovës,
Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, shkruar nga Shkëlzen Gashi
dhe botuar nga Alter Habitus.
Performanca përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë
një koncert shumë emocionues i grupit trio “Don’t listen to your neighbours”
nga Kosova, të cilët janë të mirënjohur sepse kanë mbajtur gjithmonë një
koleksion të rafinuar të repertorit tradicional shqiptar dhe në vitet e fundit
ata kanë zhvilluar një stil mjaft unik me elemente të xhazit të cilat na vijnë
në mënyrë të sofistikuar. Më pas, performanca e DJ Matale-s nga Prishtina do të
përmbyllë festivalin “Mirëdita, dobar dan!” 2019.
Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori
i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i
cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e
bashkimit të dy hapësirave kulturore në një të vetme.
Festivali do të mbahet në disa lokacione. Hyrja, si në vitet
e kaluara, do të jetë pa pagesë.
Festivali organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Filmi “Nëntor i Ftohtë”, me regji nga Ismet Sijarina dhe me producent Fatmir Spahiun do të jetë pjesë e festivalit “Kosmorama Trondheim International Film Festival”, shkruan KultPlus.
“Miq që jetoni ne Norvegji, filmi “Nentor i ftohte” do te jete pjese e festivalit te madh “Kosmorama Trondheim International Film Festival. Ne linkun e meposhtem i keni informacionet e nevojshme!”, kanë shkruar në faqen zyrtare të filmit.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një
ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes
dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij,
“gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të
gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive
filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe
Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra
Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina./KultPlus.com
Pas sukseseve ndërkombëtare dhe rrugëtimit të mahnitshëm, filmi “Nëntor i ftohtë” do të shfaqet edhe për publikun kosovar, shkruan KultPlus.
Nga data 17 nëntor, filmi do të shfaqet në Cineplexx në Prishtinë. Poashtu nga 17 nëntori filmi do të shfaqet edhe në Dokukino në Prizren.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina, është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina./KultPlus.com
Premiera botërore për filmin artistik të regjisorit Ismet Sijarina “Nëntor i Ftohtë” do të mbahet sonte në edicionin e 66-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, shkruan KultPlus.
Ky është filmi i parë nga Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit, një festival ndërkombëtar tejet i rëndësishëm dhe i kategorisë A, ku do të jetë pjesë e konkurrencës zyrtar në Seksionin e Regjisorëve të Ri.
Për këtë ka njoftuar drejtori i QKK-së Arben Zharku i cili ka shpërndarë edhe dy fotografi ku shfaqet ekipi i filmit para premierës.
“Shumë urime të gjithë ekipit të filmit Cold November / Nëntor i ftohtë i cili sonte jepet premierë në festivalin e famshëm të San Sebastianit në Spanjës”, ka shkruar Zharku në Facebook.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina./KultPlus.com
Filmi “Nëntor i Ftohtë”, me regji nga Ismet Sijarina dhe me producent Fatmir Spahiun do të jetë pjesë e konkurrencës ndërkombëtare në Zurich Film Festival, shkruan KultPlus.
Filmi në kuadër të festivalit do të shfaqet më datat 1,2,5 dhe 7 Tetor 2018, ku do të jenë prezent regjisori Ismet Sijarina dhe producenti Fatmir Spahiu. Për të siguruar biletat mund të vizitoni faqen e festivalit.