Muzika e grupit Jericho është një përzierje e muzikës rok, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare.
Përveç instrumenteve standarde të rokut, ata përdorin edhe instrumente orientale të cilat bëjnë pjesë në muzikën tradicionale shqiptare, siç është tupani, kavalli dhe zurna.
Jericho njihet për këngët dhe tekstet e tyre tejet të veçanta.
Sonte KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës ‘Nëntor i ftohtë’:
A ka një kujtim të më ngrohë në këto ditë për mua?
A ka ndonjë udhë e si burrë ta kthej kokën t’shikoj?
A ka një kujtim, të na jep një kuptim, a s’më thua?
A më tregoni, ku ta gjej forcën sot të këndoj?
Akoma të freskët e kam at shikim të përbuzjes
Akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht
Akoma të freskëta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës
Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pash
Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Jehon në mot
Kaluam një shekull në ecje por prap u rrëzuam
Kaluam një shekull por prap s’mund të qëndrojmë në këmbë
Kaluam një shekull mësim, e si asgjë s’mësuam?
O i paditur, syri i pangopur një popull e shëmbë
Sa gjatë do të shkojë derisa ne ta duam vetveten
Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vet ta ndryshojmë
Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t’ia cmojmë jetën
A më tregoni, ku ta gjejmë forcen sot të kendojmë
Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Nëntor…
Më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë
Më zhveshën e veshën, as vehten s’e njoh më kush jam
Vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbaj
Vallës që ia kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbaj./KultPlus.com