Netflix ka blerë të drejtat e transmetimit për të gjithë filmat e ardhshëm të Sony, përfshirë Spider-Man

Adhuruesit e Marvel duhet të gëzohen, sepse thuhet se Netflix ka blerë të drejtat e transmetimit të filmave të vjetër të Spider-Man nga Sony.

Netflix njoftoi para disa ditësh se kishte nënshkruar një kontratë shumëvjeçare me Sony-n, që do të lejojë që filmat e vjetër të Sony, si filmat Spider-Man të Andrew Garfiels, të shfaqen në Netflix.

Marrëveshja do të zgjasë pesë vite, dhe ndërsa ka informacion të kufizuar për sa i përket kushteve të marrëveshjes, burimet për The Wall Street Journal thonë se mendohet të jetë me vlerë “disa qindra milionë dollarë në vit”, duke arritur në më shumë se 1 miliard dollarë në pesë vitet.

Filmat e Marvel që vijnë në Netflix nuk ndalen tek filmat Spider-Man; të tjerët si Tom Hardy’s Venom dhe Moribus për të cilët Sony kanë të drejta mund të vijnë gjithashtu në platformën e transmetimit.

Por kjo marrëveshje vlen vetëm për përdoruesit në SHBA./ KultPlus.com

10 filmat dhe serialet më të shikuara sot në Netfilx

Specifika më e re e Netflixit është se tashmë po i rëndit filmat dhe serialet më të shikuara në kohë reale.

Tash, titujt më të shikuar janë film, seriale e dokumentarë.

Ndër më të shikuarat renditen serialet “Country Comfort” dhe “Ginny dhe Georgia”.

Por tipari Top 10 i Netflixit gjithashtu shfaq me besueshmëri titujt e modës përpara hiteve. Vëzhgoni 10 filmat dhe shfaqjet më të njohura të sotme. Ato janë të njohura për një arsye dhe pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një ikje të mpirë mendjeje apo një zhytje të thellë arsimore përmes kësaj liste.

Në vendin e parë është “Thunder Force”, në vendin e dytë “Thi sis a robbery: The World’s biggest art heist”, në vendin e tretë është “Who Killed Sara”, në vendin e katër “The Little Rascals”, në vendin e pestë “The Serent”, në vendin e gjashtë “What Lies Below”, në vendin e shtatë “Cocomelon”, në vendin e tetë “Concrete Cowboy”, në vendin e nëntë “Legally Blonde” dhe në vendin e dhjetë “Sniper: Ghost Shooter”./ KultPlus.com

Ndahen shpërblimet ‘SAG’

Edhe pse pandemia bëri që ceremonia shpërblyese “SAG” të mos mbahej në formën tradicionale, mbrëmja sërish ishte një festë absolute e projekteve kinematografike dhe televizive.

Drama e platformën Netflix, “The Trial of Chicago 7”, në të cilën luajnë aktorët Yahya Abdul-Mateen, Joseph Gordon-Levitt dhe Michael Keaton, u nderua me çmimin kryesor të mbrëmjes, “Kasta më e mirë në film”, përmes ceremonisë e cila u mbajt në formatin virtual, përcjell KultPlus.

Filmi i regjisorit Aaron Sorkin bazohet në ngjarjen e vërtetë të vitit 1969 ku shtatë burra paditen për konspiracion nga qeveria federale.

Aktori i ndjerë, Chadwick Boseman, e fitoi çmimin e radhës postmortum duke u shpallur “Aktori më i mirë në film”. Ai u nderua për performancën e shkëlqyer në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”. Kurse kolegia e tij në film, Viola Davis, u nderua me shpërblimin “Aktorja më e mirë në film”, për portretizimin e kryepersonazhit në këtë film.

Sa i takon shpërblimeve për televizion, “Drama më e mirë” u shpall seriali i Netflixit “The Crown”. Jason Bateman u shpall “Aktori më i mirë në dramë” për rolin e tij në serialin “Ozark”, derisa Gillian Anderson u nderua me çmimin “Aktorja më e mirë në dramë”, për portretizimin e mrekullueshëm të kryeministres Margaret Thatcher në serialin “The Croën”.

Në kategoritë për projektet më të mira të zhanrit komedi, seriali “Schitt’s Creek”, u shpërblye me çmimin kryesor “Kasta më e mirë në komedi”, dhe protagonistja e këtij projekti, Catherine O’Hara, e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë në komedi”. Kurse Jason Sudeikis u nderua më shpërblimin “Aktori më i mirë në komedia”, për rolin e tij në serialin “Ted Lasso”.

Ndër aktorët e tjerë të shpërblyer gjatë mbrëmjes ishin: Anya Taylor-Joy, Mark Ruffalo dhe Daniel Kaluuya. Çmimet “SAG” i ndanë shoqata e aktorëve të hollywoodit. / KultPlus.com

Netflix planifikon 40 shfaqje anime në vitin 2021

Netflix njoftoi të dielën në “Tokyo AnimeJapan 2021 Expo” se do të nisë 40 shfaqja të reja anime në këtë vit, pas suksesit të serisë “Blood of Zeus“ vitin e kaluar, raporton Bloomberg, transmeton KultPlus.

