‘Liria’, poezia tjetër finaliste në konkursin e poezisë “KultStrofa”

Liria

Letra n’shishe, detit,
s’kapërcen dot valën e parë.
Poseidoni ka ba bè, Rrushe,
mesazhi te ti mos me ardhë.
Shtringatë m’i shtringatë,
regjun ishujve plot ranë.
Kam me i marr’ kambët e erës,
peshë me e qu nji botë të tanë.
Ira e shishes prej jashtë, letrës nuk i ban dam.
Se zhylli qi udha ta hedhë me kashtë,
s’e zhyt mrenën e lamë.
Liria vjen me shishe;
Liria vjen me copa;
Liria vjen me copa letre;
Ajo ashtë fjalë
qi vjen me afishe,
ashtë
zemra e kallun e nji thjeshtre.
Se s’ashtë i lir’ ai qi diamantë mban nën jastak,
e as ai qi bubat i vlojnë nën shtrat.
S’ashtë i lir’ kush ec mb’shtetun në parmak,
as ai qi ashtë i mbushun shtat.
Liria ashtë diku n’mes, shpirt.
Diku n’mes ashtë liria,
n’mes kamb’ve t’tua
e kamb’ve t’mia.

Poezi e shkruar nga Nikas Kaça, njëra nga poezitë finaliste në konkursin mbarëkombëtar të poezisë ‘KultStrofa’, organizuar nga gazeta online për kulturë KultPlus./KultPlus.com