33 vite nga albumi revolucionar “Nevermind” i Nirvanës (VIDEO)

Kanë kaluar 33 vite nga dita që doli albumi “Nevermind” që do të shënonte ndryshim jo vetëm në zhanrin e rokut por edhe në historinë e përgjithshme të muzikës.

Albumi “Nevermind” u ngjit në nr.1 në SHBA, në 1 nëntor. Ashtu si çdo gjë tjetër në historinë e rock-ut alternativ dhe grunge, “Nevermind” nuk ishte një sukses i papritur. Ishte forca e jashtëzakonshme e këngës “Smells like teen spirit” që projektoi Nirvana-t – dhe të gjithë lëvizjen grunge – në vëmendjen e njerëzve. Një përzierje transmetimesh në radio dhe prania e madhe e videos tashmë klasike në të gjithëpushtetshmen MTV, nxiti një furi të tillë për Nirvana-t, sa që disqet e tyre shiteshin më shpejt nga sa mund të prodhonte etiketat reparti përkatës i marketingut.

“Nevermind” rezultoi të jetë një prej albumeve jo vetëm më të shitura por edhe më me ndikim të publikuar ndonjëherë.

Brenda një viti, pjesa më e madhe e albumeve që dolën mes gushtit dhe shtatorit 1991 (“Blood sugar sex magic”, “Ten”, “Nevermind”) kishin arritur shitje stratosferike. Edhe më e rëndësishme, ishte se suksesi i këtyre albumeve dekretoi fundin e rock-ut të viteve tetëdhjetë.

Janet Billig Rich, që kish punuar si menaxhere mes të tjerëve për grupe si Nirvana, Smashing Pumpkins dhe Hole, pa me sytë e vet drejtuesit e kompanive të mëdha producente që të garonin për grupet e Seattle. “Mund të krijoje një grup dhe më pas të shkëpusje një frazë mbi ta, ndoshta duke ia atribuar atë Kurt Cobain-it. Melvins janë një shembull i përsosur. Kurtit i pëlqenin Melvins, kështu që të gjithë donin të firmosnin një kontratë me ta. Ishin të gjithë në gjendje shock-u. Në të vërtetë gjithçka ishte bërë shumë e lehtë. Ishte ekonomi e pastër. Nirvana-t ishin bërë një sistem ekonomik”. / KultPlus.com

Nirvana fiton gjyqin për kopertinën ikonë të albumit ‘Nevermind’

Një gjykatës amerikan ka hedhur poshtë padinë e një 31-vjeçari kundër Nirvana-s për kopertinën ikonë të albumit të grupit të vitit 1991, i cili e shfaqte atë të zhveshur kur ka qenë fëmijë.

31-vjeçari Spencer Elden tha se paraqitja e tij në albumin Nevermind përbënte abuzim të fëmijëve. Nga ana tjetër, gjykatësi i tha paditësit se tanimë është shumë vonë për pretendimin se ishte shfrytëzuar. Pas këtij vendimi, ekipi i tij ligjor u tha mediave amerikane se do të apelonte vendimin.

Padia u fokusua në një fotografi të Elden, e cila e paraqiste atë duke notuar në një pishinë drejt një kartëmonedhe dollarësh të shpuar me një grep peshku. Ai argumentoi se nuk kishte qenë në gjendje të pranonte që fotografia të përdorej. 31-vjeçari kërkonte 150,000 dollarë (130,000 £) si dëmshpërblim.

Fotografi Kirk Weddle ishte mes të pandehurve, si dhe ish-anëtarët e Nirvana-s, Dave Grohl dhe Krist Novoselic, si dhe Courtney Love, e veja e këngëtarit të ndjerë Kurt Cobain.

Elden e paraqiti çështjen e tij në vitin 2021, duke argumentuar se ai ishte ende brenda të drejtës së tij për t’u ankuar për imazhin dhjetëvjeçar, sepse ai kishte vazhduar t’i shkaktonte shqetësim dhe humbje të fitimeve në moshën madhore. Padia u rrëzua dhe më pas u rikthye në Janar.

Gjykatësi i Los Anxhelosit vendosi të premten se Elden e parashtroi çështjen e tij përtej statutit 10-vjeçar të kufizimeve.

Prindërit e Elden u paguan 200 dollarë (173 £) për foton në vitin 1991 nga ai që atëherë ishte një grup relativisht i panjohur. Shitjet në mbarë botën të Nevermind kaluan 30 milionë, duke e bërë atë një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave./tvklan.al/ KultPlus.com

30 vjet nga albumi revolucionar “Nevermind” i Nirvanës (VIDEO)

Kanë kaluar 30 vjet nga dita që doli albumi “Nevermind” që do të shënonte ndryshim jo vetëm në zhanrin e rokut por edhe në historinë e përgjithshme të muzikës.

Albumi “Nevermind” u ngjit në nr.1 në SHBA, në 1 nëntor. Ashtu si çdo gjë tjetër në historinë e rock-ut alternativ dhe grunge, “Nevermind” nuk ishte një sukses i papritur. Ishte forca e jashtëzakonshme e këngës “Smells like teen spirit” që projektoi Nirvana-t – dhe të gjithë lëvizjen grunge – në vëmendjen e njerëzve. Një përzierje transmetimesh në radio dhe prania e madhe e videos tashmë klasike në të gjithëpushtetshmen MTV, nxiti një furi të tillë për Nirvana-t, sa që disqet e tyre shiteshin më shpejt nga sa mund të prodhonte etiketat reparti përkatës i marketingut.

“Nevermind” rezultoi të jetë një prej albumeve jo vetëm më të shitura por edhe më me ndikim të publikuar ndonjëherë.

Brenda një viti, pjesa më e madhe e albumeve që dolën mes gushtit dhe shtatorit 1991 (“Blood sugar sex magic”, “Ten”, “Nevermind”) kishin arritur shitje stratosferike. Edhe më e rëndësishme, ishte se suksesi i këtyre albumeve dekretoi fundin e rock-ut të viteve tetëdhjetë.

Janet Billig Rich, që kish punuar si menaxhere mes të tjerëve për grupe si Nirvana, Smashing Pumpkins dhe Hole, pa me sytë e vet drejtuesit e kompanive të mëdha producente që të garonin për grupet e Seattle. “Mund të krijoje një grup dhe më pas të shkëpusje një frazë mbi ta, ndoshta duke ia atribuar atë Kurt Cobain-it. Melvins janë një shembull i përsosur. Kurtit i pëlqenin Melvins, kështu që të gjithë donin të firmosnin një kontratë me ta. Ishin të gjithë në gjendje shock-u. Në të vërtetë gjithçka ishte bërë shumë e lehtë. Ishte ekonomi e pastër. Nirvana-t ishin bërë një sistem ekonomik”. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=4ZaH7sa0-sY