“Record of Ragnarok”, “Yasuke”, “Resident Evil”, “Infinite Darkness”, “The Way of the Househusband”, janë disa nga emrat e shfaqjeve anime që do të dalin deri në fund të muajit prill të këtij viti.

Numri i shfaqjeve anime që do të dalin në Netflix këtë vit është gati dyfishi i numrit të serialeve dhe filmave anime që dolën në vitin 2020.

Tregu anime në të gjithë botën arriti 23 miliardë dollarë vitin e kaluar dhe pritet të rritet në më shumë se 36 miliardë dollarë deri në vitin 2025, sipas Bloomberg. / KultPlus.com

Jennifer Lopez do të luajë në filmin e ri të Netflixit, “The Mother”

Ylli i muzikës dhe filmit, Jennifer Lopez, do ta portretizojë një vrasëse të rrezikshme në filmin e ardhshëm të platformës Netflix, me titull “The Mother”.

Aktorja dhe këngëtarja 51-vjeçare i është bashkuar kastës së filmit të ardhshëm të Niki Caros.

Lopez, e cila gjithashtu shërben në rolin e bashkë-producentes së këtij projekti, të realizuar për platformën gjigante, do ta portretizojë një vrasëse e cila detyrohet të kthehet në këtë profesion nga i cili kishte hequr dorë, në mënyrë që ta mbrojë vajzën e saj, të cilën e kishte dhënë për adoptim para shumë vjetëve.

Misha Green është përgjegjëse për ta shkruar skenarin, ndërsa postproduksionin e filmit e bën Andrea Berloff. Filmi thuhet se bazohet pjesërisht në projektin klasik të Luc Bessonit të lansuar në vitin 1994, “The Professional”.

JLo po ashtu do të luajë dhe do ta prodhojë në adaptimin e ri të filmit “The Cipher” nga Netflixi. Aktorja e cila njihet për portretizimin e detektives Harlee Santos në serialin “Shades of Blue”, në këtë projekt të bazuar në romanin best-seller të Isabella Malondos do ta luajë rolin e agjentes së FBI-së, Nina Guerrera. Ajo e gjen veten të përfshirë në rastin e një vrasësi serik, pasi ai në mënyrë strategjike i poston disa kode komplekse dhe enigmatike online. Ato përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe kanë për qëllim ta tërheqin Ninan në një lojë të përndjekjes.

Lopez, e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Second Act”, i ka edhe disa projekte të tjera filmike në pritje për t’i realizuar, mes së cilave edhe “Marry Me” dhe “The Godmother”.

Në filmin “Marry Me”, aktorja luan krahas yllit të hollywoodit, Owen Wilson. Aty e portretizon një yll të muzikës pop, e cila martohet me një të panjohur, i portretizuar në film nga Wilson, pasi e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar. Ky projekt po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal.

Ende nuk ka data të sakta të lansimit të filmit “The Godmother”, ndërsa lansimi i filmit “Marry Me” është shtyrë për shkurt të vitit 2022, shkaku i pasigurisë së shkaktuar në industrinë e filmit, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. / KultPlus.com

Dokumentari “Biggie: I Got A Story To Tell” së shpejti në Netflix

Platforma gjigante digjitale Netflix e ka paralajmëruar lansimin e një dokumentari të ri, për jetën e reperit Notorious B.I.G. me titull, “Biggie: I Got A Story To Tell”.

Ky film i cili për producente ekzekutive e ka nënën e reperit të ndjerë, Violetta Wallace dhe reperin e famshëm Sean “Diddy” Combs, do të lansohet në këtë platformë më 1 mars të këtij viti, pak kohë para përvjetorit të 24-të të vdekjes së tij.

“Biggie: I Got A Story To Tell” e rrëfen fëmijërinë e reperit legjendar dhe rrugëtimin e tij drejt famës, ndërsa në të shfaqen yje të njohur të muzikës, si Faith Evans, anëtari i grupit “Junior M.A.F.I.A.”, Lil Cease dhe të tjerë.

Dokumentari në fjalë po promovohet me frazën: “Çdo legjendë e ka një tregim të prejardhjes”. Ai e feston jetën e reperit dhe tekstshkruesit të njohur për publikun mbarë botëror, nëpërmjet pamjeve të rralla prapa skenave dhe dëshmive të disa prej miqve dhe familjarëve të tij të ngushtë.

Christopher Wallace, i njohur me emrin skenik Notorious B.I.G., vazhdon të jetë një prej ikonave të muzikës Hip-Hop, i shquar për stilin e veçantë të të performuarit dhe tekstet autobiografike në këngët e tij.

