Grupi muzikor arbëresh “SHEGA” ka publikuar këngën e tyre të re të titulluar “Niko”. Një këngë që flet për zemërimin, betejën dhe shpengimin e që fatkeqësisht publikohet në një ditë jo të mirë për arëbreshët, përcjellë KultPlus.
E gjithë zona e Horës së Arbëreshëve është përfshirë nga zjarret që kërcënojnë edhe banesat.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do ta postonim Nikon në një ditë kaq të trishtuar për vendin tonë, me ajër të rëndë dhe shtëpi të ndyra me hi.
Veprimet kriminale janë koordinuar për të djegur shumë nga rrethi Piana dei Albanese, nga Portella della Ginestra e deri te Pizzuta e shumë fusha të tjera”, ka shkruar grupi në rrjetet sociale.
“Niko” konsiderohet një këngë zemërimi, e mundit por edhe e ranësisë: sot kthehemi në ′′anën tjetër′′ të kësaj toke, atë që punon për një të ardhme ndryshe. Për ata që e besojnë, për ata që e duan thellë dhe pakompromis sot e qarta e shpresës është e bindur se kjo forcë shkon përtej plagës së madhe.
“SHEGA” ka bërë të ditur se do të publikojnë albumin e tyre të parë, pjesë e së cilës është dhe “Niko” më 6 gusht.
Pjesë e këtij albumi pritet të jenë këngët “Drita”, “Lumturi” dhe “Arianne”, të cilat janë regjistruar gjatë muajit qershor në studio muzikore. Pesë të rinjtë arbëreshë nga ngulimi “Hora e Arbëreshëvet” janë bërë bashkë në sajë të pasionit për muzikën dhe për gjuhën e mëmës, të ruajtur prej gjashtë shekujsh. / KultPlus.com