Mexosopranoja Sanije Matoshi prezantohet me dy koncerte në New York (FOTO)

Mexosopranoja nga Kosova, Sanije Matoshi ka performuar dy mbrëmje radhazi në New York, atje ka performuar me artistë të mirënjohur që jetojnë e veprojnë në New York, shkruan KultPlus.

Koncerti i titulluar “Poetica Musica”, ka qenë nën organizimin e sopranos, Eleanor Valkenburg, ndërsa janë interpretuar vepra te kompozitorëve të cilët kanë vepruar gjatë Luftës se II-të Botërore.
Matoshi në këtë koncert të mbajtur në Long Islan New York, në Old Westbury Gardens, ka interpretuar një cikël këngësh nga kompozitori Manuel de Falla- Siettes Canziones populares Espagnoles, ndërsa është përcjellë më kitarë nga Oren Fader.

Kurse mbrëmë, ajo ka realizuar një koncert tjetër, i cili organizohet nga Albanian-American Cultural Foundation, që udhëhiqet nga Cafo Boga. Ky koncert u mbajt në Symphonyspice Broadëay New York, ndërsa u realizuar për diasporën shqiptare atje./ KultPlus.com


Rita e mrekullueshme në New York (FOTO)

Rita Ora, është e njohur për stilin e veçantë të modës, prandaj nuk ishte befasi kur u shfaq ndryshe të mërkurën në New York.

Në 75-vjetorin e Le Petit Prince në World Trade Center Observatory, krijuesja e hitit “Your Song” mori vëmendjen për fustanin e saj të zi “Dolce & Gabbana”.

Bukuroshja 27-vjeçare shfaqi stilin e saj me fustanin gjeometrik dhe shumë të balancuar./ KultPlus.com

“Fati i Rozit” nga Vjosa Malokaj pjesë e “The ONE Festival” në New York

“Fati i Rozit”, shkruar dhe performuar nga artistja Vjosa Malokaj Mala me regji të Kreshnike Osmani do të shfaqet në New York si pjesë e festivalit “The ONE Festival”, shkruan KultPlus.

Një grua sakrifikohet që të shpëtojë shoqërinë, sipas legjendës shqiptare Rozafa është një grua e cila ka zgjedhur që të sakrifikohet duke u murosur e gjallë në muret e kështjellës.

Shfaqja “Fati i Rozit” do të jetë pjesë e edicionit të 13-të të festivalit “The ONE Festival”, një platformë e cila ju ofron mundësin talenteve të ri dhe krijuesve që të shfaqin aftësitë e tyre. Festivali është bërë një pasqyrë e përvitshme e zërave inovativ dhe të zëshëm nga gjithë bota të cilët sjellin shfaqe teatrale dhe i prezantojnë ato në NewYork.

Në këtë edicion performanca “Fati i Rozit”do të shfaqet në tri data të ndryshme. Më 24 prill dhe 25 prill duke filluar nga ora 20:00, kurse më 28 prill duke filluar nga ora 17:00.

Vjosa Malokaj është aktore e diplomuar, dhe dramaturge e filmit nga Kosova. Ajo ka performuar nëpër shfaqje të ndryshme si dhe ka qenë pjesë e shfaqjeve televizive dhe filmave. Po ashtu ka punuar edhe si mësuese e dramës më fëmijë. Aktorja Vjosa Malokaj gjithashtu ka marrë pjesë edhe nëpër shumë festivale Evropiane duke përfshirë edhe “Amsterdam ITS Festival” në vitin 2016.

Biletat për këtë shfaqje janë 20-30 dollarë dhe mund të rezervohen në linkun më poshtë./ KultPlus.com

https://www.eventbrite.com/e/rozis-fate-tickets-44081176987?aff=erellivmlt

13 mijë dollar për Bekim Lumin nga koncerti në New York (VIDEO)

Përveç shumë iniciativave të miqve të regjisorit Bekim Lumi në Kosovë edhe miqtë e regjisorit të cilët jetojnë dhe punojnë në New York mbrëmë kanë mbajtur një koncert me qëllim që të ndihmojnë regjisorin, shkruan KultPlus.