Në muajin nëntor të vitit 2020, reperi i ndjerë Notorious B.I.G. u nderua me përfshirjen në shtëpinë e të famshmëve të Rock & Rollit, me ç’rast Diddy e dha një fjalim prekës në kujtim të tij.

Reperi nga New Yorku është një prej yjeve të paktë që është nderuar në këtë mënyrë gjatë vitit të kaluar, krahas yjeve tjerë të muzikës si Whitney Houston, bendet “T. Rex”, “Nine Inch Nails”, “Depeche Mode” dhe të tjerë. / KultPlus.com

Vera Ora mbështet nismën për vendosjen e Kosovës si shtet në hartën e Netflix

Nismës së vendosjes së Kosovës si shtet në Netflix iu është bashkuar edhe nëna e yllit kosovar, Vera Ora, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një storje në instagram, Vera ka bërë thirrje që shikuesit e filmave mos të regjistrohen si pjesëtar të Serbisë

“Bëje pjesën tënde Netflix”, ka shkruar Ora.

Iniciativën për këtë aksion e kishte marr Sovran Hoti, teksa gjeti mbështetjen e plotë njerëzve.

Peticioni digjital arriti të grumbulloj shumë nënshkrime brenda pak kohe. / KultPlus.com

Michelle Obama me emision kuzhine për fëmijë në Netflix

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, do të nisë një emision kuzhine në Netflix që i dedikohet publikut të ri në moshë.

Ajo do të jetë protagonistja dhe producentja ekzekutive e emisionit “waffles+Mochi”, i cili do të nisë të shfaqet më 16 mars.

Duke folur për emisionin e saj, Michelle ka sqaruar se përmbajtja do të jetë e përshtatshme për fëmijët.

https://www.youtube.com/watch?v=4nIO785vBPY

Në emision do të shfaqen dy kukulla me emrat waffles dhe Mochi, ndërsa ajo do të vijë si pronare e dyqanit dhe emisioni do të tregojë rrugëtimin e tyre në përpjekje për t’u bërë kuzhinierë.

Tema e emisionit është e lidhur me sloganin e Michelle, “Let’s move” (Të lëvizim) që ka shënjuar fushatën e saj për shëndetin publik që ka pasur për qëllim luftimin e mbipeshës te fëmijët.

Ndryshe, siç transmeton CNN, Michelle dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti amerikan Barack Obama, kanë nënshkruar marrëveshje disavjeçare me Netflix për prodhimin e filmave dhe serialeve me emërtimin Higher Ground Productions. /Telegrafi/ KultPlus.com

Osmani i bashkohet peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflix

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkua peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflix.

Kjo ngase në këtë platformë, Kosova figuron si pjesë e Serbisë, andaj ka filluar nisma për të vendosur Kosovën në kufijtë e saj në Netflix.

“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës i shijojnë shumë shërbimet tuaja ‘streaming’ dhe e duan punën tuaj. Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që ta vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj”, shkruan Osmani në Twitter.

Nisma filloi nga Sovran Hoti, me këtë peticion ashtu sikurse ndodhi më parë me “Apple”, kërkohet që Kosova të njihet si shtet në platformën  e njohur Netflix. / KultPlus.com

Netflix e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë, nis peticioni për ta ndryshuar

Fushata për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartat e Apple e cila u përkrah nga shumë njerëz, ndër ta edhe nga yjet tona nëpër botë – nga Dua Lipa, Rita Ora e shumë të tjerë, pas 197,175 nënshkrimeve në platformën online “Change”, arriti qëllimin, shkruan KultPlus.

Tashmë një tjetër nismë ka filluar nga Sovran Hoti, student në Universitetin “Ukshin Hoti“ në Prizren.

Kësaj rashe kërkohet që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.

Kjo nismë vjen pasi që Sovrani është përdorues i rregullt i Netflix dhe e ka vënë re se lokacioni i figuron Serbi. Kjo e ka ngacmuar Sovranin dhe ka filluar të hulumtojë më tepër rreth kësaj pune.

“Unë kam një kohë që e përdori Netflix dhe kur logohem në platformë lokacioni im figuron në Serbi. I pyeta edhe shokët dhe e njëjta gjë ishte edhe me ta. Kontaktova agjenten në Netflix dhe u mundova t’i shpjegoj se Kosova është shtet i pavarur dhe u kërkova ta hiqnin Serbinë si lokacion, por me sa duket ata nuk e kuptuan dhe as kishin dëgjuar për Kosovën, megjithatë thanë se do ta marrin parasysh”, tregon Sovrani rreth nismës së tij për të cilën pretendon të marrë jehonë e të tërheqë vëmendjen e Netflix për të arritur qëllimin.

Sovrani kërkon ndihmë që peticioni online i nisur nga ai me hashtag #NetflixaddKosovo të shpërndahet e të nënshkruhet sa më shumë që Netflix ta vërejë këtë nismë dhe të marrë vendimin që të njohë Kosovën si shtet.

