Rita Ora konfirmon datën e publikimit dhe detajet e albumit të ri

Pas pothuajse gjashtë vite stagnim në prurjen e albumit të saj të dytë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se më në fund albumi i saj i dytë ka një datë publikimi.

“Unë kurrë nuk do t’ju lija” – iu është drejtuar Rita fansave të saj në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë.

Ky album do të publikohet më 23 nëntor dhe përfundon një pritje gjashtëvjeçare që pas lansimit të albumit të saj të parë.

Arsyeja e këtij stagnimi me vite të tëra ishte prishja e kontratës me shtëpinë diskografike të këngëtarit Jay-Z, e cila është përcjellë nga një mori pengesash, duke përfshirë një grindje ligjore me vet ish-shefin e saj, Jay-Z.

Koopertina e albumit të parë të këngëtares Rita Ora, 2012

Duke folur për vonesën, Rita Ora u tha fansave të saj: “Faleminderit për durimin tuaj dhe pritjen e gjatë”.
Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se albumi i saj i dytë do të titullohet “Phoneix”.

“Unë jam kaq e lumtur për realizimin e “Phoenix”. Jam me të vërtetë krenare për këtë album dhe jam e ngazëllyer që të gjithë të dëgjojnë atë për të cilën jam duke punuar. Një falënderim i madh për të gjithë ata që ishin pjesë e udhëtimit tim muzikor”, është shprehur ajo. /KultPlus.com

Taylor Swift publikon këngën ‘Look What You Made Me Do’ (VIDEO)

Këngëtarja e famshme Taylor Swift ka publikuar këngën “Look What You Made Me Do”, këngë kjo e cila i paraprinë albumit të saj të ri të quajtur “Reputation”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë vjen vetëm më tekst, ndërsa pritet t’i realizohet edhe videoklipi.

Javën e kaluar, Taylor Swift fshiu gjithçka nga llogaritë e saj në mediat sociale, duke nxitur spekulimet se po përgatitej publikimi i një albumi të ri.

Me albumin e fundit, “1989”, Swift fitoi çmimin ‘Grammy’ në 2015-ën dhe arriti të shesë mbi 6 milionë kopje.

Taylor Swift është 27 vjeçe dhe nga viti 2006 e deri në 2014-ën, ka publikuar pesë albume, një në çdo dy vite, ndërsa i gjashti është vonuar tre vite nga paraardhësi. / KultPlus.com