“Policë në kokë” – Xhino dhe Maks lundrojnë nëpër ujëra të pabesë për të nxjerrë në dritë të vërtetën

Uranik Emini

Në aksion-komedinë “Policë për kokë” që pompon zemrën e shikuesve, detektivi legjendar Maksimilian Murati bashkohet me oficerin e ri të policisë Xhino Pasmaçiun, në një hetimi policor shumë të rëndësishëm dhe të rrezikshëm. Ndërsa shpaloset filmi, Xhino, i cili po ndjek hapat e babait të tij duke u bashkuar me policinë, në hetimin e tij të fundit lufton me realitetet e ashpra të korrupsionit brenda sistemit. Por me drejtimin dhe mentorimin e Muratit, një detektiv me përvojë dhe të respektuar nga policia, Xhino mëson të lundrojë në ujërat e pabesë dhe në fund triumfon në misionin e tij për të sjellë drejtësi tek njerëzit, shkruan KultPlus.

“Policë për kokë” gjatë gjithë kohës e la audiencën në buzë të ndenjëseve, me sekuenca aksionesh drithëruese që shoqëroheshin me një kolonë zanore që pomponin zemrën dhe ofroi momente komike që i bënin ata të qeshin me të madhe nga aksionet e Xhinos.

Një oficer i ri që trajton problemet e policisë sikurse të ishin diçka normale. Duke filluar nga gabimet e tij në kontrollimin e trafikut nëpër rrugica, që në fund, megjithatë rezultojnë me shumë sukses pasi shërben si pikënisje për fillimin e hetimeve mbi rastin që ata duhet zgjidhur. Filmi gjithashtu jep një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e besimit te një mik i ngushtë dhe triumfin e së mirës mbi të keqen.

Ndërsa hetimi përparon, Xhino dhe Maks zbulojnë një rrjet korrupsioni që shtrihet deri në nivelet e larta të qeverisë. Por, përkundër se të gjitha shanset ishin kundër tyre, ata refuzojnë të tërhiqen, të vendosur kështu për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

Në fund, puna e palodhur dhe përkushtimi i Xhinos shpërblehet kur atij i jepet një medalje nderi për trimërinë dhe integritetin e tij. “Policë për kokë” është një film që premton një eksperiencë intensive dhe emocionuese, por që jep edhe një mesazh shprese dhe frymëzimi.

Regjisori i këtij filmi, Aldo Marku, i cili ishte gjithashtu edhe skenaristi në “Policë për kokë”, thotë për KultPlus se emri i filmit ishte menduar të ishte ndryshe në fillim, por më pas kanë vendosur ta ndryshojnë atë pasi kanë përfunduar xhirimet.

“Emri u vendos shumë vonë, pasi u xhirua filmi. Ne në fillim ishim me emrin “Xhino dhe Maks”, por pasi u mblodhëm të gjithë bashkë dhe po diskutonim për emra, vendosëm që të përdorim shprehjen shqipe “për kokë, miq për kokë” e kështu. Prandaj, vendosëm që ta lëmë emrin “Policë për kokë”, thotë ai.

Tutje, Marku njofton se disa prej emrave në film ishin aty me shumë fat, prej edhe të cilëve ka mësuar shumë, pasi ky ishte filmi i tij i parë i metrazhit të gjatë.

“Arben Bajraktari ishte fat, Alfredi ishte fat dhe prej të dyve kam mësuar shumë, pjesa tjetër më pas me audicion. Ndërsa, Olsi ishte i pranishëm nga fillimi, e Niku na u bashkua në fund por përfunduam suksesshëm”.

I pyetur nga KultPlus për procesin e krijimit të një filmi nga ana regjisoriale dhe ajo e një skenaristi, Marku thotë se Shqipëria në pjesën e industrisë së filmave të zhanrit aksion-komedi, vuan shumë.

