Lou Andreas-Salome ishte shkrimtare e psikologe ruse dhe shumë e dhënë pas filozofisë së Nietzsche-s. Në maj të vitit 1882 Lou dhe Nietzsche u takuan për herë të parë gjatë një udhëtimi në Itali, së bashku edhe me shokun e Nietzsche-s, Paul Ree – njëherit i dashuri i Lou-s. Por Nietzsche do të dashurohej marrëzisht në Lou-n.
Letra më poshtë është e asaj kohe:
Të dashur, Lou dhe Rée
Të mos i’u mërzisin shpërthimet e mia prej “megalomani” apo të “egos sime të lënduar” – madje edhe nëse një ditë do të ndodh që këto të më kushtojnë me jetë për shkak të disa pasioneve apo të ngjashme. Sadoqë nuk ia vlen për t’u brengosur aq shumë për këto gjëra.
Çfarë rëndësie kanë fantazitë e mija tek ju? (As të vërtetat e mija nuk kanë pasur rëndësi për ju deri më tani.) Të dy po më konsideroni si një gjysmë të çmendur dhe i marrosur plotësisht nga vetmia e gjatë.
Në këtë gjendje dëshpërimi dhe ndjeshmërie të lartë kam ardhur pas marrjes së një doze të madhe opiumi. Por, si pasojë, në vend që ta humbisja arsyen, më duket se të pakten më është kthyer ajo. Meqë ra fjala, unë kam qenë vërtetë i sëmurë prej disa javësh; dhe nëse ju them se kam kaluar këtu njëzet ditë në mot të ftohtë (si ai në liqenin Orta), nuk kam çfarë të shtoj më shumë.
Miku im Ree, thuaj Lou-s të më fal për të gjitha. Kështu, ajo do të më jepte mundësinë që edhe unë ta fal atë. Deri atëherë nuk kam për ta falur. Është më vështirë të falësh një mik se sa një armik.
Dhjetor, 1882
Përktheu dhe përshtati: Arian Musa. / KultPlus.com