Ky është linku ku mund të nënshkruani peticionin: https://www.change.org/p/netflix-add-kosovo-as-a-country-in-netflix?utm_content=cl_sharecopy_27279113_en-US%3A7&recruiter=921387685&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition  / KultPlus.com

Netflixi zbulon serialin më të suksesshëm

Netflixi njoftoi se seriali më i suksesshëm i platformës është “Bridgerton”, një dramë e vendosur në Britaninë e fillimit të viteve 1800.

Seriali është parë nga 82 milionë parapagues në 28 ditët e para të publikimit, tha Netflix përmes një deklarate të mërkurën.

Kompania tha gjithashtu se seriali përbënte 10% të pjesës së tregut në të gjitha shtetet ku operon, përveç Japonisë, ndërsa ka qenë seriali më i shikuar në 83 shtete, mes tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Francë, Indi dhe Afrika të Jugut.

Drama e bazuar mbi romanet e Julia Quinn, ka shkaktuar shumë debate që prej debutimit në fund të vitit të kaluar. Ngjarjet zhvillohen në Londrën e vitit 1813, në fund të epokës “Xhorxhiane”, të quajtur kështu për shkak të sundimit të Anglisë nga mbretërit Xhorxhi I, Xhorxhi II, Xhorxhi III dhe Xhorxhi IV. Skenat erotike dhe kostumet e periudhës kanë bërë që seriali të tërheqë shumë vëmendje.

Netflixi tha gjithashtu se tashmë ka më shumë se 200 milionë parapagues në të gjithë botën, 8,5 milionë të rinj, të regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2020, shifër që ka tejkaluar edhe planet e vetë kompanisë. /Koha/ KultPlus.com

Kënga e Dua Lipës, pjesë e serialit më të ri në Netflix

Seriali ‘Fate: The Winx Saga’, zyrtarisht ka arritur në platformën Netflix, duke bërë publike kështu edhe disa nga kolonat zanore, përcjell KultPlus.

Shfaqja e re, e frymëzuar nga seria e animuar Winx Club, ndjek aktoren Bloom (Abigail Cowen), e cila bashkohet në shkollën Alfea në mënyrë që të përsosë dhe të zotërojë fuqitë e saj.

Në gjashtë episodet, është gjithashtu mundësia perfekte për të shtuar disa pjesë të reja në listat tuaja muzikore.

Nga Hayley Williams dhe Dua Lipa te London Grammar dhe Tame Impala, këtu janë të gjitha këngët në Fate: The Winx Saga, episod për episod.

Fate: The Winx Saga: këngët e episodit të parë

Amber Van Day – ‘Kids In the Corner’

Grimes ft. HANA – ‘We Appreciate Power’

Dua Lipa – ‘Physical’

La Roux – ‘In For The Kill’

Fate: The Winx Saga: këngët e episodit të dytë

Lemolo – ‘High Tide’

Nothing But Thieves – ‘Forever & Ever More’

Fate: The Winx Saga: këngët e episodit të tretë

LoneLady – ‘Silvering’ . / KultPlus.com

Netflix lajmëron se do të nxjerrë një film të ri çdo javë gjatë këtij viti

Gjiganti i transmetimit zbuloi planet gjatë së martës, për të lëshuar një film të ri në çdo javë gjatë 12 muajt e ardhshëm, transmeton KultPlus.

Disa nga filmat përfshijnë: “The Harder The Fall” me protagonistë Regina King dhe Idris Elba. Jonathan Majors, Lin-Manuel Miranda dhe Halle Berry do të bëjnë debutimin e tyre me “Tick, Tick…Boom” dhe “Bruised”.

Ata janë vetëm disa nga artistët kryesorë në një përbërje të mbushur me yje që përshijnë Jennifer Laërence, Leonardo DiCaprio, Meryl Streep, Gal Gadot, Dwayne Johnson dhe Ryan Reynolds.

Lajmi vjen ndërsa COVID-19 ka detyruar kinematë në të gjithë vendin të mbyllen, duke lëvizur shumë filma në shërbimet e transmetimit. / KultPlus.com

Publikohet traileri i filmit “Malcom and Marie”

Platforma “Netflix” ka publikuar trailerin e dramës “Malcolm and Marie”, në të cilën luajnë aktorët Zendaya dhe John David Washington.

Filmi i xhiruar në bardhezi, është realizuar dhe shkruar nga regjisori Sa Levinson.

“Malcolm and Marie” me shumë qetësi u xhirua nga 16 qershori deri më 2 korrik, në një shtëpi private në Kaliforni, njofton AP.

Filmi ka të bëjë për regjisorin Malcolm dhe të dashurën e tij Marie, që qëndrojnë të zgjuar deri në orët e vona, duke pritur për kritikat ndaj filmit të tij të ri./ KultPlus.com

Netflix largon fshehurazi filmat e Johnne Depp nga platforma

Platforma gjigante e transmetimit Netflix, dukshëm ka larguar të gjithë filmat e aktorit Johnny Depp për librarinë e tyre amerikane, njofton The Things, transmeton KultPlus.