“Ne si industri në Shqipëri vuajmë te skenari, sidomos te ky zhanër. Nuk është eksploruar shumë. Duke qenë se nuk mund t’ia besoja një personi që ka një kredibilitet të fortë, vendosa që ta bëja vetë. Ky film do të ketë premierë edhe në Maqëdoni, në Zvicër, Gjermani, Itali, Amerikë dhe Anglia është në pikëpyetje”, përfundon ai.

Tutje, protagonisti i filmit, Olsi Bylyku, njofton për KultPlus se roli i tij ishte i paraparë nga fillimi.

“Të them të vërtetën nuk ka qenë arsyeja e rolit kryesor që unë jam bashkuar në film. Në këtë rast, i gjithë skenari është shkruar për mua dhe Nikun, i ndërtuar për këta dy karaktere”, shprehet ai.

Tutje, sipas tij, për kohën që është xhiruar ky film, është njëri prej më të mirë të zhanrit të cilit i përket, duke shpalosur gjithashtu edhe disa prej prapaskenave gjatë xhirimeve.

“Për kohën që është xhiruar ky film, besoj që është një prej produktee më të mirë që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Çdo ditë ka qenë e shfrytëzueshme. 1 muaj ka qenë xhirime, dhe më pas kemi pasur edhe biseda të tjera. Ndodhi një problem me Kosovën sepse i kam dërguar gjithë ftesat e Kosovës para dy ore dhe kisha shumë miq që më kanë shkruar se pse nuk janë në premierën më 11 janar, por ne kemi vendosur që të ftojmë në natën e parë më shumë njerëz të botës së filmit, videos e gjëra të tjera”, shprehet ai.

Në fund, Bylyku e quan këtë film si një rifillim të tij.

“Për projektin që është ky është ofendim që të quajmë rikthim nga ato që kam bërë unë, ky është një rifillim i imi”, përfundon ai.

Edhe aktori tjetër i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, në një prononcim për KultPlus tregon se regjisori Aldo me skenarin e tij e ka bindur që të jetë pjesë e këtij filmi.

“Ka qenë pikërisht Aldo që me skenarin dhe punën e tij e bisedat më bindi pozitivisht për rolin. Ideja që zhanri ishte i këtij lloji më intrigoi gjithashtu që të përfshihem në film. Kam pasur rastin që të luaj në një zhanër të tillë, por në një serial të huaj dhe këtë herë po kontribuoja për një film shqip”, tregon ai.

Gjithashtu, Xhelilaj tregon se në fillim ai ishte ftuar për një rol tjetër, mirëpo më pas me dakordim me regjisorin vendosën që t’i japin një drejtim tjetër rolit të tij.

“Fillimisht, unë isha ftuar për një rol tjetër, por më pas vendosëm që të ndryshojmë rolin tim së bashku në koordinim me dhe ndjej që kemi kaluar shumë mirë. Bashkëpunimi me Olsin ishte fantastik, ai është shumë i lezetshëm. Ky film ka dalë njëri prej filmave më të mirë në aspektin e kimisë së aktorëve në këtë zhanër”, pohon ai.

Procesi i provave, i cili bashkon kastën e ekipit për një kohë, edhe një herë tjetër bashkoi një ekip për të përfunduar suksesshëm një film.

“Provave i jam bashkuar nga fundi por përveç përvojës sime, ndikon edhe fuqia e ekipit që e realizuam suksesshëm, të gjitha bashkë të përmbledhura. Në raport me lidhjen e mesazhit nga filmi, raporti që kemi ne me miqësinë apo shokun e ngushtë, ose edhe shqiptarinë në përgjithësi, tregon se ne duhet të kemi një lloj shprese; që e mira në fund triumfon”, përfundon Xhelilaj.

Filmi pati debutimin në Kosovë më 13 janar në orën 19:00 në Cineplexx, përpara se të shfaqej më 11 janar në Tiranë. /KultPlus.com

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj në rolin e një komandanti bizantin

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj prej disa vitesh është përfshirë në tregun ndërkombëtar, duke u kthyer shpesh në qendër të vëmendjes lidhur me projekte të ndryshme.

