Poezi nga Nicanor Parra / Përktheu: Rozafa Kelmendi
Shkruani si të doni
Në çfarëdo stili që ju pëlqen
Shumë gjak ka kaluar nën urë
Për të vazhduar të besojmë
Se vetëm një rrugë është e drejtë.
Në poezi lejohet gjithçka.
Me vetëm këtë kusht sigurisht,
duhet të përmirësoni faqen e zbrazët.