Pier Paolo Pasolini (1922 – 1975) ishte një regjisor, poet, shkrimtar dhe intelektual italian, i cili u dallua edhe si aktor, gazetar, romancier, dramaturg dhe figurë politike.
Një personalitet që konsiderohej problematik në Itali për shkak të sinqeritetit të tij, trashëgëmia e Pasolinit mbetet kontroversiale. Ai kritikoi ashpër vlerat sipërfaqësore borgjeze dhe ardhjen në dukje të “totalitarizmit të konsumerizmit” në Itali, duke vënë përballë polemikat socio-politike me problematika seksuale që ishin tabu. Si protagonist i shquar i skenës kulturore romake të periudhës së pasluftës, Pasolini ishte një figurë kryesore në letërsinë dhe artet kinematografike evropiane. Vrasja e tij e pazbardhur në Ostia në nëntor të 1975 gjatë një mosmarrëveshje me një prostitutë të ri, ngjalli reagim të fortë në Itali dhe rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë të jenë pjesë e një debati të ashpër.
Varfëria që ai kishte përjetuar në Romë gjatë viteve të 1950 i siguroi material kreativ për dy romanet e tij të parë, Ragazzi di vita (1955; The Ragazzi) dhe Una vita violenta (1959; Një jetë e dhunshme). Këto përshkrime brutalisht realiste të varfërisë dhe mjerimit të jetës së lagjeve të varfëra në Romë ishin të ngjashme në karakter me filmin e tij të parë, Accattone (1961), dhe të tre veprat trajtonin jetën e hajdutëve, prostitutave dhe banorëve të tjerë të botës së krimit romak.
Filmi më i njohur i Pasolinit, Il Vangelo secondo Matteo (1964; Ungjilli sipas Shën Mateut), është një ritregim i ashpër, në stilin dokumentar të jetës dhe martirizimit të Jezu Krishtit.
Alegoria komike Uccellacci e Uccellini (1966; The Hawks and the Sparrows) u pasua nga dy filma që përpiqeshin të rikrijonin mitet e lashta nga një këndvështrim bashkëkohor, Oedipus Rex (1967) dhe Medea (1969). Përdorimi i erotizmit, dhunës dhe shthurjes nga Pasolini si mjete për spekulimet e tij politike dhe fetare në filma të tillë si Teorema (1968; “Teorema”) dhe Porcile (1969; “Pigsty”) e solli atë në konflikt me elementet konservatore të Kishës Katolike Romake. Më pas ai filloi të mirret me erotizëm mesjetar në Il Decamerone (1971) dhe The Canterbury Tales (1972). Përveç filmave të tij, Pasolini botoi vëllime të shumta me poezi dhe disa vepra kritike letrare. / KultPlus.com