‘Ja pse nuk lind më një Udhëheqës, Strateg e Mbret i tillë si Gjergj Kastrioti’

Shkruan Gjon Keka

Gjergj Kastrioti nuk vraponte pas posteve e titujve, por i dhanë të tjerët poste e tituj sipas meritës, pa ia kërkuar ato,

Ai e donte lirinë, përparimin dhe fuqizimin e Atdheut dhe Shtetit të tij ,

Ai nuk vraponte pas pasurisë vetjake ,por donte ta bënte Atdheun e tij të pasur, të zhvilluar e të fuqishëm,

Ai vdiq si një Mbret i varfër,sepse tërë pasurinë e tij e kishte vënë në shërbim të atdheut respektivisht Arbërisë së tij.Ndërsa Mbretërit e Princat tjerë europian lanë pas pasuri ,ari e pallate të tyre,Gjergj Kastrioti nuk la pasuri,sepse e kishte vënë në shërbim të atdheut, prandaj ai la një shembull të pavdekshëm në historinë e qeverisjes dhe udhëheqjes së Shteteve apo Mbretërive ,

Ai luftoi për liri ,për pavarësi ,për rikthimin e dinjitetit dhe bashkimit arbëror,

Ai ishte „njeri i virtytit“ sikur që thoshte edhe vetë dhe „jo i fatit“,

Ai sakrifikojë gjithçka për të mirën e përgjithshme të Atdheut,

Ai jetoi si një i shenjtë, dhe u bë Busulla e orientimit dhe Tempulli i bashkimit të kombi i tij,

Ai ishte komandant i papërsëritshëm,sepse edhe në Ushtrinë e tij dhe në Shtetin e tij kishte disciplin,moral dhe pastërti patriotike,

Ai e vendosi jetën e tij dhe të familjes së tij në rrezik,vetëm e vetëm që Atdheu i tij ta shohë dritën e lirisë, pavarësisë dhe përparimit,

Ai e donte Shtetin(Mbretërinë) e tij ,qytetarët e tij pa dallim i pasur apo i varfër, i vogël apo i madhë ,dhe pa dallim pozitave në shoqëri, sepse ai Atdheun e konsideronte si një Trup i përbashkët,

Ai u bë i dashur për qytetarët e tij ,sepse ia ktheu gëzimin e lirisë, pavarësisë dhe sa ishte gjallë e mbajti të bashkuar dhe e ruajti Arbërinë në themelet e saj dhe të paraardhësve ,

Ai hyri përjetësisht në zemrat e arbërorëve dhe nuk doli më kurrë ,por vetëm sa u bë edhe më i gjallë deri në ditët tona./KultPlus.com

Skënderbeu dhe historia e tij si një Akademi

Nga Gjon Keka

Historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut si një Akademi mësimi për Princa, Mbretër, Pushtetar dhe për secilin që dëshiron të njohë artin e tij të qeverisjes, diplomacisë dhe atë ushtarak.

Dhe këtë nuk e them vetëm unë këtu, këtë e kanë thënë edhe ata që lexuan, mësuan dhe përkthyen historinë e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit, sikur që është kjo e përkthyesit gjerman të saj, Theodorum Funccium.

Duke ditur se vepra e Marin Barletit mbi jetën dhe veprën e heroit tonë Gjergj Kastrioti është përkthyer në shumë gjuhë botërore e përkthimi në gjuhën gjermane thuhet se ka qenë më i mirëprituri. Po ashtu, ajo është botuar disa herë në gjermanisht.

Këtu po ndaj një tekst të shkurtër nga përkthyesi Theodorum Funccium i cili në fakt e ka përkthyer historinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga gjuha latine në gjuhën gjermane në vitin 1606 dhe ai nënvizon kështu:

“…Kjo është arsyeja pse në këtë Histori (“Historia e jetës dhe veprës së Skënderbeut”- shënimi im) ata që duan të marrin njohuri të luftës mund të përfitojnë aq sa do të përfitonin nga një “Academia rei militaris”, dhe të mësonin secili prej tyre…” / KultPlus.com

Humanistët e famshëm arbëror

Nga Gjon Keka

Dëshira e humanistëve tanë arbëror ishte ndërtimit i një tempulli të kulturës , dijes,artit e shkencës, më saktësisht kombi të hyjë në dritë nga errësira e padijes dhe primitivizmit.

Ata ishin adhurues të antikitetit dhe u bënë në fakt imituesit e gjallë të saj duke i lënë brezave po këtë udhë të imitimit dhe ecjes në atë dritë.

Humanistët tanë janë ata që i dhanë bekimet e tyre të larta për një arsim e edukim të lartë, për një mirëqenie e vetëdije të lartë kombëtare e njerëzore.

Ata ishin studiues të mëdhenj dhe qëllimi i tyre ishte shpëtimi i kombit të tyre e botës përmes mësimit dhe shkrimit, dijes, edukimit ,arsimit, kulturës ,shkencës etj. Ata në fakt ishin të frymëzuar nga fryma klasike e arsimit antik, mësuan njohuritë në kërkim të dijes, nxirren nga drita e tyre e talentuar dhe i transmetuan brezave.

Përpjekjet e pareshtura të tyre për arsim, edukim, art, kulturë, shkencë etj, të asaj kohe përfaqësojnë vetëm agimin e jetës sonë të shekullit XXI dhe janë tregues i qartë se mbi cilat themele duhet të qëndrojë të ecën e ta shohë të ardhmen kombi ynë arbëror evropian.

Humanistët e famshëm arbëror:

Nënë Tereza

Marin Barleti

Gjon Gazulli

Nikollë Leonik Tomeu

Pal Engjëlli

Pjetër Budi

Pjetër Bogdani

Shtjefën Gjeqovi / KultPlus.com