Publikohet “Tukoh Taka”, himni zyrtar i Kampionatit Botëror (VIDEO)

Të premten, më 18 nëntor, FIFA publikoi videoklipin e “Tukoh Taka” ku marrin pjesë reperja Nicki Minaj, sensacioni ndërkombëtar Maluma dhe këngëtarja dhe aktorja Myriam Fares.

Kënga, e cila është himni zyrtar për Kupën e Botës, është kënga e parë tregjuhëshe e frymëzuar nga turneu ndërkombëtar i futbollit me tekste në anglisht, spanjisht dhe arabisht. Në pamjet vizuale, të tre artistët paraqiten në shkretëtirat në Katar për të performuar këngën.

Përveç të gjitha rutinave të kërcimit elektrik, ka edhe skena nga ndeshje të ndryshme futbolli të përfshira në mes vargjeve të tyre.

“Tukoh Taka” është kënga më e fundit e publikuar si pjesë e kolonës zanore përuruese të Kupës së Botës. Kënga u prodhua nga Gordo, Play-N-Skillz dhe Massari.

Kupa e Botës 2022 mbahet në Katar dhe fillon këtë të diel, më 20 nëntor dhe përfundon më 18 dhjetor.

Dëgjojeni më poshtë këngën zyrtare të “World Cup 2022”. / KultPlus.com

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares të premtën lansojnë himnin e “Katar 2022”

Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares, do ta publikojnë nesër (e premte, 18 nëntor) himnin e ri të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, të titulluar “Tukoh Taka”.

Kjo këngë është e para në historinë e Botërorëve, në të cilën do të kombinohen gjuhët angleze, spanjolle dhe arabe. Sigurisht, kënga do të publikohet me videoklip.

Ky është një bashkëpunim midis shtëpive diskografike Universal Arabic Music, Universal Music dhe Republic Records.

“Ky bashkëpunim është një përzierje e përsosur e talenteve të Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares. Kënga ka të bëjë me bashkimin e fansave në mbarë botën dhe festimin e diversitetit”, ka raportuar revista muzikore, Billboard.

Shumë fansa të reperes janë emocionuar për këngën e re. Megjithatë, disa prej tyre e kritikuan për të qëndrimit të saj diskriminues ndaj personave LGBT. / KultPlus.com

(Foto: Getty Images/POPLine)

Së shpejti publikohet albumi i Elton John

Elton John po lanson albumin me bashkëpunimet me artistë të disa zhanreve dhe gjeneratave të ndryshme, përfshirë Nicki Minaj, Young Thug, Miley Cyrus, Lil Nas X, Stevie Nicks dhe Stevie Wonder.

“The Lockdown Sessions”, koleksion i 16 këngëve të Johnit me artistë të tjerë, nga Dua Lipa deri te Glen Campbell, publikohet më 22 tetor, ka konfirmuar vetë kompania “Interscope Records”.

Këngët u regjistruan në distancë në disa raste, ndërsa kur artistët i regjistruar së bashku ata morën parasysh masat për mbrojtje nga COVID-19.

John ka thënë se e shtyu atë në një territor të panjohur muzikor, duke u futur në zhanrin hip-hop, country, elektronike, e të tjera. / KultPlus.com

Nicki Minaj, 100 herë pjesë e klasifikimeve në Billboard

Reperja amerikane Nicki Minaj është bërë e para këngëtare femër që ka arritur të jetë 100 herë e pranishme në klasifikimin e Billboard Hot 100. Rekordi u arrit gjatë këngës së fundit “Dip”, së bashku me Tyga.

Më mirë se Nicki kanë qenë aktorët të serialit “Glee”, që janë shfaqur 207 herë në klasifikim. Ndër femrat, pas sa është Taylor Swift, e pranishme 77 herë.

Klasifikimi i 10 artistëve me praninë më të madhe në Billboard Hot 100:
Drake – 191
Lil Wayne – 160
Elvis Presley – 108
Nicki Minaj – 100
Jay-Z – 98
Kanye West – 93
James Brown – 91
Chris Brown – 90
Taylor Swift – 77./ KultPlus.com