BBC me artikull të veçantë për Dua Lipën: Ajo është ylli më i mirë i popit në Britani

“Kjo është mikpritja më e mirë në shtëpi që më është bërë ndonjëherë” ka thënë Dua Lipa në koncertin e saj të albumit “Future Nostalgia”, i cili filloi me dy vite vonesë për shkak të pandemisë, përcjell KultPlus.

Media e njohur ndërkombëtare, BBC, i ka kushtuar një artikull të veçantë Lipës dhe koncertit të saj duke e quajtu edhe si artistja me mirë pop star në Britani të Madhe.

“Kemi pritur kaq shumë, kaq gjatë për të shfaqur këtë shfaqje. E kemi zhvendosur dhe shtyrë dhe më në fund jemi këtu.”

Më shumë se 21 mijë fansa po prisnin artisten shqiptare që të ngjitej në skenë dhe të elektrizonte të gjithë njerëzit e pranishëm.

Ky nuk ishte thjesht një koncert pop – ishte një ribashkim.

Turneu Future Nostalgia u njoftua për herë të parë në dhjetor 2019, pasi raportet për një virus të ri, potencialisht vdekjeprurës filluan të dilnin nga Kina.

Në kohën kur albumi i dytë i Duas (i titulluar gjithashtu Future Nostalgia) mbërriti marsin e vitit 2020, bota ishte në izolim dhe turneu ishte në pritje e nuk dihej nëse do të zhvillohej.

Këngëtarja u shqetësua për publikimin e një albumi me dance-pop derisa njerëzit po vuanin.

“Nuk jam e sigurt nëse po bëj gjënë e duhur,” u tha ajo fansave në një live të Instagramit të përlotur, “por mendoj se gjëja që na duhet më shumë për momentin është muzika, dhe ne kemi nevojë për gëzim dhe duhet të përpiquni të shihni dritën.”

Instinktet e saj ishin të drejta.

Në vend që të na kujtonte atë që kishim humbur, albumi dërgoi përpara në një kohë kur ne do të ishim të shtrënguar përsëri me njëri-tjetrin, duke kënduar këto këngë. Ose, për të përdorur fjalët e vetë Duas, ajo kishte një “parandjenjë se ne ramë në një ritëm ku muzika nuk ndalet përgjithmonë” – dhe Future Nostalgia u bë albumi më i transmetuar i 2020-ës.

Megjithatë, kufizimet e Covid bënë kërdi me turneun e saj. Ai u shty dhe u riplanifikua tre herë, duke e detyruar Duan të gjente mënyra për ta mbajtur gjallë muzikën e saj – një album remix, një transmetim të drejtpërdrejtë spektakolar dhe një rrjedhje të vazhdueshme këngësh të reja, duke përfshirë duetin e Elton John-it, Cold Heart, i cili është në krye të listave botërore.

Gjatë gjithë kohës, pritjet për koncertet u rritën dhe zhurma e madhe që u bë nga fansat e përshëndeti yllin të premten mbrëma ishte një përzierje kurioze eksitimi dhe lehtësimi.

Dua e hapi shfaqjen duke luajtur muzikën klasike të Hot Streak të viteve 1980, “Body Work” (“muzika të bën të humbasësh kontrollin”), duke sinjalizuar synimin e saj për të kaluar një mbrëmje të veçantë.

Nivelet e energjisë mezi u ulën për 40 minutat e ardhshme, ndërsa ylli shpërtheu nëpër këngët e saj më të mëdha – New Rules, Break My Heart, Love Again, Be The One – e rrethuar nga 12 kërcimtarë të pashtershëm.

Skena dhe njerëzit aty ishin të përshtatshëm tamam për një këngë pop, duke e përqendruar fokusin në vokalin mbresëlënës të Duas dhe duke i lejuar grupit të zgjeronte këngët e saj për ndikim maksimal në pistën e vallëzimit.

Break My Heart u kompletua me Justice’s Dance, ndërsa Hallucinate u zbukurua me elementë të Daft Punk’s Technologic. Edhe balada e fuqizimit të grave, Boys Will Be Boys, u përfshi në një remiks karnavalesh të zhurmshme, duke përfshirë një mostër të “Hollaback Girl” të Gwen Stefanit.