Riad Ymeri, Ergin Oda, Donika Ukshini-Gjokaj, Kushtrim Hoxha, Lori Miho, Bekim Qela, Lekë Salihu, Faton Macula, Taulant Mehmeti, Arens Leka, Angelo Miho, Shpend Xani, e të tjerë janë bërë së bashku për të ndihmuar artistin.

Duke qenë se regjisori i njohur Bekim Lumi tash e dy vite po përballet me këtë sëmundje, dhe trajtimin i tij i mëtutjeshëm mjekësor po bëhet i papërballueshëm për buxhetin e tij familjar, artistët kanë marrë vendimin që ti ndihmojnë artistin. Përmes koncertit dhe aktiviteteve të tjera artistike, këta artistë kanë arritur që të mbledhur 13 mijë dollarë për të ndihmuar shërimin e regjisorit Lumi.

KultPlus ju sjellë disa pjesë nga ky koncert i mahnitshëm, ku shihet se kanë performuar artisët e njohur që tash e sa kohë po zhvillojnë veprimtarinë e tyre artistike në New York.

Paratë e mbledhura nga kjo natë do të përdoren për tu solidarizuar me regjisorin dhe profesorin Bekim Lumi, një artist që për vite me radhë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për skenën artistike dhe teatrale si dhe edukimin e studentëve dhe artistëve të rinj./ KultPlus.com

Fadil Berisha dhuron fotografitë për Bekim Lumin

Aktivitetet për Bekim Lumin krahas Kosovës, po organizohen edhe në Amerikë. Atje do të mbahet një mbrëmje me muzikë shqiptare, në mënyrë që të kontribuohet në shërimin e regjisorit dhe profesorit Bekim Lumi, shkruan KultPlus.

Kjo mbrëmje është iniciativë e artistëve dhe miqve të Bekim Lumit, shumica e të cilëve jetojnë dhe veprojnë në New York. Në mesin e tyre është edhe fotografi i njohur Fadil Berisha, i cili ka dhuruar si donacion disa nga fotografitë e tij.

Kjo mbrëmje do të mbledh disa artistë të shquar shqiptarë si Riad Ymeri, Ergin Oda, Lekë Salihu, Faton Macula, Kushtrim Hoxha, Donika Ukshini-Gjokaj, Lori Miho, Angelo Miho, Bekim Qela , Shpend Xani dhe Arens Leka, e emra të tjerë. Të gjithë të ardhurat e kësaj mbrëmje do të shkojnë në shërimin e regjisorit, Bekim Lumi.

Kjo mbrëmje do të filloi në orën 19:00, të hënën tjetër, në Scandinavia House, 58 Park Ave, New York. Tiketat do të mund të blihen në hyrje të derës kurse çmimi i tyre është 50 dollarë./ KultPlus.com

Mantia dhe muzikë Jazz, midis New Yorkut

Kitaristi i njohur nga Kosova, Taulant Mehmeti, këtë të shtunë do të mbaj një mbrëmje të muzikës Jazz, në New York, shkruan KultPlus.

Krahas muzikës së tij, vizitorët e kësaj mbrëmje do të mund të shijojnë edhe mantiat, një ushqim tradicional shqiptar. Kitaristi Mehmeti përmes një postimi në Facebook, ka treguar se mantiat do të përgatiten nga nëna e tij, ndërsa ju ka bërë ftesë të gjithëve që t’i bashkëngjiten në këtë mbrëmje, ku ai do të interpretoi parmes kitarës.

