Ermal Meta do të vijë në Shqipëri, ku kësaj here do të jetë nën petkun e shkrimtarit, autor i një libri, e jo si këngëtar.
Ndalesa e parë, do të jetë Tirana, kryeqyteti në 26 tetor, ku do të prezantojë librin e tij të titulluar ‘Nesër e përgjithmonë’ në ambientet e sallës ‘Tonin Harapi’ te Liceu Artistik.
Më pas, këngëtari do të kthehet në vendlindjen e tij, në Fier në 27 tetor në Teatrin e Bylisit e për ta mbyllur këtë tur 3 ditor me Shkodrën te ‘Arka’. Ai është në Tiranë me ftesë nga Instituti Italian i Kulturës.
‘Nesër e përgjithmonë’ është një roman i jashtëzakonshëm formues, ku Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta./shqiptarja/ KultPlus.com