Sipas një raporti të publikuar sot, 2024 ishte viti i parë që temperaturat ishin mesatarisht 1,5 gradë Celsius mbi standardin e klimës që nga fillimi i regjistrimeve.
”Kjo gjithashtu e bëri atë vitin më të ngrohtë në histori”, sipas të dhënave nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike ”Copernicus”, i cili kishte paraqitur vlerësime të ngjashme paraprake në muajt e fundit.
Sipas të dhënave të fundit, viti i kaluar ishte 1,6 gradë Celsius më i ngrohtë se temperatura mesatare e vlerësuar për periudhën 1850-1900, periudha e referencës paraindustriale.
Në të njëjtën kohë, secili nga 10 vitet e fundit (2015-2024) ka qenë ndër 10 më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimeve./ atsh/ KultPlus.com