“Nëse ju ka marr malli për mantija t’Kosovës, Nana jem i maron mantijat ma t’mira n’botë edhe oshtë n‘vizit n’New York. Hajdeni te veni hani mantija edhe ngone muzikën tem origjinale”, ka shkruar kitaristi Mehmeti.

Mbrëmja do të mbahet këtë të shtunë në Caffe Buon Gusto Riverdale, duke filluar nga ora 21:00./ KultPlus.com

Galeria mahnitëse, kur New York ishte një fshat (FOTO)

New Yorku sot është një nga vendet më të zhvilluara, ku ngrihen kulla nga më të lartat në botë.
Gjithsesi, shumë pak njerëz e dinë se shumë vite më parë, ky vend ka qenë thjesht tokë bujqësore, ku ngriheshin disa ferma.

Muzeu i koleksionit online të Qytetit të New Yorkut zbulon një sërë fotosh që tregojnë se si dukej qyteti në atë kohë.

Galeria përmban ilustrime dhe fotografi të kodrave New York City, të cilat më vonë u shkatërruan për të krijuar atë që është sot.


Përkrenarja e Skënderbeut në konferencën ndërkombëtare në New York (FOTO)

Sot në New York, u mbajt konferenca e Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Arteve dhe Shkencave, për nderë të figurës së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shkruan KultPlus.

Në këtë konferencë përpos të tjera u ndanë edhe certifikata nderi për ata që kontribuuan në bashkësinë shqiptare. Një nga këto certifikata iu nda edhe artisti Orges Kokosharit, themeluesit të brendit të aksesorëve “Gheg & Tosk” në New York.

Kësisoj, Kokoshari, në këtë konferencë takoi edhe pasardhësin e familjes Muzaka që aktualisht jetojnë në Teksas të SHBA-së. Me këtë rast, sipas njoftimi të vetë Kokosharit, në rrjetin social Facebook, ai ia dhuroi një nga helmetat e Skënderbeut familjes Muzaka në njohjen e trashëgimisë së tyre.

Po sjellim të plotë postimin e Orges Kokosharit:

“Sot në konferencën e Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Arteve dhe Shkencave për nder të figurës së Skënderbeut. Kam pasur nderin të takoj personalisht pasardhësit e familjes Muzaka që aktualisht jetojnë në Teksas të SHBA. Një nga helmetat e mia Skënderbej iu dha familjes në njohjen e trashëgimisë së tyre. Faleminderit akademisë për certifikatën e nderit për mua dhe Sarah për kontributin tonë në bashkësinë shqiptare, SHBA”, ka shkruar ai./ KultPlus.com

Taksisti që kaloi 20 vite duke fotografuar pasagjerët e tij në NYC (FOTO)

Ulëset e pjesë se pasme të një taksi në Nju Jork, Ryan Weideman i shndërroi në një “studio fotografike” për dekada të tëra, përcjellë KultPlus.

Kur Ryan Weideman erdhi në Nju Jork në vitin 1980, kishte qenë i mbushur plot me ëndrra. Kurse vetëm pas një kohë të shkurtër e kuptoi se sa e vështirë ishte të fillonte një jetë prej fotografi derisa në të njëjtën kohë shqetësohej për të paguar faturat dhe qiranë.

I frymëzuar nga fqinji i tij i cili ishte një taksist, Ryanit i lindi ideja që përmes punës së taksistit të shfrytëzonte edhe pasionin e tij për fotografinë./ KultPlus.com

Dafina Zeqiri me koncert në New York

Këngëtarja Dafina Zeqiri është duke ndjekur ëndrrën e saj më të madhe, atë të realizimit të një karriere muzikore jashtë kufijve.

“Four Sesons” dhe “Told Ya” mbajnë titullin dy projektet e saj në anglisht, të cilat janë pritur mirë nga publiku dhe kanë marrë vlerësimin e duhur.

Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë në treg edhe një album të shkurtër me gjashtë këngë, titulli i të cilit është “King”.

