Nermin Vlora Fallaschi, lindi më 18 prill 1921 në Tiranë dhe ka qenë shkrimtare, intelektuale e studiuese shqiptare, njëkohësisht stërmbesë e Ismail Qemal bej Vlorës, shkruan KultPlus.com.
Nermin Vlora, qysh në shkollën e mesme kishte filluar të merrej me shkrime e përkthime nga gjuha frënge e italiane për radion e Tiranës.
Më pas me largimin e saj në Itali, ajo filloi të studionte shkencat juridike. Njohja e disa gjuhëve të huaja, e ndihmoi në gjurmimet e saja njëzet vjeçare mbi çështjen etruske ku bëri deshifrime e përkthime të kësaj gjuhe nëpërmjet të idiomave të gjuhës shqipe. Ajo pohonte gjuha se etruske mund të shpjegohet vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe.
Ndër veprat më të njohura të saj janë: Zotëruesi i kohës, Nga gjysëmhëna tek hëna, Momente kolumbiane, Enesërmja e Kohës; Pellazgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët; Etruskishtja gjuhë e gjallë etj.
Nermin Vlora Fallaschi ka vdekur në vitin 2004 duke lënë pas vetes një pasuri, një monument të gjallë shkrimesh me një vlerë të jashtëzakonshme.
Si njohëse e disa gjuhëve të huaja dhe studjuese erudite, numëron mbi 35 vëllime poetike, romane, studime, etj.
Ndërkaq me rëndësi për kulturën shqiptare është studimi i saj: “Lashtësia e gjuhës shqipe –sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik”./KultPlus.com