Shkarkohet drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati

Ngadhnjim Kastrati, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Kastrati, i cili përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, njoftoi për këtë vendim.

“Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë nga politika, kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës. Njoftimin për shkarkim e morra në shtëpi, ku jam prej disa ditësh në izolim si rezultat i infektimit me Covid”, shkroi ai mes tjerash.

Kastrati gjithashtu ka shkruar se unk është njoftuar për ndonjë procedurë të shkarkimit dhe nuk ka pasur në rend të ditës pikë për shkarkimin e tij. /KultPlus.com