Ndryshe, Dafina ka filluar të aktivizohet edhe me mbrëmje muzikore, në të cilat do të promovojë edhe më shumë projektet e saj të reja.
Koncerti i saj i radhës do të jetë në New York, dhe do të mbahet më datën 9 nëntor.

Në posterin e koncertit të publikuar edhe në rrjetet sociale, është shfaqur edhe çmimi i biletës, i cili varion nga 12 deri në 15 dollarë. / KultPlus.com

Plagoset Marilyn Manson me dy pistoleta (VIDEO)

Pop ylli i njohur nga Amerika, Marilyn Manson është plagosur nga një pjesë e skenografisë gjatë një koncerti të tij në New York.

Këngëtari 48-vjeçar po këndonte të famshmen “Sweet Dreams” kur dy pistoleta gjigante ranë sipër tij.

Ai po mundohej të ngjitej në to, por pesha bëri që pistoletat të mos mbanin dhe e zunë poshtë, transmeton tch.

U deshën disa minuta për ta nxjerrë Mansonin nga skena. Përfaqësuesit e këngëtarit thanë se Marilyn Manson është shtruar në spital, por nuk kanë sqaruar gjendjen e tij./ KultPlus.com

Fli në mes të New York,“The New York Times” shkruan për restaurantin shqiptar “Tradita”

Gazeta prestigjioze”The New York Times”, i ka dhënë hapësirë një restuaranti në Bronx, që sikurse që ka emërtimin “Tradita”, poashtu në këtë restuarant ofrohet ushqim tradicional shqiptar, përcjellë KultPlus.

Më pronar Ramiz Kukaj nga Peja, “The New York Times”, shkruan edhe për specialitetin shqiptar, flinë, që poashtu servohet në këtë restuarant, dhe jo vetëm.

Ramiz Kukaj, një shqiptar nga Peja, për herë të parë kishte menduar për restuarntin “Tradita”, nëntë vite më parë, pasi djali i tij, atëherë 12 vjec e kishte pyetur nëse ka ndodnjë vend që ti dërgonte shokët e tij në një restaurant shqiptar, në mënyrë që ti tregonte për traditën e popullit të tij, thuhet në këtë artikull, ku më pas shpjegojnë se si Ramiz Kukaj kishte shkuar në Pejë dhe kishte filluar të koleksiononte gjësende antike, në mënyrë që ti shërbenin për restaurantin “Tradita”, ku edhe ka jetësuar ëndrrën e tij, bashkë me dy partnerë dhe djalin e tij Kastriotin, tashmë 21 vjec . /KultPlus.com

Agnesa Vuthaj prezanton koleksionin e çantave në New York (FOTO)

Modelja e njohur Agnesa Vuthaj ka prezantuar koleksionin e saj më të ri të çantave në New York, me rastin e javës së modës.

Ish-miss Kosova është pjesë e kompanisë “Flying Solo” dhe prezantimi i çantave të koleksionit pranverë/verë 2018 është bërë në lokacionin e kësaj kompanie në New York.

Çantat ajo i ka prezantuar edhe në rrjetet sociale duke i reklamuar përmes disa modeleve të ndryshme. / KultPlus.com


Petrit Halilaj çon Okarinën e Runikut në New Museum në Amerikë

Një ekspozitë e artistit Petrit Halilaj do të hapet nesër në një prej institucioneve artistike më prestigjioze në Nju Jork.

Bëhet fjalë për New Museum, ku Halilaj nga data 26 shtator do të ekspozojë projektin e tij më të ri që ka pikënisje Runikun, qytetin ku ai ka lindur dhe një pjesë me vendbanimet më të hershme neolitike, ku një pjesë e mirë e artefakteve janë gjetur gjatë gërmimeve, shkruan KultPlus.

Mes tyre është edhe Okarina e Runikut, e cila paraqet një trashëgimi të palejueshme për Kosovën pasi është pjesë e koleksionit të objekteve që mbahen nga Qeveria Serbe.