Është një truk që Dua e ka huazuar nga Madonna – duke e vendosur muzikën e saj direkt në kanunin e popit – duke bërë homazhe në të njëjtën kohë me pohimin e dominimit të saj. Në duar më të vogla, do të ishte një ushtrim mendjemadhësie, por hitet e veshura me platin të Future Nostalgia i përballuan krahasimet.

Që nga viti 2019, ajo është shndërruar në një interpretuese komanduese, me vetëbesim, e cila mund të hedhë edhe një hit gjigant si New Rules dy këngë në grupin e saj, e sigurt në dijeninë që ajo ka një duzinë këngë të tjera që publiku i njeh po aq mirë.

Jo për herë të parë, fansat e mbytën atë… thuajse sikur e kishin kaluar karantinën duke mësuar këngët e Lipës dhe më në fund po merrnin mundësinë të jetonin fantazinë e tyre. Të njëjtën gjë po e përjetonte edhe Dua në skenë. /KultPlus.com

Dua Lipa nis turneun pas dy vitesh shtyrje

Ajo humbi një paraqitje në Brit Awards 2022 për shkak të faktit së turneu i saj po fillon në ShBA, por megjithatë arriti të fitojë një nga çmimet e mbrëmjes.

Dhe se turneu është organizuar mirë dhe më në fund po zhvillohet, Dua Lipa u pa duke mbërritur në FTX Arena në Miami përpara performancës së saj të parë të mërkurën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “New Rules”, 26 vjeçe, dukej tipike me stil teksa doli nga një veturë ‘4X4’ e bardhë në ambientet e ngjarjes, e veshur me një këmishë të madhe që tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Të martën në mbrëmje, Dua u dërgoi një video-mesazh shikuesve të Brit Awards teksa pranoi çmimin “Artistja më e mirë e zhanrit Pop/R&B”.

Dua e pranoi çmimin me një video-mesazh të përgatitur, në të cilin falënderoi ekipin e saj dhe fansat pas fitores.

Albumi i saj “Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin “Grammy” për ”Albumin më të mirë pop” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” arriti sukses komercial dhe kritik, duke përfshirë nominimet në “Grammy Awards 2021” për çmimet “Kënga e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.

Dua fillimisht njoftoi se do të niste turneun e saj “Future Nostalgia” në vitin 2020, por ai u shty disa herë për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.

Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo, Angèle, Caroline Polachek dhe Lolo Zouaï janë disa nga emrat mbështetës që do të performojnë në krah të saj gjatë turneut. / KultPlus.com

Dua Lipa sjell versionin parodi të këngës ‘New Rules’ me këshilla për Covid19 (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar, Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e famshëm britanik të James Corden, ‘The Late Late Show’, përcjellë KultPlus.

‘Late Late Show’ është ndër emisionet më komike e nuk kishte si të dilte ndryshe edhe me Duan si mysafire. Dua dhe James sollën versionin parodi të këngës ‘New Rules’, duke përfshirë në të këshilla për takime dashurie gjatë periudhës pandemike.

Përmes vargjeve, dyshja tregonin se si kjo situatë do ta vështirësojë takimin me një person të dashur, andaj duhet të flisni ‘online’.

“Mbaje maskën, lani duart, nuk është sikurse planet e tjera, është e çuditshme, por është mirë, ndjekni këto rregulla të arta”, thuhej ndër të tjera në këngë.

Një projekt i tillë nga këngëtarja e njohur erdhi në treg gjatë vitit 2017, ndërsa theu rekorde të shumta shikueshmërie, duke mbetur ndër këngët më të pëlqyera të Duas.

Poashtu vlen të ceket se paraqitja e Duas në emision me veshjen e saj plot shkëlqim mori shumë vëmendje dhe komente pozitive. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=fN6uzhy5uvU&feature=emb_title

Dua Lipa, shqiptarja e parë që arrin 2 miliardë klikime në Youtube

Dua Lipa tash së fundi është bërë shqiptarja e parë që ka arritur t’i ketë 2 miliardë klikime vetëm me një video në Youtube, shkruan KultPlus

”New Rules”, hiti i këngëtares shqiptare, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë klikime në Youtube.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në llogarinë e saj personale në Instagram.

”Ju falenderoj shumë për përkrahjen dhe dashurinë. Kjo është një çmenduri”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vite pas publikimit.

Videoja ka 10 milionë pëlqime, 315 mijë komente deri tani, numër ky që po vazhdon të rritet.

