3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçantë, dhe po në këtë ditë projekti “Ti Barabartë Unë” kanë bërë publikimin e një videoje sensibilizuese, shkruan KultPlus.
Projekti “Ti Barabartë Unë” trajton temën e personave me nevoja të veçantë, të cilët konsiderohen të diskriminuar nga shoqëria.
Tanimë është bërë e zakonshme që ky projekt të realizojë video të tilla, e duke shënuar rezultate dhe suksese të mëdha me përfshirjen e disa fytyrave publike të rëndësishme.
Këtë vit është përgaditur videoklipi me fytyra publike si: Atifete Jahjaga, Sellma Kasumoviq, Duda Balje, Vlora Citaku dhe Majlinda Kelmendi të cilët do të jenë të shoqëruar me persona me nevoja të veçanta.
Përmes pasqyrimit të jetës reale të personave me nevoja të veçanta dhe vështirësive të vazhdueshme me të cilat ata përballen, videoklipi përmban mesazhe të rëndësishme.
Videklipin mund ta shikoni duke klikuar këtu. /KultPlus.com