Halilaj, siç përshkruhet në konceptin e ekspozitës, do ti japë formë trashëgimisë e cila ekziston vetëm në imagjinatën e njerëzve.

Halilaj para pak muajsh ka marrë Mirënjohje Speciale në Bienalen e Venecias, në kuadër të ekspozitës Viva Arte Viva. Puna e tij gjithmonë është si provokim artistik për tema të ndryshme, midis tyre edhe një Muze i Natyrës në Kosovë.

Ekspozita në New Museum në Nju Jork ka për kuratore Helga Christoffersen. Kjo ekspozitë vërteton edhe një herë sa i rëndësishëm është artisti Halilaj dhe me sa hapa të fuqishëm po ecë drejt galerive dhe muzeve më prestigjiozë në botë. / KultPlus.com

Ilire Vinca nominohet në “LPTW” në New York

KultPlus ka pasë eksluzivitetin e këtij nominimi qysh në dhjetor të vitit të kaluar, kurse ceremonia e kësaj ngjarje do të jetë më 23 tetor të këtij viti. Këtu mund të lexoni detajet për këtë nominim, që KultPlus pat botuar më herët.

Vlerësohet të jetë një ndër ngjarjet më të mëdha të teatrove në botë, dhe pikërisht në League of Profesional Thetare Women “LPTW”, në New York, ngjarje kjo që organizohet për çdo të tretin vit, në mesin e 20 femrave më të suksesshme anembanë rruzullit tokësor, është nominuar edhe aktorja kosovare Ilire Vinca.

E emocionuar për këtë nominim, që nënkupton që në të njëjtën kohë të jetë edhe finaliste e kësaj ngjarje kulturore, Ilire Vinca ka shpjeguar për KultPlus, për rëndësinë e këtij nominimi, pikërisht në 25-vjetorin e karrierës së saj prej aktoreje.

“Nuk e kisha menduar që puna ime do të mund të vlerësohej në këtë nivel, duke më radhitur në mesin e njëzet grave profesioniste të teatrit nga e gjithë bota”, ka thënë fillimisht Vinca, e cila planifikon që të jetë e pranishme në këtë ceremoni që do të mbahet më 23 tetor të këtij viti e ku janë nominuar femra të teatrove nga shtetet si Egjipti, Jordania, Tunizia, Anglia, Gjermania, Meksika, Australia, Rumania, Rusia… femra të cilat janë përzgjedhur në bazë të pesë kritereve nga organizatorët.

Dhe pikërisht duke kujtuar sfidat nëpër të cilat ka kaluar aktorja Vinca, ajo ndjehet e privilegjuar për këtë nominim, që e vlerëson si ogur të mirë për këtë fillimit.
“Në vende të vogla siç është Kosova të ushtrosh profesionin e artistit duhet të jesh i pajisur me kurajë dhe vizion, dhe të jesh gatuar me pasion. Gjatë punës sime dhe rrethanave të vështira nëpër të cilat kemi kaluar të gjithë, nuk kanë munguar asnjëra nga këto tipare. Kështu e quaj veten me fat që ëndrra dhe pasioni për të krijuar role e edukuar gjenerata të reja vazhdon, e madje rritet çdo ditë”, ka thënë Vinca.

Ajo ka shtuar se përtej kënaqësisë personale për këtë mirënjohje, është fakti që Kosova ka artistë të nivelit botërorë dhe çdo depërtim e mirënjohje përtej kufijve politikë e social, sipas saj, i mbajnë të mbërthyer, është sukses i shumëfishtë. Vinca ka shpjeguar se ky nominim përfshinë edhe panelin e diskutimeve me 19 gratë tjera të nominuara, ku për pesë ditë të qëndrimit do të ketë edhe plane pune, diskutime, sikurse edhe ide për bashkëpunim në të ardhmen./KultPlus.com