Edhe pse nuk ka pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga bashkëpunimi argëtues, tifozët vunë re se diçka nuk shkonte mirë kur ata u përpoqën të shkruanin emrin e tij në motorin e tyre të kërkimit.

Depp humbi një çështje të profilit të lartë për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar muajin e kaluar kundër “News Group Newspapers” dhe redaktorin ekzekutiv Dan Wootton. Ata akuzuan Depp për abuzim fizik ndaj ish-gruas së tij, aktoren Amber Heard.

Sidoqoftë fansat e Johnny ishin kundër Netflix që të censuronte filmat e tij.

“Hmm, nëse kjo është rruga që ata do të ndjekin, atëherë ka qindra filma / shfaqje të tjera që do të duhet të heqin”, shkroi një fans në rrjete sociale.

“Netflix ka filma nga Mel Gibson, Sean Penn, Amber Heard dhe Kevin Spacey aty. Vendosën të heqin vetëm filmat e Johnny Depp?”, shtoi një tjetër.

“Po mendoj që ata e bënë këtë në heshtje sepse nuk donin reagime të ashpra. Ndoshta i rikthejnë filmat së shpejti”, tha një i tretë.

Ndërkohë Disney thuhet se nuk ka lejuar aktorin të bëjë një paraqitje në filmin e ardhshëm të “Pirates Of The Caribbean”./ KultPlus.com

Jennifer Lopez pjesë e filmit të ri “The Cipher” të realizuar nga Netflixi

Këngëtarja dhe aktorja 51-vjeçare, Jennifer Lopez, vjen në rolin e protagonistes dhe producentes së filmit të ri “The Cipher”, të realizuar nga platforma digjitale Netflix.

JLo e cila në të kaluarën e ka portretizuar detektiven Harlee Santos, në serinë e njohur televizive “Shades of Blue”, në këtë projekt të ardhshëm do të portretizojë agjenten e FBI-së, Nina Guerrera. Filmi është bazuar në romanin bestseller të Isabella Molondos.

Sipas portalit “Variety”, filmi e sjell historinë e Ninas e cila e ngatërrohet me rastin e një vrasësi serik, kjo pasi ai në mënyrë strategjike poston kode dhe enigma komplekse online. Këto kode përkojnë me vrasjet e tij të fundit, dhe janë dizajnuar enkas për ta tërhequr atë në lojë.

Aktualisht ende nuk është caktuar ndonjë skenarist dhe regjisor për ta krijuar projektin.

Ndërkaq ylli i filmit “Second Act”, Jennifer Lopez i ka disa projekte kinematografike që pritet të lansohen së shpejti, përfshirë këtu “Marry Me”, “The Godmother” dhe “Shotgun Wedding”. / KultPlus.com

Seria e ardhshme e Song Exploder në Netflix do të transmetojë Dua Lipën dhe dy grupe të njohura

Seria e radhës në Netflix, bazuar në “Song Exploder”, do t’i shfaqë grupet Nine Inch Nails, The Killers dhe këngëtaren shqiptare, Dua Lipa.

Shfaqja, e bazuar në këtë platformë, ka filluar gjatë këtij muaji me Alicia Keys, R.E.M. dhe të tjerë, ndërsa si pjesë e serisë së re, më 15 dhjetor, Trent Reznor i grupit nine Inch Nails, do vijojë me hitin e njohur të bendit “Hurt”.

“Unë për herë të parë kam intervistuar Trent Reznor për një epizod të Nine Inch Nails në 2017, dhe më pas, derisa po bëja gati mikrofonin dhe laptopin, ai më pyeti: A keni menduar ndonjëherë ta bëni këtë një shfaqje televizive”, ka thënë drejtuesi i “Song Exploder”.

“Ishte vetëm një shkëndijë e vogël e një ideje në atë kohë. Unë jam aq i ngazëlluar saqë ka ardhur në jetë, dhe unë kam për të ndarë katër episode të tjera të serialit me këta artistë të dashur. Ata janë të ndryshëm nga njëri-tjetri sa i takon tingullit dhe sfondit, dhe mezi pres që njerëzit të shohin dhe dëgjojnë historitë e tyre, dhe rrugën unike që ndoqën secili për të krijuar këtë këngë”, ka vazhduar ai, shkruan nme.

Në serialin e ri do të shfaqet gjithashtu këngëtarja meksikane e muzikës pop, Natalia Lafourcade, duke kënduar këngën e saj “Hasta La Raiz”./ KultPlus.com

Lista e filmave që Netflix sugjeron të shikohen gjatë vjeshtës

Pa dyshim që është e vështirë të zgjedhësh midis publikimeve të reja dhe të preferuarave të vjetra që na vijnë në transmetim.

Këtu do të gjeni një listë të dobishme për filmat më të mirë të muajit shtator që mund t’i shihni deri në fund të këtij muaji, por pse jo, edhe për të gjithë sezonin e vjeshtës.