Seriali “Zgjimi: Selxhuku i Madh”, është projekti më i fundit ku luan aktori shqiptar. Ky serial nisi transmetimin në Turqi më 28 shtator, dhe vetëm në pak ditë theu rekordet e shikueshmërisë.

Kjo nuk është hera e parë që aktori bëhet pjesë e prodhimeve të sukseshme  kinematografike në Turqi, por shikueshmëria e lartë e këtij seriali do të ndikojë pozitivisht edhe në karrierën e Xhelilajt.

Aktori ka spikatur me rolin e tij si një ushtar bizantin. Emri i tij në rol është Yorgos, një komandant i patrembur bizantin, që i konsideron selxhukët dhe turqit si përgjegjës për vdekjen e vëllait të tij. Yorgos, e mendon veten si një njeri i pathyeshëm.

Ky rol interesant ka bërë disa media turke të shkruajnë për aktorin shqiptar menjëherë pas nisjes së serialit.

Seriali ka mbledhur disa nga aktorët më në zë të Turqisë.

Nik Xhelilaj është angazhuar edhe në prodhime kinematografike gjermane, duke marrë pjesë në festivalet evropiane të filmit./ KultPlus.com

Seriali turk në të cilin luan Nik Xhelilaj shfaqet në televizionin shqiptar

Nik Xhelilaj është aktori shqiptar i cili ka arritur sukses në Turqi.

Ai tashmë gëzon famë në këtë shtet, ndërsa vazhdon të jetë aktiv në projekte kinematografike.

Madje në njërin serial në të cilën ka luajtur ai, do ta kemi mundësinë ta shohim edhe në ekranet tona televizive.

Bëhet fjalë për serialin “Kayıp Şehir”, i cili nga data 6 maj do të nis në televizion Klan të Shqipërisë. / insajderi/ KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bw109ruooDS/?utm_source=ig_embed

Nik Xhelilaj, pjesë e serisë turke ‘Nefes, nefese’

Nik Xhelilaj padyshim se është një emër i njohur për kinematografinë shqiptare.

Aktori ka pasur rastin të luajë në filma të regjisorëve të njohur shqiptarë, përfshirë edhe në atë “Alive” të regjisorit Artan Minarolli, ndërsa ka provuar edhe tregun e huaj, e sidomos atë gjerman, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Ndërkaq, kohëve të fundit aktori është i angazhuar mjaft shumë edhe në kinematografinë e Turqisë.

Më saktë, aktualisht ai është duke luajtur në një prej serialeve shumë të suksesshme atje të titulluar, “Nefes, nefese”, i cili po transmetohet po ashtu në një prej televizioneve kryesore siç është “STAR TV”. / KultPlus.com

Bletari, roli i ardhshëm i Nik Xhelilajt në “Milk & Honey”

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë në Prishtinë u dha premiera e filmit “Zer” ku luan shqiptari Nik Xhelilaj, i cili tashmë i është përveshur punës për të realizuar projekte të tjera filmike. Personazhi i tij i ardhshëm do të jetë një bletar, shkruan KultPlus.

Aktori Nik Xhelilaj është duke bërë xhirimet në Berlin të Gjermanisë për serialin Milk & Honey.

“Për momentin jam duke xhiruar një serial në Gjermani në Berlin, aty luajë një bletar i cili kur nuk i ecën puna me mjaltin u bënë edhe ‘favore’ grave. Është një skenar shumë i mirë, një histori shumë e lezetshme ku jemi katër shok. Dhe unë jam shoku emigrant në këtë film”, u shpreh ai për KultPlus.
Sipas tij pjesëmarrja në këtë serial e bënë të lumtur pasi që do të ketë mundësi që të shoh edhe pjesë të tjera të Berlinit.

