Gazeta amerikane “New York Post” ka publikuar një artikull rreth grave të fuqishme të Evropës të cilat po e kundërshtojnë fuqishëm Valdimir Putinin.
Në këtë tekst të shkruar nga Iulja Joja, në rend të parë është shefja e diplomacisë gjermane, Annalena Baerbock, pastaj kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, e ndjekur pas nga kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, Ursula Von Der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.
“Këto janë gratë liderë që po e sfidojnë Putinin”, thuhet në shkrimin e NYP, transmeton Gazeta Express.
Gazeta amerikane tregon për transformimin e Baerbock dhe partisë së saj dhe faktit që tashmë Baerbock udhëheq thirrjet për t’i dalë në ndihmë Ukrainës edhe me armatim të rëndë. Si rezultat i këtyre qëndrimeve, autorja shkruan se popullariteti i Baerbock është në rritje.
Pas shefes së diplomacisë gjermane, autorja ka thënë disa fjalë edhe për kryeministren finlandeze, Sanna Marin. Gazeta përmend edhe faktin se si Marin ka marrë vëmendje, kur ka pyetur për komenetet e Presidentit Joe Biden rreth gjetjes së një zgjidhje për të përfunduar luftën. Kryeministrja e Finlandës ka thënë se e vetmja rrugëdalje nga konflikti është që Rusia të largohet nga Ukraina.
“ Ai kërkon, tha ajo, maksimumin për diçka që nuk ka qenë kurrë e tij, kërcënon me ultimatume dhe përshkallëzohet kur nuk ia del”, shkruan gazeta amerikane.
Në këtë listë është edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe presidentja e Moldavisë, Maia Sandu. / KultPlus.com
Historia e jetës së Gëzim Gashit, sipërmarrësit dhe autorti ‘bestselling’ të librit ”Unlocked: the power of you”, është rrëqethëse dhe inspiruese njëkohësisht.
Nga një i mbijetuar i luftës së fundit në Kosovë, Gashi sot ka arritur të jetojë ëndrrën amerikane dhe gjithë këtë po e përkthen në një qëllim të vetëm! Edukimin e brezave të rijnë.
Rrugëtimi i tij dhe suksesi i padiskutueshëm, ka tërhequr edhe vëmendjen e gazetës prestigjioze New York Post të cilët i kanë dedikuar një artikull të veçantë djalit kosovar duke u rikthyer në rrënjët e tij e deri sot, ku ai po shijon suksesin e librit të tij debutues.
Ky lajm e ka bërë shumë të lumtur edhe vetë autorin Gëzim Gashi i cili është shprehur që kjo është një tjetër ëndërr e realizuar për të.
“Libri im është ‘BUZZ BOOK OF THE WEEK’ në edicionin e së dielës të New York Post në Amerikë. Këtu janë dy foto të mikut tim që mban revistën me artikullin tim. Çfarë ëndrre e realizuar!”, shkruan Gashi.
New York Post në artikullin dedikuar Gashit, ndër të tjera shkruan se autori e ka gjetur qëllimin e tij në mentorimin e talenteve.
31-vjeçari Gëzim Gashi po jeton ëndrrën e tij si një sipërmarrës në Los Angeles. Ai e përshkruan jetën e tij si “të magjepsur”.
Gashi lindi në Prishtinë, Kosovë, në vitin 1990. Vetëm tre ditë më vonë pasi u shpall Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavarësisë së Kosovës nga Serbia, duke shkaktuar një pushtim ushtarak, shkruan New York Post, transmeton KultPlus.
Ushtarët serbë sulmuan spitalin ku po qëndronte Gëzimi i porsalindur. U përhapën thashethemet se një gjenocid po ndodhte dhe ushtarët u bënin fëmijëve injeksione për t’i sëmurë – ose më keq. Nëna e tij u kap nga paniku kur një infermiere tha se ushtarët serb po shkonin drejt katit të tyre dhe kishin barrikaduar dyert e spitalit. Pikërisht atëherë ajo thirri të shoqin dhe vëllain e saj dhe u tha të shkonin në spital.
