Lulzim Tafa emërohet anëtar i Bordit në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar

Poeti Lulzim Tafa ka njoftuar që ka pranuar dekretin për emërimin e tij si anëtar nderi i Bordit në Këshillin e Ambasodrëve Shqiptar, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Tafa përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se ndihet i nderuar që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar e ka vlerësuar punën e tij të deritanishme në fushën e diplomacisë kulturore.

Postimi i tij i plotë:

Sot në Tiranë, nga shkrimtari Besnik Mustafaj, Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptar dhe ish ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë, pranova dekretin për emërimin tim, anëtar nderi i Bordit në Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar.

Ndihem i nderuar që Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar e ka vlerësuar punën time të deritanishme në fushën e diplomacisë kulturore.

Pas kësaj ngjarje, do të marr pjesë edhe në promovimin e librit “BITCOIN & KRIPTO-MONEDHAT” të autorit, Prof. Dr. Adrian Civici./ KultPlus.com

Sa shpejt më harroi nana

Poezi nga Lulzim Tafa

Nana sot e ka datëlindjen
U bë katër vjeçe.
Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.

Ajo tash atje është fëmijë
Prindërit e mbajnë për dore
Edhe andej si dikur
Këndej.

Vrapon pas fluturave
Mbledh lule
Sa shumë i donte Nana Lulet
Edhe emrin ma la Lul
Gati sa ma la Lule.

Nana i ka katër vjet
E ende nuk flet
Sa herë shkoj n’vorre.

Sa ran ish
mos me u përgjigj Nana
kur e thërret.
Mundohem me e mësu
Edhe njëherë me fol prej fillimi
Si ajo mua dikur.

Është llastu
Dhe gjithë ditën rri
në prehen të Nanës s’vet

Jam idhnu me ty Nanë
Dije.

Qysh pse?
Kur të vij atje të kallxoj
Ncncnc
Sa shpejt m’harroi / KultPlus.com