1. Not Another Teen Movie

Një film i frymëzuar drejtpërdrejt nga vala e komedive për adoleshentë të viteve ‘90. Do t’ju bëjë të qeshni pafund.

2. Wildlife

Nëse doni të jeni më emocional, mund të shihni Ëildlife. Është një dramë familjare thellësisht emocionale dhe është po ashtu një nga filmat më të mirë të viteve të fundit.

3. Magic Mike

Një udhëtim i egër, seksi, nëpër botën e zhveshjes së mashkullit.

4. I’m thinking of ending things

Një gërmim surreal, ekzistencial i psikologjisë njerëzore.

5. Midnight Special

Një thriller rreth një historie të përzemërt babë e bir.

6. Alive

Gati apo jo, sezoni drithërues është afër! Një film me izolim dhe zombie – ku ka zgjedhje më të mirë sesa kjo për këtë Halloween?

7. Enola Holmes

Një nga filmat më të mirë dhe origjinal të Netflix deri më tani. Bazuar në serinë e librave me të njëjtin emër nga Nancy Springer./ KultPlus.com

Foxx dhe Parris do të jenë pjesë e filmit të ri fantastiko-shkencor të Netflixit

Jamie Foxx dhe Teyonah Parris i janë bashkuar kastit të filmit të ri fantastiko-shkencor të Netflixit.

Shkrimtari i Creed II, Juel Taylor ka vendosur të bëjë debutimin e tij si regjisor me filmin, sipas Deadline, i faturuar si një “misteri i butë” ku tre individë (Foxx, Parris dhe John Boyega) hetojnë ngjarje të frikshme mes një komploti qeveritar.

Skenari është shkruar nga Tont Rettenmaier bashkë me Taylor.

Para debutimit në Broadway, muzikali “Diana” do të transmetohet në “Netflix”



Muzikali “Diana” do të transmetohet në “Netflix”, duke filluar nga viti i ardhshëm, para se ta ketë debutimin zyrtar në Broadway.

Ky është një veprim i pashembullt në industrinë e filmit dhe argëtimit, i cili është goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Teatrot e Broadwayt vazhdojnë të jenë të mbyllura shkaku i pandemisë dhe mund të mos hapen gjatë këtij viti, kanë bërë të ditur ekspertët.

Kësisoj, muzikali që bazohet në historinë e jetës së princeshës Diana tani nuk do të shfaqet në Broadway deri të paktën më 25 maj të vitit të ardhshëm. Versioni filmik i muzikalit, me kastën e njëjtë të origjinalit të Broadwayt, do të bëhet transmetohet pa praninë e publikut në New York. Ndërkaq, “Netflix” nuk ka paraparë ndonjë datë për transmetimin e saj në këtë platformë.

“Ndonëse nuk ka titrime për transmetime në teatro, jemi të nderuar të jemi pjesë e argëtimit cilësor që ‘Netflix’ po ua mundëson parapaguesve të tij nga e gjithë bota”, kanë thënë producentët e muzikalit “Diana”, përmes një deklarate të përbashkët.

Produksioni, i cili fillimisht ishte paraparë të mbahej gjatë këtij mars, ishte në fazën përgatitore kur kinematë dhe teatrot u mbyllën në SHBA.

Kjo është hera e parë që një shfaqje e Broadwayit është vënë në transmetim të drejtpërdrejtë në ekranin e madh, para debutimit teatror të tij. Edhe të tjerat shfaqje janë transmetuar në ekran. Mirëpo, pasi ato janë shfaqur më herët para audiencës.

Shërbimi “The Disney+” e filloi transmetimin e versionit filmik të Hamiltonit, hitin e Broadwayit, në fillim të kësaj vere.

Kompanitë prodhuese të filmave kanë ngurruar t’i lëshojnë versionet filmike të shfaqjeve gjersa ato po shfaqeshin në teatër. Shqetësimi ishte se nëse publiku e sheh versionin filmik në shtëpi, mund të mos shfaqë interesim për ta ndjekur versionin live në teatro. Por, industria po ndryshon qasjen dhe po i përshtatë mbylljet e teatrove me mundësitë online.

Ekspertët kanë thënë se versioni filmik mund ta vendosë shfaqjen para syve të publikut dhe të fitojë shtrirje globale.

Industria e filmit po përballet me dilemën e njëjtë, me ç’rast shumë studio po zgjedhin t’i lansojnë filmat direkt në shërbimet transmetuese, në vend të kinemave.

“Disney” ka vendosur që ta bëjë këtë me për projektin filmik veror “Mulan”, i cili do të debutojë në platformën online “Disney+”, duke i anashkaluar kinematë amerikane. / KultPlus.com

Lajm i keq për fansat e serialit ‘La Casa de Papel’

“Money Heist” ka mahnitur fansat në të gjithë botën që nga viti 2017 me skenat “shpërthyese”, të mbushura me veprim dhe sigurisht hajdutët kanë lënë shikuesit të kenë interesim për shfaqjen e Netflix.