“New Rules” është publikuar si këngë në albumin e parë të këngëtares, një këngë që i ka sjellë suksesin e madh albumit dhe artistes, duke e bërë të njohur në të gjithë botën. / KultPlus.com


Kënga e Dua Lipës vjen nga Erika në ‘The Voice’ në Amerikë (VIDEO)

Kënga “New Rules” e Dua Lipës ndoshta është kënga më e mirë e këngëtares, me të cilën ajo edhe mundi të depërtojë më thellë në skenën e muzikës pop në botë.

Para disa ditësh, në The Voice 2018 në Amerikë, kënga e Duas u soll nga një prej konkurrenteve – Erika Zade.

Në një version pak më ndryshe, por gjithmonë shumë simpatik e të arritur prej vajzës së re e cila tanimë ka tërhequr gati 1 milion klikime me këtë performancë në Youtube, Kelly Clarkson – këngëtare e njohur dhe fituese e American Idol në vitin 2001 shtypi butonin për ta marrë në skuadër Zade, shkruan KultPlus.

https://www.youtube.com/watch?v=9fwvAk00GNs

Ky është sezoni i 15-të i The Voice, në juri me Kelly Clarkson, Jennifer Hudson, Adam Levine dhe Blake Shelton.

Erika do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërsa mbetet të shohim nëse këngë të tjera të shqiptareve të suksesshme nëpër botë do të këndohen në këtë spektakël i cili ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën. / KultPlus.com

Kënga e Dua Lipës përdoret në videon kundër ngacmimeve seksuale në punë

Wellington Law Revue, një grup të rinjsh i përbërë nga profesionistë si dhe nga studentë të fushës së juridikut kanë shfrytëzuar melodinë e këngës “New Rules” nga Dua Lipa për të realizuar videon e tyre të radhës.

Në këtë video teksti i këngës së Dua Lipës është ndryshuar duke zgjuar kështu vëmendjen te ngacmimet të cilat ndodhin në vend të punës dhe duke kërkuar ndalimin e tyre.

Ekipi realizues ka punuar me muaj për të realizuar tekstin dhe për të filmuar videoklipin e këngës së improvizuar të cilën e këndon Lejlani Taula, pjesë e kompanisë Law Revue. / KultPlus.com

“Billboard” përzgjedh videoklipet e shekullit, mes tyre dhe ai i Dua Lipës

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë. Revista amerikane “Billboard” rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. “Bad romance” shpallet nga “Billboard” si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

Singer Lady Gaga attends the press conference for “Gaga: Five Foot Two” during the 2017 Toronto International Film Festival at TIFF Bell Lightbox September 8, 2017, in Toronto, Ontario. / AFP PHOTO / VALERIE MACON (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

“Bad romance” e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Work It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Weapon of Choice”.

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “We Found Love”. Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “New Rules” në vendin e 74-të.

Dua Lipa nominohet për çmimin kryesor në “Video Music Awards”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po vazhdon rrugëtimin e saj me hapa të suksesshëm. Ajo mbrëmë është nominuar në tri kategori në “Video Music Awards”, shkruan KultPlus.

Me hitin e saj të suksesshëm “New Rules”, ajo nominohet në kategorinë kryesore “Kënga e vitit”, me “IDGAF” për “Koreografinë më të mirë”, kurse me “One Kiss” në duet me Calvin Harris u nominua për “Vallëzimin më të mirë”.

Dua Lipa është shprehur tejet e emocionuar për këto tri nominime.

Kujtojmë se Dua Lipa ka qenë një nga këngëtaret më të nomuniara edhe në Brit Awards. / KultPlus.com

Mandatory Credit: Photo by David Fisher/REX/Shutterstock (9433574w)
Dua Lipa
38th Brit Awards, Show, The O2 Arena, London, UK – 21 Feb 2018

“New Rules” nga Dua Lipa, klipi më i shikuar në vitin 2017-të (VIDEO)

Dua Lipa, është shfaqur e entuziazmuar që videoprojekti i saj “New Rules” është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të, përcjellë KultPlus.

Kënga “New Rules” ka arritur këtë radhitje në tabelën zyrtare të këngëve në Britani të Madhe dhe për herë të parë në të janë përfshirë platformat online si YouTube, Apple, Tidal dhe Spotifity për të pasur kështu një pasqyrë të muzikës në internet, shkruan DailyMail.