Në audicion personazhi i aktorit Xhelilaj kishte kombësi tjetër por pas audicionit është vendosur që ai të jetë shqiptar duke e bërë rolin e tij edhe më origjinal.

“Është hera e parë që është një prodhim jashtë Shqipërisw dhe ku shqiptari nuk paraqitet si mafioz por është një personazh shumë interesant. Shpresoj qw kwtw serial ta blejë ndonjë televizion në Shqipëri apo edhe në Kosovës pwr ta transmetuar sepse wshtw një projekt ku luan një aktor shqiptar dhe besoj do ishte interesantpwr shikuesit shqiptar, pse jo”, u shpreh ai.

Momentalisht aktori Nik Xhelilaj është duke luajtur në një serial në Turqi ku janë xhiruar katër seri dhe do të vazhdojnë xhirimet përsëri. Edhe në këtë serial ai portretizon një shqiptar nga Prizreni i cili është terrorist.
“E mira e serialit është që histori e tij çdo herë ndryshon kështu që do presim sesi do të rrjedhë historia e prizrenasit”, u shpreh ai.

Aktori Nik Xhelilaj po qëndron në Prishtinë në kuadër të Prifilm Fest, ku u paraqit premiera e filmit “Zer” në të cilin rolin kryesor e ka ai. /KultPlus.com

Turqia e censuroi filmin ku luan Nik Xhelilaj, Prishtina e sheh të plotë

Alberina Haxhijaj

“Oh Zer oh Zer, i dashuri i kujt është Zer, dashnori im me flokë të gjatë” është pjesa e këngës që do të ju pushtojë nëse shihni filmin “Zer”, të regjisorit Kazım Öz. Në këtë film, premiera e të cilit u dha mbrëmë në Prishtinë në kuadër të PriFilm Fest, luan edhe aktori shqiptar Nik Xhelilaj, shkruan KultPlus.

Duke realizuar dokumentarin “Dûr” në Dersim, regjisori Kazım Öz dëgjoi këngën “Zer” e cila e pushtoi atë. Regjisori i dashuruar pas kësaj kënge filloi kërkimet për të gjetur versionin e plotë të kësaj kënge. Kështu kjo histori kërkimi 5 vjeçar shërbeu si një histori intriguese për të realizuar edhe një film.

Zer shpalos tregimin e Jan dhe të gjyshes së tij Zarife. Zarife e sëmurë dërgohet për shërim në New York ku fillon që të njihet më mirë me nipin e saj. Nipi, pas vdekjes së gjyshes së tij hidhet në kërkim për të gjetur burimin e këngës “Zer” të cilën ia këndoi gjyshja e tij. Ndërsa, ai gjurmon për këngën “Zer”, e gjen vetën në Dersim, në mes të gërmadhave të masakrës, duke zbuluar edhe sekretin e gjyshes së tij, Zarifes. fëmija që i shpëtoi masakrës në Dersim në vitin 1938. Kështu Jan gjersa kërkon këngën kërkon edhe vetën e tij.

Pikërisht historia e filmit e cila është realizuar në një mënyrë shumë poetike, është financuar nga Ministria për Kulturë dhe Turizëm në Turqi, mirëpo është censuruar pastaj nga e njëjta qeveri. Censurimi i filmit bëri që njerëzit të udhëtonin nëpër qytetet ku filmi nuk ishte i censuruar për ta parë atë, tregoi regjisori Kazım Öz.

“Në Turqi mbi shtatë skena të këtij filmi janë censuruar”, thekson regjisori.

Filmi ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e festivalit të filmit në Stamboll, ku do të jepej premiera e pacensuruar, mirëpo më vonë u kërkua largimi i këtyre shtatë skenave.

