Nita Shala emërohet ambasadore e Kosovës në Itali

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka emëruar Nita Shalën ambasadore të Kosovës në Itali.

Presidentja Osmani njoftoi se ish-ministrja e Drejtësisë do të jetë përfaqësuesja e vendit në Romë.

Për të, Osmani tha se është “profesioniste e dalluar juridike”.

“Unë e njoh Nitën profesionalisht për rreth dy dekada dhe nuk kam dyshim se ajo do t’i shërbejë vendit të saj me nder.

“I uroj suksese në detyrën e re, me besim se do të punojë në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Italisë, aleat i rëndësishëm dhe i kahershëm i vendit tonë”, shkroi Presidenja Osmani në “X”.