“Posa mora lajmin që ‘New Rules’ është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të dhe ka 60 milion shikime vetëm në Britani të Madhe. A mund ta besoni? Unë nuk po mundem. Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju”, është shprehur ajo.

Këngëtarja ka theksuar se pikërisht kënga “New Rules” ka pasur një rëndësi të veçantë për karrierën e saj si dhe ka kërkuar nga ndjekësit e saj që të vazhdojnë ta përkrahin punën e saj./ KultPlus.com

Remiksi i “New Rules” e bën këngën e Dua Lipës hit të viteve 80-ta (VIDEO)

Kënga “New Rules” nga Dua Lipa është shndërruar ndër hitet më të mëdha pop sivjet.

Megjithatë, një remiks i “Initial Talk” ka kthyer këtë në hit të viteve të 80-ta.

“Initial Talk” ka thënë për “Fader” se për këtë krijim është inspiruar nga kënga “Two of Hearts” e Stacey Q.

Remiksi shoqërohet me një videoklip të veçantë pikërisht të asaj kohe./ KultPlus.com

Dua Lipa arrin 500 milionë klikime me “New Rules” (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Dua Lipa po shijon suksesin më të madh në karrierë deri tani, falë hitit “New Rules”.

Për vetëm tre muaj që nga publikimi, “New Rules” ka grumbulluar 500 milionë klikime në YouTube.

Me këtë këngë, Lipa hyri fuqishëm në shumë tregje botërore, ndërsa për një periudhë mbajti pozitën e parë si top-hit në Britani të Madhe./ KultPlus.com

Donald Trump “interpreton” këngën “New Rules” të Dua Lipës (VIDEO)

Kënga e re e Dua Lipës “New Rules” është një remix i pa pritur. Atë e “interpreton” presidenti amerikan, Donald Trump.

“Fkajack” ka postuar në Twitter një video 38 sekondëshe, në të cilën janë bërë bashkimi i fjalimeve të Donald Trumpit gjatë fushatës së tij, raporton NME.

Më poshtë mund ta dëgjoni këtë remix të “New Rules”./ KultPlus.com

Përfaqësuesi i Bullgarisë në Eurovision, këndon këngën “New Rules” të Dua Lipes (VIDEO)

Përfaqësuesi i Bullgarisë në Eurovisionin e këtij viti Kristian Kostov ka kënduar cover këngën “New Rules” të këngëtares kosovare Dua Lipa.

Interpretimi i Kostov është pëlqyer nga fansat, përderisa një reagim nga Dua nuk ka pasur ende.

Po ju sjellim videon më poshtë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=AxBf3Vzm1rc

Dua Lipa mposhtë Taylor Swift

“Look What You Made Me Do”, e cila u publikua në natën e VMAs, u kthye menjëherë në këngën më të komentuar e më të dëgjuar të momentit, duke kaluar edhe “Despacito”-n.

Kënga dhe videoklipi thyen edhe rekordet e mëparshme të vendosura nga Adele me “Hello” për klikueshmërinë dhe renditjen në chart-e.

“LWYMMD” u rendit në vend të parë në Britaninë e Madhe duke u kthyer në këngën e parë të Taylor Swift që arrin diçka të tillë. E duke qenë se para Taylor ishte Dua Lipa ajo që mbante vendin e parë, këngëtarja shqiptare kaloi një pozicion më poshtë.

Por Dua Lipa nuk fal, transmeton vizionplus. Ditën e sotme “New Rules” është kthyer sërish në vend të parë duke mposhtur Taylor Swift e duke e kaluar në vend të dytë./ KultPlus.com

1 muaj, 75 milion shikime në Youtube për këngën e Dua Lipës

Saktësisht me 7 korrik, pra sot 1 muaj, Dua Lipa ka lansuar në Youtube videoklipin e këngës “New Rules”.

Ky është ndoshta edhe videoklipi i parë me kaq pompozitet i Duas, i realizuar në mënyrë profesionale dhe goditës për muzikën botërore.

Kënga numëron gjithsej 75 milion klikime në Youtube, ky një rekord për këngëtaren shqiptare e cila tanimë është në listën e dhjetë këngëtareve më të dëgjuara në Angli.

Dua ka pak kohë që ka nxjerrë edhe albumin e ri i cili u prit konsiderueshëm mirë. / KultPlus.com