Sidoqoftë, autori ka zbuluar tani sezoni i pesë do të jetë seria e fundit e “Money Heist”, shkruan Express.co.uk, transmeton KultPlus.

Sezoni i katërt i “Money Heist” apo “La Casa de Papel” u lëshua në fillim të këtij viti, i cili përfundoi në një moment ku hajdutët ishin ende të rrethuar brenda Bankës së Spanjës.

Seriali shihte rikthimin e Raquel (luajtur nga Itziar Ituño) e cila u ribashkua me pjesën tjetër të grupit por gjithashtu inspektoren Alicia (Najwa Nimri) që zbuloi vendndodhjen e profesorit (Álvaro Morte).

Pati një goditje tjetër shkatërruese ndërsa Nairobi (Alba Flores) u qëllua në kokë nga ish-pengmarrësi Gandia (José Manuel Poga).

Seria e pestë u konfirmua nga Netflix në fillim të këtij muaji por tani shërbimi gjithashtu ka zbuluar se do të jetë shfaqja e fundit.

Netflix njoftoi të premten se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit. Këtë gjë e konfirmoi edhe producenti i serialit, Alex Pina, i cili ka thënë se sezoni i pestë është menduar të jetë i fundit për “Moeny Heist”. / KultPlus.com

Netflix me dokumentar për kriminelët më të famshëm botërorë që janë ende në arrati

Shikimi i një dokumentari që flet për krime të vërteta në sigurinë e shtëpisë tuaj është çdo herë komod dhe i rehatshëm, por këtë herë mund të ju godas pak më afër sigurisë së shtëpisë tuaj… sepse kriminelët janë ende në arrati, shkruan The Edge, transmeton KultPlus.

“World’s Most Wanted” do të përqendrohet në pesë nga kriminelët më vdekjeprurës dhe të kërkuar në botë, e që tani mund të ndodhen kudo.

Edhe hetimet në instanca globale nuk kanë qenë të mjaftueshme për të kapur këto mendje gjeniale famëkeqe – me njërin prej tyre që ka qenë në arrati për mbi 20 vjet.

Çdo episod do të fokusohet në kriminel të ndryshëm, dhe do të paraqesë intervista me policë dhe zyrtarë të ligjit, duke analizuar se si ata kanë shpëtuar. Seriali gjithashtu do të ndriçojë dritën se si kriminelët e arratisur do të kapen me shpresë një herë e përgjithmonë.

Shfaqja do të jetë e disponueshme për t’u parë në Netflix që nga 5 gushti. / KultPlus.com

Netflix anulon serialin turk me protagonist një homoseksual, 5 milionë dollarë humbje

Gjiganti i filmave “streaming”, Netflix, sapo ka anuluar një serial të ri, që do të xhirohej në Turqi. Shkak për këtë vendim drastik, u bë roli i një homoseksuali dhe kjo, nuk do të shmangej as me ndryshimin e skenarit.

Netflix ka anuluar serialin “Nëse vetëm” – “If Only” (“Şimdiki Aklım Olsaydı”) veç një natë para fillimit të xhirimeve. Platforma e filmave “streaming” nuk ia doli, megjithë negociatat për të marrë lejen për fillimin e xhirimeve, nga RTÜK – Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit të Turqisë. Veçanërisht prodhuesit e filmave të huaj në Turqi, si Netflix, duhet të paraqesin skenaret e filmave të planifikuar pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për të marrë lejen, që ka nën kompetencë punën e RTÜK. Edhe kineastët vendas, shpesh janë nën mbikëqyrjen e shtetit.

Autorja e skenarit, Ece Yorenc, u shpreh për portalin turk të kinemasë, “Altyazi Fasikul”, se “leja e xhirimit për serinë nuk u mundësua, pasi filmi përmban një protagonist homoseksual.” Ajo shtoi, se filmi nuk përmban asnjë lloj episodi ku nënkuptohet marrëdhënie intime mes homoseksualëve apo diçka e ngjashme. Më herët, në mediet turke ka pasur informacione të pasakta, që tregonin variantin e kundërt – sipas Yorenc – e cila shtoi se, ky akt censure është “shumë shqetësues për Turqinë, në kontekstin e asaj që na pret.”

Vendimi pesëmilionë dollarësh

Sipas Netflix pjesa me protagonistin homoseksual, Osman, ishte një rol dytësor në serialin “If Only”. Subjekti i serialit ishte përvoja e një nëne të martuar e jo të lumtur, Reyhanit. Seriali do të ishte gati në vitin 2021, por tanimë ajo u anulua plotësisht. Skenaristja Yorenc, me gjasë kishte ofruar ndryshime në minutën e fundit, për të marrë parasysh edhe standardet e RTÜK-së, raporton plataforma “Altyazi Fasikul”. Por, sipas revistës amerikane, “Variety Magazine”, Netflix kishte preferuar anulimin e të gjithë prodhimit. Megjithatë, Netflix është shprehur se pagesat e premtuara për ekipin e serialit “If Only”, do të kryhen plotësisht. Pas anulimit të serialit, Netflix humbet 5 milionë dollarë. Por, firma ka theksuar, se “ndjen detyrim të thellë, për abonentët në Turqi dhe komunitetin krijues atje.”