“Ajo që bëra ishte se largova skenat mirëpo ato pjesë i lash me të zeza. Kështu kur filmi u kthye në komision kishte minutazhin e plotë, mirëpo me pjesë të zeza dhe në titra kishim shënuar: “Këto skena ti publik i dashur, nuk i shikon dot pasi që Ministria e Kulturës i ka censuruar”, tregoi regjisori Kazım Öz i cili tregoi se pas kësaj premierën shumica e kinemave u tërhoqën për të shfaqur filmin.

Mirëpo gjithë kjo nuk e ndaloi suksesin e filmit i cili tejkaloi parashikimet dhe mori shumë kritika pozitive. Për aktorin shqiptar Nik Xhelilaj, i cili luan Jan, censurimi ishte shumë i padrejtë mirëpo beson në thënien se “Filmi e gjen rrugën e tij vet”, diçka që ai beson që do ndodh edhe më këtë film.

“Nuk është e lehtë që të marrësh pjesë në një film ku gjuha që flitet nuk është gjuhë e nenës tënde. Mirëpo unë u lidha me skenarin që në lexim të parë. Madje mendoj që në film ka ndikuar shumë edhe fakti që unë nuk kam ndonjë lidhshmëri me ngjarjet që kanë ndodhur çfarë ka shërbyer në të mirë të filmit. Pastaj, ajo që më ka intriguar që në fillim kanë qenë edhe lokacionet ku do të xhirohej filmi, u shpreh ai.

Film “Zer” e riktheu aktorin në Prishtinë por edhe në PriFilm Fest, një festival i cili është shumë i veçantë për aktorin.

“Në Prishtinë vij gjithmonë me shumë dëshirë, sidomos kur vijë edhe me film, i cili është edhe në garë të festivalit. Për mua , po nuk pati Nik nuk ka as PriFilm Fest, pasi që isha këtu që në edicionin e dytë të festivalit dhe për mua ai mbetet momenti më i rëndësishëm. Ishte hera e parë dhe mora kritika shumë pozitive pastaj edhe çmimin” ka thënë Nik Xheilaj, i cili më pas ka thënë se komentet që ka marë në këtë festival janë edhe ato të krahasimit me Bekim Fehmiun, duke e quajtur si Bekimi i ri, dhe për vetë Xhelilajn, këto komente kanë një rëndësi shumë të madhe, prekëse dhe të paharrueshme.

Edicioni i 10-të i Pri Film Fest vazhdon deri më 22 korrik. Për programin e plotë të PriFest mund të klikoni në këtë link, e ku do të njoftoheni për filmat dhe të gjitha ngjarjet që do të ndodhin këtë javë në kuadër të Prifest./KultPlus.com

Aktori Nik Xhelilaj, sonte me rol në serialin e njohur në TRT1 në Turqi (VIDEO)

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj ka kohë që nuk ka qenë aktiv në skenën shqiptare të filmit.

Megjithatë, Xhelilaj duket se ka kohë që ka punuar në Turqi, ndërsa sonte një angazhim i tij do të finalizohet.

Në televizionin TRT1 sonte prej orës 20:00 Xhelilaj vjen në rolin e Marcos në serialin e famshëm “Payitaht Abdulhamid”, shkruan KultPlus.

@payitahtdizi 🎩 #comingsoon 🎬 😉

A post shared by Nik Xhelilaj (@nik_xhelilaj) on

Seriali merret me trembëdhjetë vitet e fundit të jetës së Sultan Abdülhamid Han – sulltani i fundit i Perandorisë Osmane që vdiq në vitin 1918-të në Stamboll.

Xhelilaj tregon se roli i tij që sonte vjen në episodin e parë të serialit që prej muajit qershor, ka të bëjë me misionin e tij nga Berlini për në Stambollin e vitit 1989. Seriali ka një famë në Turqi ndërsa renditet në mesin e serive televizive më të shikuara.

Krahas Xhelilajt në serial vijnë edhe aktorët Bulent Inal, Ozlem Conker, Saygin Soysal, Hakan Boyav e aktorë tjerë turq./ KultPlus.com