E përballur pa zgjidhje tjetër, nëna e dëshpëruar e hodhi të porsalindurin nga dritarja e katit të dytë në krahët e vëllait të saj. Nëna e tij doli fshehurazi nga spitali disa çaste më vonë për t’u ribashkuar me familjen. Dy vjet më vonë, familja u arratis në Suedi si refugjatë dhe nëna e Gashit u kujdes për ta mbrojtur atë nga e kaluara e tij e zymtë. (Vite më vonë, është e vështirë të dihet saktësisht se çfarë ndodhi brenda spitalit, por deri në vitin 1999, 8,000 shqiptarë të Kosovës ishin vrarë dhe shumë prej tyre janë ende të zhdukur edhe sot e kësaj dite.)
Gashi nuk kishte asnjë ide për historinë e tij të pabesueshme në Kosovë.
Kur ai mbushi 10 vjeç, nëna e tij vendosi se ishte koha që ai të mësonte për historinë e tij të jashtëzakonshme.
“Ajo histori vetëm më bëri të kuptoj se kam një qëllim për të përmbushur”, tha Gashi. “Me kalimin e viteve, kuptova se qëllimi im ishte edukimi për brezin e ri.”
Ndërsa ishte në Suedi, ai vendosi të vazhdonte në mentorimin e yjeve në lulëzim. Në atë kohë ai iu bashkua Akademisë së Muzikës dhe Biznesit, duke ndihmuar në zbulimin e zërave të rinj në industri si producent, mentor dhe zbulues talentesh. Menjëherë pas kësaj, ai u rekrutua për të çuar talentin e tij në Los Anxhelos. Në vitin 2019, ai u transferua në qytetin e ëndrrave të tij për të nisur angazhimin e tij në Institutin e Arteve dhe Inovacionit në Oaks Christian School, ku aktualisht drejton programin e mentorimit të departamentit. Kohët e fundit, Quincy Jones firmosi me një nga studentët e tij.
Gashi synon t’i mësojë lexuesit se si të çlirojnë fuqinë e ëndrrave të tyre.
Rrugëtimi i Gashit nga Kosova në Los Anxhelos i ka sjellë atij angazhime të ndryshme, ku para pak kohe ai u bë një nga folësit në Universitetin e Harvardit dhe ka frymëzuar shumë njerëz. Tani, ai e ka kanalizuar historinë e tij personale të suksesit në një libër që hyn në grupin e librave inspirues, “Unlocked: The Power of You”.
“Ndërsa libri im tregon historinë time, ai gjithashtu flet me lexuesin dhe i ndihmon ata të gjejnë qëllimin e tyre”, tha ai për The Post. Gjatë gjithë kohës, ai u mëson lexuesve se si të çlirojnë fuqinë e ëndrrave të tyre, të ndërtojnë elasticitet, të bashkëpunojnë në mënyrë krijuese dhe më shumë.
“Ka shumë njerëz që jetojnë me një perceptim se kush duhet të jenë, por besoj se ne duhet të pretendojmë narrativën tonë,” tha Gashi. “Libri im ka të bëjë me gjetjen e qëllimit tuaj.”
”Unlocked: the power of you” është libri debutues i Gashit që është botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gashi për KultPlus ka konfirmuar se gjatë muajve të verës libri do të promovohet edhe në Kosovë. / KultPlus.com
Aktori Alec Baldwin është përplasur me gazetarin e New York Post, i provokuar nga pyetjet lidhur me ngjarjen tragjike të filmit Rust, ku mbeti e vrarë Halina Hutchins. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku aktori ndodhej pranë shtëpisë së regjisorit Woody Allen në Manhattan.
“Zoti Baldwin, çfarë ju solli në Nju Jork,” pyeti gazetari John Levin, të cilit gruaja e Alec, Hillary, i kërkoi të largohej. Ai refuzoi dhe Baldwin pastaj, dukshëm i mërzitur, u kthye dhe vrapoi drejt tij. “Nuk mund të bësh fotografi para shtëpisë private të dikujt”, bërtiti Baldwin.
“Por kjo nuk është… Kjo është pronë publike!” ia ktheu Levin, ndërsa Hilaria vazhdonte të thoshte: “Ik, ndalo!”. “A nuk e tërhoqe vërtet këmbëzën? A besoni se arma ka qëlluar pa e tërhequr këmbëzën?, thotë më tej gazetari./abcnews