Sipas Yorenc, Netflix e mori këtë vendim të vështirë në minutën e fundit, parimisht, sepse refuzon të pranojë ndryshime skenari nga qeveria. Mahir Ünal, ministri turk për Kulturën dhe Turizmin, shkroi më vonë në Twitter, se ai beson fort se, Netflix do të tregojë “më shumë sensibiliet për kulturën dhe artin turk, në emër të një bashkëpunimi të ngushtë (me Turqinë).”

Turqia: Mes lirisë dhe autoritarizmit

Kultura turke e përmendur nga Mahir Ünal, duket se nuk është aq në kundërshtim me vetë Netflix, por me historinë e saj: Nën performuesit dhe njerëzit më të njohur në historinë moderne turke, bëjnë pjesë një transseksual (Bülent Ersoy), një Drag Queen (Huysuz Virjin) dhe një homoseksual (Zeki Müren) – të gjithë kanë arritur suksesin në shoubiznes, para se të përmendeshin nocione si: martesa mes homoseksualëve, apo masa të tjera mbrojtëse për komunitetin LGBTQ.

Që nga themelimi i Turqisë moderne, në vitin 1923, nga Mustafa Kemal Atatürk, nuk ka pasur ligje kundër homoseksualitetit. Në vitin 1934 u përfshi e drejta e votimit për gratë, para shumë vendeve të tjera, mes tyre edhe disa vende perëndimore. Por, megjithë këtë qëndrim të moderuar në dukje, në vendin me shumicë myslimane, Turqia po haset me një luftë kulturore, ku orientimi seksual është një nga temat që e përçajnë shoqërinë. Prej pesë vitesh, në Stamboll janë ndalur aktivitetet e ditës së njohur si “Christopher Street Day”. Policia ndërhyn brutalisht, ndaj atyre që i shkelin këto ndalime.

Diplomacia e tipit Netflix

Ndërkohë, duket se Netflix mban distancë nga konfrontimet me qeveritë e huaja. Në vitin 2019 u ndalua seriali-komedi “Akt patriotik me Hasan Mihaj” nga oferta e Netflix në Arabinë Saudite, pasi autoritetet arabe të mbikëqyrjes së telekomunikimit kishin thënë se, kjo shkel ligjin kundër kriminalitetit kibernetik. Episodi, në të vërtetë paraqiste në mënyrë satirike princin trashëgimtar saudit, Mohamed bin Salman, për bashkëpërfshirjen e tij, të dyshuar në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashogi.

Organizatat si “Amnesty International” e kritikojnë mënyrën e veprimit të Netflix, si edhe faktin që firma ende qëndron në tregun saudit. Kurse në Turqi, Netflix është aktiv që në vitin 2016 dhe ka 1,5 milionë abonentë. Megjithatë, entuziazmi për serialet që mbajnë emrin Netflix, nuk është shumë i madh. Por kjo është e qartë: Netflix, nuk mund t’i konkurrojë serialet e televizioneve turke. Shumica e popullsisë turke, ende ka televizionin burim kryesor informacioni. /Konica.al /KultPlus.com

10 filmat më të shikuar në Netflix

Një nga platformat më të njohura për shikimin dhe transmetimin e filmave, Netflix, gjatë kësaj jave ka publikuar listën me 10 filmat më të shikuar në këtë platformë.

Netflix-u është i njohur për mospublikimin e të dhënave, e sidomos në rastet kur ato të dhëna janë negative. Mirëpo këtë herë kjo platformë ka vendosur që të ndajë me publikun një listë rreth filmave të vet origjinal e që janë më të shikuarit.

Në treshen e filmave më të shikuar në Netfilx hyjnë “Extraction”, “Bird Box” dhe “Spenser Confidential”.

Sipas Bloomberg, nga filmat më të shikuar, shikuesit kanë pëlqyer më shumë projektet, në të cilat luajnë aktorë të njohur, si: Chris Hemsworth, Sandra Bullock, Ryan Reynolds, Adam Sandler, Jennifer Aniston, Mark Wahlberg, Ben Affleck, Robert De Niro, Al Pacino e të tjerë.

Më poshtë lista e filmave më të shikuar të Netflix:

  1. Extraction (99 milionë shikime)
  2. Bird Box (89 milionë shikime)
  3. Spenser Confidential (85 milionë shikime)
  4. 6 Underground (83 milionë shikime)
  5. Murder Mystery (73 milionë shikime)
  6. The Irishman (64 milionë shikime)
  7. Triple Frontier (63 milionë shikime)
  8. The Wrong Missy (59 milionë shikime)
  9. The Platform (56 milionë shikime)
  10. The Perfect Date (48 milionë shikime) / KultPlus.com